Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Marketing - Ligj8

No description
by

Elvir Avdijaj

on 16 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Marketing - Ligj8

Bazat e Ndërmarrësisë
4 P-të e Marketingut
Marketingu synon:
a) identifikimin e konsumatorëve dhe mallrave / shërbimeve që ata kanë nevojë, dhe
b) ofrimin e tyre në vendin dhe kohën e duhur, por dhe me çmimin e pritur prej tyre.

Cikli i jetës së produktit dhe marketingu
Hyrja nis me hedhjen e një produkti të ri në treg, në këtë fazë shitjet rriten ngadalë;
Gjatë rritjes, shitjet dhe fitimet ngrihen me shpejtësi.
Kur produkti arrin fazën e pjekurisë së tij, biznesi duhet të shpërblehet maksimalisht;
Produkti ka hyrë në fazën e rënies së tij, nëse rënia vazhdon pareshtur. Disa nga shkaqet mund të jenë: ndryshimet në shije, në teknologjitë e reja, në produkte të tjera zëvendësuese.

Organizimi i marketingut
Marketingu
Marketingu është tërësia e veprimeve të realizuara, për të kënaqur nevojat e klientëve tuaj, duke siguruar njëherësh fitim për biznesin tuaj.
Marketingu mund të jetë i orientuar nga produkti ose klienti:
Një produkt/shërbim i mirë shitet vetë (produkti është “mbreti” i tregut).
Zbulo më parë nevojat e klientëve dhe pastaj prodho (klienti është mbreti i tregut).
Ndër funksionet kryesore të marketingut dallojmë tre prej tyre:

Shkëmbimi:

Blerja e mallrave dhe e lëndëve të para
Shitja e produktit me anë të zbulimit dhe të tërheqjes së sa më shumë klientëve

Organizimi i marketingut në ndërmarrësi

Dr.sc.Driton Sylqa

Çështjet për t’u trajtuar:

Marketingu, roli dhe kuptimi i tij në ndërmarrësi
Produkti dhe Çmimi në marketingun miks
Vendi dhe promovimi në marketingun miks
Plani i marketingut
Të përshkruani funksionet e marketingut.
Të njihni strategjitë e vendosjes së çmimit
Të përshkruani rolin, rëndësinë dhe mënyrat e shpërndarjes.
Të shpjegoni elementet e promocionit dhe rëndësinë e realizimit të tyre.
Të përshkruani teknikat e nxitjes së shitjeve.
Të hartoni një plan marketingu për një produkt profesional.

Përfitimet nga kjo temë:

Transportimi i mallrave në vendin e shitjes: te shitësit me shumicë/pakicë etj.
Magazinimi i produkteve të gatshme, i lëndëve të para etj.

Shpërndarja:
Mbledhja e informacionit mbi nevojat dhe kënaqjen e konsumatorëve
Marrja përsipër e rrezikut për shitjen pak ose aspak të produkteve/shërbimeve
Standardizimi, ndarja e mallrave sipas llojit apo tipit
Klasifikimi, ndarja e mallrave brenda llojit apo tipit
Financimi, marrëveshjet për blerjet me kredi nga furnitorët dhe shitjet me kredi për klientët

Krijimi i lehtësive:

Biznesi duhet të zhvillojë një marketing miks si:
Çmimi (price)
Vendi (place)
Promovimi (promotion)
Produkti (product)
Me termin produkt kuptojmë gjithçka që biznesi juaj ofron në treg, për të kënaqur nevojat, dëshirat apo kërkesat e konsumatorëve.
Produktet e biznesit mund të jenë ose
mall
ose
shërbim
.
Mallrat janë produkte fizike, ndërsa
shërbimet janë produkte jofizike
Cilësia dhe çmimi luajnë një rol parësor në avantazhin konkurrues, që arrihet duke ndjekur njërën nga dy strategjitë e mundshme:
të ofroni produkte të ngjashme me të konkurentëve, por me çmim më të ulët;
të ofroni produkte të dallueshme e më të mira se të konkurrentëve, por me çmim më të lartë.

Sigurimi i mbijetesës në treg
si: ulja e çmimeve në periudha të vështira ekonomike; ulja e çmimeve nga butikët në fund të sezonit; ulja e çmimeve për produktet ekzistuese, kur në treg po hyjnë produkte të reja;

Zmadhimi i rritjes së shitjeve
shpesh arrihet me anë të çmimeve depërtuese, ndjeshëm më të ulëta se të konkurrentëve;
Maksimizimi i fitimit me anë të çmimeve të shkallëzuara
kjo strategji nis me çmim të lartë dhe mandej pason ulja graduale e çmimeve;
Mposhtja e konkurrencës me anë të çmimeve
konkurrenca me çmim kthehet shpesh në “luftë” të ashpër çmimesh;
Ruajtja e një imazhi të veçantë të dyshes produkt-cilësi
arrihet me anë të strategjisë së çmimit prestigj, bazuar në sloganin “blen atë që ke paguar”. Praktikohet për produkte apo shërbime unike / speciale që kanë çmime të larta.
Çmimi në marketingun miks
Objektivat e një strategjie për caktimin e çmimeve të produkteve janë:

Çmimi në marketing
Faktorët ndikues në caktimin e çmimit janë:

Kostot e prodhimit, shpërndarjes dhe promovimit të produktit, të cilat duhen mbuluar nga çmimi.
Konsumatori, me pritshmërinë dhe dëshirën për të paguar për më shumë përfitime dhe cilësi nga produkti në shitje.
Kanalet e shpërndarjes (shitësit me pakicë/shumicë) duhen motivuar si me çmime promocionale, ashtu dhe me një fitim të arsyeshëm.
Konkurrentët, me “betejën” e çmimeve të ulëta.
Përputhshmëria e çmimeve të së njëjtës linjë, ku produktet me çmime të ulëta nuk duhet të “gërryejnë” shitjet e atyre me çmim të lartë.

