Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NE ORGANIZMIN TONE

No description
by

hristina pn

on 27 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NE ORGANIZMIN TONE

Elementet me te rendesishem për organizmin e njeriut janë: kaliumi, nitrogjeni (azoti), fosfori, kalciumi, magneziumi, hekuri dhe sulfuri, Për t’u habitur është fakti se të gjithë këta elementë ndodhen në trup në masa të përcaktuara(mikro-mili dhe gramë) dhe çrregullimi i sasisë së secilit prej tyre do të sillte moskoordinim midis pjesëve të trupit të njeriut, të cilat mund edhe të dëmtoheshin.
Kaliumi,Natriumi,Hekuri,Azoti
ELEMENTET ME TE NEVOJSHEM PER TRUPIN
ELEMENTET DHE VETITE PERKATESE
Kalciumi,Magnezi,Squfuri
Kaliumi (K)
Trupi përmban rreth 250 miligramë kalium. Qeliza luan një rol të rëndësishëm në reagimet energjike, sintezën e proteinave, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit të acideve në trup. Megjithëse është e nevojshme ekzistenca e kaliumit në regjimin ushqimor, informacioni lidhur me nevojën e sasisë minimale të tij është i paktë. Por studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.
Natriumi (Na)
Është elementi më i bollshëm në likuidin (lëngun) e jashtëm të qelizave. Si një elektrolit në likuidet jashtë qelizës, natriumi ndihmon në ruajtjen e presionit osmotik jashtë membranës së qelizës dhe ka një ndikim të njëjtë si kaliumi brenda qelizës për ruajtjen natyrale të balancës së ujit. Nevoja ditore për të është llogaritur nga 3 në 7 gr.


Hekuri (Fe)
Është metali (element) më i bollshëm i trupit dhe përbën rreth 0.004 për qind të peshës trupore. Në mënyrë të natyrshme, sasia e tij varion nga 3 në 5 gr. Por edhe kjo është e ndryshueshme, sepse varet nga mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij në trup. Në të vërtetë, hekuri është një lëndë me ngjyrë gjaku që transporton oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat në mushkëri. Çdo ditë, trupi ynë me anë të ushqimit përfiton 10 deri 30 miligramë hekur.
Azoti (N)
Organizmi ynë përmban sasi të mëdha azoti, i cili luan një rol kryesor në strukturën e proteinave.
Fosfori (P)
Luan një rol kryesor në organizmin e njeriut, kryesisht në procesin e marrjes apo të çlirimit të energjive të organizmit.
Kalciumi (Ca)
Është një element mineral që përbën 1.5 deri në 2% të peshës së trupit te personat e rritur. Nga kjo sasi, 99 për qind e kalciumit gjendet në kocka dhe te dhëmbët.
Magneziumi (Mg)
Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në moshë të rritur në trup ai ka një sasi 21-28 gr, ku 50-60% ndodhet në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar funksionimin e tyre.
Squfur (S)
Përbën 0.25 % të peshës trupore të njeriut dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Më tepër ndodhet në flokë, lëkurë dhe thonj. Sulfuri vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit

KLASA X
PROJEKT KIMIE
TABELA PERIODIKE
HISTORIKU I ZBULIMIT TE ELEMENTEVE
Pasojat e mungeses se tyre ne organizem

Mungesa e hekurit
Defiçiti i hekurit në organizmin e njeriut, është rasti më i shpeshtë i defiçitit të një elementi kimik në të gjithë botën. Gabime persistente në balancën e hekurit shkaktojnë; anemi ferriprive - balancë negative e tij, pra humbjet më të mëdha se thithja, ose hemosiderozë - balancë pozitive e tij, pra humbjet më të vogla se sasia e futur në organizëm. Defiçiti i hekurit në organizëm pasohet midis të tjerave, me pakësimin e hemoglobinës tek rruazat e kuqe. Pikërisht pakësimi sasior i hemoglobinës njihet si anemi dhe duke vënë në dukje shkakun, anemia cilësohet si ferrodeficitare; pra, për shkak të mungesës së hekurit. Burimet dietike të hekurit Ushqime të pasura me hekur: mëlçia, mishi i kuq,shpretka, veza, peshku, çerealet, fasulet, bizelet,panxhari, vera e kuqe etj. Ushqime mesatarisht të pasura me hekur: fasule,bizele, perimet jeshile, arrat, thierrzat etj. Ushqimet që duhen evituar: qumështi i tepërt i lopës, çaji, kalçiumi, ushqimet e pasura me fibra.

ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NE ORGANIZMIN TONE
PUNOI:HRISTINA PANAJOTI
Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajne substancat e thjeshta ne elemente dhe ne perberje kimike. Jane bere shume perpjekje per te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne nje sistem periodik. Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner,tregoi se masa e Stronciumit ne nje perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen,Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme...
Vite me vone u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneve ku renditeshin klori,bromi e jodi. Kimiste te tjere kane treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi me me shume elemente te ngjashem. dhe argonin.
Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua,i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike Pohimi se vetite e elementeve jane ne varesi periodike te mases atomike te tyre perben ligjin periodik. Kimisti Anglez Nju lends me 1863 propozoi nje sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike. Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtate elemente secili. Ai e quajti kete klasifik Ligj i Oktatave.
Idete e mevonshme e me nje rendesi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu nje studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive te tyre fizike e kimike. Ai propozoi nje tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas nje tabele me 8 shtylla e cila u perdor per shume kohe e me vone u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot. Grupin VIIIA ,gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohen e Mendelejevit,e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin
"Nga më shumë se 100 elementë kimikë që ekzistojnë në natyrë, vetëm 26 prej tyre kanë rëndësi për ndërtimin strukturor dhe funksionimin e organizmit të njeriut. Prej tyre 15 janë mikroelementet esenciale; janë në sasi shumë të paktë në organizëm, nuk sintetizohen prej tij, pra duhen marrë patjetër nga jashtë me anë të ushqimit"
MUNGESA E Ca,Mg,I
Mungesa e kalciumit
Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane.Osteoporoza është sëmundje e moshës së trete. Është e rëndësishme për shkak të kostos së lartë të shpenzimeve të mjekimit dhe prevalencës së lartë të thyerjeve, të lidhura me lëndimet për shkak të dobësimit të reflekseve, pengesave në shqisen e te shikuarit, koordinimit të dobët të lëvizjeve dhe sëmundjeve neurologjike.

Mungesa e jodit
Çfarë pasojash sjell në organizëm mungesa e jodit?
Një nga ndërlikimet që sjell në organizëm është ajo që në popull njihet si “gusha”, që s’është gjë tjetër veçse
zmadhimi i gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël, e cila ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Hormonet që prodhon tiroidja ndikojnë në funksionimin e organeve të trupit të njeriut. Por, që kjo gjëndër të punojë normalisht i nevojitet sasia e duhur e jodit. Kur mungon jodi, kjo gjëndër përpiqet ta përballojë këtë, duke u zmadhuar për ë kapur sa më tepër jod. Kështu shfaqet “gusha”. “Gusha” është pasoja më e dukshme e mungesës së jodit në trupin e njeriut. Por, mungesa e jodit shkakton edhe dëmtime të tjera shumë serioze si kretinizmi.

Mungesa e magnezit
Është shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët .Magnezi që ndodhet te hurmat e Arabisë është shumë i dobishëm për nervat , ai është i njohur me emrin qetësues , sepse mungesa e tij shkakton pagjumësi, dobësi, dhimbje të ndryshme në trup, dhimbje koke kronike , ngurtësim të muskujve , ligamenteve, fibrave muskulore dhe kyçeve. Ai neutralizon efektin e helmeve acide, i nevojshëm për punën e trurit dhe të mushkërive.
REZERVAT USHQIMORE
NATRIUMI GJENDET TEK: proshute , ullinj , zarzavate HEKURI GJENDET TEK: thjerrez, bizele, spinaq, lulelaker,
KALIUMI GJENDET TEK: banana, pjeper
KALCIUMI GJENDET TEK : limon, bulmete
SULFURI GJENDET TEK : lakra, patellxhan
FOSFORI GJENDET TEK : dritherat
Full transcript