Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Copy of GABIMET DREJTSHKRIMORE NË MBISHKRIMET PUBLIKE NË GJILAN

No description
by

Fadil latifi

on 18 June 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Copy of GABIMET DREJTSHKRIMORE NË MBISHKRIMET PUBLIKE NË GJILAN

GABIMET DREJTSHKRIMORE NË MBISHKRIMET
PUBLIKE NË GJILAN

Qëllimi i këtij hulumtimi është të paraqesim një pasqyrë reale të përdorimit jo të drejtë të gjuhës shqipe në mbishkrimet e këtyre ndërmarrjeve, emërtimet e reklamave dhe veprimtarive që zhvillohen në to. Ky studim analizon gabimet drejtshkrimore në mbishkrimet publike dhe private në komunën e Gjilanit.

Hulumtimi ynë ka për qëllim identifikimin mbishkrimeve të cilat kanë gabime të ndryshme drejtshkrimore, fonetike, sintaksore apo edhe gabime në shkurtesa.



Sipas Ibrahimi (2012), për përvetësimin dhe zbatimin e normave nga mbarë folësit e gjuhës, sidomos brezat e rinj luajnë një rol të rëndësishëm tre faktorë themelorë: shkolla, media e shkruar e elektronike dhe administrata shtetërore.






Gabimet drejtshkrimore në mbishkrimet që i kemi hasur, i kemi ndarë në:
a) Gabimet morfologjike
Gabime morfologjike konsiderohen gabimet të cilat ndodhin me rastin e përdorimit të gabueshëm të foljeve në të gjitha kohët, përdorimit të emrave në fjali, mbiemrave, përemrave dhe të gjitha pjesëve të tjera të ligjëratës.
Të tjera gabime morfologjike
b) Gabimet fonetike
Sipas Beci (2004), fonetika është përkufizuar si shkenca që merret me studimin e aspektit fizik, domethënë të prodhimit, të transmetimit dhe të perceptimit të tingujve të gjuhës, kurse fonologjia si shkenca që merret me studimin e rolit që luajnë ose kryejnë tingujt në procesin e komunikimit dhe mënyrën e organizimit të tyre në sistem. Fonetika konsiderohet si shkenca merret me studimin e rrafshit ose të anës tingullore të gjuhës.
Të tjera gabime fonetike
c) Gabimet në shkurtesa
Sipas Shkurtaj (2006) mund të thuhet se në çdo tekst apo libër të drejtshkrimit, sot shkurtesat dhe shkurtimet janë dy koncepte të ndryshme. Shkurtesat për shembull janë QSU, OKB, OSBE, SMT etj. Pra ato ku shkurtohen dhe shqiptohen si të ishin emra të veçantë. Ndërsa shkurtimet janë fjalë që shkruhen me pikë. Për shembull, fjala "domethënë" shkruhet d.m.th., pra me pika sepse do të lexohet si shkurtim.
Gjithashtu, shkurtesa përdoret shpesh dhe lexohet ashtu siç është fjala. Për shembull, Organizata e Kombeve të Bashkuara lexohet si OKB dhe nuk ka nevojë për pika ndarëse mes shkronjave.


Faleminderit !
Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit
Lënda: Sociolinguistika dhe gjuha e arsimit

GABIMET DREJTSHKRIMORE NË
MBISHKRIMET PUBLIKE NË GJILAN

Fadil H. Latifi

Musai (2014) ka gjetur se të nxënët, është një proces që kryhet me praninë ose jo të mësuesit. Ai është proces individual që ndodh në kokën e nxënësit, jo vetëm për mësimin, por për gjithçka që ka të bëjë me atë që ndërton, krijon, kultivon etj., secili nxënës apo student në mënyrë individuale apo në bashkëpunim me të tjerët. Duke pasur parasysh këtë fakt, vërejmë se të nxënit ndodh jo vetëm në shkollë por edhe gjetiu si në rrugë, në lojë, në natyrë etj.
Në hulumtimin e tij, Kryeziu (2006) ka theksuar se gjuha, historia dhe kultura të shprehura përmes mbishkrimeve nuk janë prone private e askujt. Ato u takojnë të gjithëve, ngase pasqyrojnë ose duhet të pasqyrojnë nivelin e kulturës gjuhësore, të kaluarën historike dhe të tashmen.
a) Gabime morfologjike
b) Gabime fonetike
c) Gabime në shkurtesa
Këso lloj gabimesh janë hasur edhe në shumicën e dyqaneve të cilat i kemi pasur nën vëzhgim. Pra kemi hasur në mbishkrime si D.P.T. ose N.P.T. ndërsa do të duhej të ishin DPT, ose NPT. Pra, shkurtesat nuk do të duhej të ishin të ndara me pika, ndërsa pika mund të vendoset vetëm kur është fjala për shkurtimet e ndryshme.
Konkluzionet
Në përgjithësi gabimet drejtshkrimore kanë të bëjnë me të shkruarit e foljeve në vetën e parë të numrit shumës dhe “zhdukjes” së mbaresës “ë”, siç ishin rastet “ lëshojm-lëshojmë”, “njoftojm-njoftojmë”, “bluajm-bëluajm-bluajmë” dhe gabime të tjera.
Gabimet fonetike më së shpeshti kanë ndodhur gjatë përdorimit të shkronjës “q” dhe “ç” e që në rajonin e Gjilanit, mund të thuhet se komuniteti ka vështirësi edhe gjatë theksimit por edhe vështirësi gjatë të shkruarit. Gjetjet tona tregojnë se është përdorur fjala “ rrobaçepse” në vend të fjalës “ rrobaqepëse”, fjala “qmimi” në vend të fjalës “çmimi”, “mbikçyrje” në vend të “mbikëqyrje” etj.

Rekomandimet
- Shkollat dhe institucionet tjera të cilat merren me arsimimin e brezave të rinj, t'i kushtojnë rëndësi më të madhe anës drejtshkrimore dhe fonetike, në mënyrë që brezat e ri të jenë më të përgatitur në aspektin fonetik, drejtshkrimor dhe sintaksor.
-Të aplikohet ligji për futjen e lëndës së gjuhës shqipe në të gjitha fakultetet në kuadër të të gjitha Universiteteve publike dhe private në Kosovë, në mënyrë që studentët të jenë në kontakt të vazhdueshëm më gjuhën shqipe.
-Gjatë të shkruarit të reklamave, njoftimeve dhe kërkesave të ndryshme të konsultohen me profesionistët e kësaj fushe në mënyrë që mbishkrimi apo edhe teksti të mos ketë gabime gjuhësore.


-Të instalohen programe të ndryshme kompjuterike siç është “programi drejtshkrimor” i cili do të ndihmonte që gabimet drejtshkrimore të minimizohen apo të mënjanohen tërësisht.
- Të merren iniciativa për organizimin e seminareve, sesioneve shkencore apo edhe takimeve të grupeve më të vogla të cilat do të diskutonin hulumtimet e ndryshme dhe do të dilnin me rekomandimet për ndryshimin e gjendjes.
- Organet komunale të punësonin njerëz që njohin gjuhën dhe kulturën shqipe në mënyrë që në mbishkrimet publike të mos ketë gabime drejtshkrimore.
Full transcript