Vlerësimi i çmimit nga konsumatori
Në mendjen e blerësit krijohet një vlerë e perceptuar për produktin, bazuar në vlerësimin e dyfishtë: sa “jep” dhe çfarë “merr”.
Cilësia dhe përfitimet e rrisin vlerën e perceptuar nga blerësi për produktin, ndërsa çmimi i lartë bën të kundërtën, e ul vlerën e perceptuar prej tij.
Lidhja çmim – cilësi, konsumatori sakrifikon çmimin e paguar për përfitimet e marra nga cilësia e produktit
Strategjitë e caktimit të çmimit
Caktimi tradicional i çmimeve njeh vetëm çmimet fikse. Strategjitë e caktimit të çmimeve mund të ndahen në katër kategori:
Uljet e çmimeve për tregje dytësore;
Uljet tregtare, uljet sasiore, uljet kesh dhe uljet sezonale

Shitja me çmime të diferencuara e të njëjtit produkt
Çmimet depërtuese
Çmimet sinjalizuese
Çmimet mesatarizuese

Shitja me çmime konkurruese
Shitja me çmime linjë produkti,
(versione të shumta për të njëjtin produkt)
Çmimet fund-krye
Çmimet grup
Çmimet premium
Çmimet e porcionuara

Çmimet e çrregullta
Çmimet sipas konsumatorit.

Shitja me çmime psikologjike
Vendi dhe promovimi në marketingun miks
Vendi, si P-ja 3 e marketingut miks, ka kuptim të dyfishtë
Vendndodhja, adresa fizike e biznesit tuaj dhe
Shpërndarja e produkteve, kanalet e përdorura për t’i dërguar ato te klientët tuaj.
Tregtia elektronike bën të mundur që, me anë të një magazine virtuale, edhe bizneset e vogla të hyjnë në tregun global.

Promovimi si P-ja 4 e marketingut
Promovimi si P-ja 4 e marketingut përfshin të gjitha veprimtaritë për të informuar, bindur dhe kujtuar konsumatorët mbi produktin dhe përfitimet prej tij
Publiciteti bëhet me anë të tabelave grafike, televizionit, radios, revistave, gazetave dhe internetit.

Publiciteti
Shitja personale
Shitja personale, me anë të kontaktit shitës blerës, ka një ndikim të madh në realizimin e të ardhurave.

Shitja promovuese
nxit interesin, provën apo dhe blerjen e një produkti. Të tilla janë panairet, ekspozitat me projektime të produkteve, rimbursimi, modelimet e falura.

Marrëdhëniet publike realizohen nga njoftimet apo shkrimet falas të medias së shkruar dhe elektronike apo sponsorizimet për jetën kulturore, sportive dhe bamirësitë.

Marrëdhëniet publike
Komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me klientët e synuar me telefon, postë me zarf ose elektronike, me kontakt personal, si dhe me shitjet online.

Komunikimi i drejtpërdrejtë
Të përket ty, shijoje cilësinë e vërtetë!
Duam të jemi më të mirët!
Kurse kohën, beso më shumë!
Freski pranvere në produktet tona!
Gjithçka për vlerat ushqyese!
Bëhuni me ne, nëse doni edhe ju të jeni të parët.
Bëje mirë, bëje vetë!
We are conecting people!
I’ts all about values!
Sloganet e përdorura nga bizneset
Plani i marketingut do t’ju ndihmonte në biznesin tuaj veçanërisht:
të vlerësoni nevojat e klientëve tuaj,
të zhvilloni produkte që kënaqin këto nevoja,
të përcaktoni mënyrat e shpërndarjes deri te konsumatori,
të komunikoni atributet e produkteve tuaja te konsumatori.
Që të hartoni një plan të besueshëm, duhet të vini theksin te natyra e klientëve tuaj dhe si dhe pse ata do të blejnë produktet e biznesit tuaj;
Plani i marketingut është materiali i parë që një analist banke kërkon të shohë para se të vendos për lejimin e kredisë;
Krahas investitorëve, me planin tuaj të marketingut duhet të bindni dhe veten se biznesi që po nisni do të ketë vërtet sukses.
Plani i marketingut është si një mozaik, pjesëzat e të cilit pothuaj i keni shkruar gjatë studimit mbi ndërmarrjen; mjafton t’i bashkoni me kujdes ato pjesëza, duke plotësuar edhe ndonjë mungesë të rastit;

Plani i marketingut
Përmbajtja e planit të Marketingut
Përmbledhje ekzekutive –
Një vështrim i përgjithshëm i çështjeve kyçe që përfshihen në plan.
Duhet të jetë interesante, aq sa ta nxisë lexuesin t’i shkojë deri në fund shfletimit të planit
2. Detaje mbi biznesin.
Vizioni dhe misioni i ndërmarrjes
Objektivat e biznesit dhe organizimi i tij
3. Përshkrimi i produktit
Shpjegimi në detaje pse produkti juaj është unik apo më i mirë se ato që ekzistojnë
Nëse s’është unik,ndoshta vendi është ideal ose ekziston një treg i gjerë për konkurrencën
4. Tregu i synuar
Para se të filloni të shisni diçka, duhet ta dini kujt do t’u shisni.
Është e domosdoshme të keni nisur me kohë segmentimin e tregut
5. Pikat e forta dhe të dobëta
Swot analiza
6. Konkurrenca
Strategjia e çmimeve.
Madhësia e tregut
7. Parashikimi i shitjeve dhe i fitimit
8. Promovimi i biznesit


Ju faleminderit për vëmendjen!!!
Full transcript