Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Gjenerali i ushtrise se vdekur

No description
by

sonia mem

on 27 April 2017

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Gjenerali i ushtrise se vdekur

Informacion mbi librin
Përmbledhje
Pika kulminante e veprës është ballafaqimi i gjeneralit me plakën Nice. Aty gjenerali kuptoi vërtetë “fisnikërinë” e detyrës së tij dhe se si njerëz si Koloneli Z njollosnin titullin e tyre. Gjenerali shihet i revoltuar nga paaftësia e gjeneralëve që ranë në fushëbetejë, pasi ata i udhëhoqën ushtarët e tyre drejt vdekjes.
Kritikat
Boston Globe e quajti atë "një roman i fuqishëm dhe prekës shqiptar". Alan Brownjohn nga The Times vlerësoi romanin duke e quajtur atë "një roman thellësisht të ndjeshëm... i pasur me detaje prekëse".
Ajo gjithashtu është renditur në 100 Librat e shekullit të Le Monde.
Një ndër kritikat më të njohura është dhe ajo e Richard Eder, kritik arti për New York Times.
Përmbledhje
Ky roman flet për rrugëtimin e një gjenerali Italian në Shqiperi, i shoqëruar nga një prift. Gjeneralit i është ngarkuar detyra e gjetjes së eshtrave të ushtarëve italianë të rënë në luftë dhe kthimi i tyre në vendlindje. Atyre iu ngarkua dhe një detyrë tjeter e veçantë dhe mjaft e rëndësishme, gjetja e eshtrave të Kolonelit Z.

Analizë mbi permbajtjen;
Kritikat
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Autori: Ismail Kadare

Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman i vitit 1963 nga shkrimtari Ismail Kadare. Është romani më i njohur, i vleresuar dhe kritikuar i autorit. Vërehet se Kadare u inkurajua të shkruante librin nga Drago Siliqi, kritik letrar dhe drejtor i shtëpisë botuese shtetërore Naim Frashëri.
Në roman përshkruhet rrugëtimi i dy personazheve dhe peripecitë që ata kalojnë. Personazhet udhëtojnë në një fshat te vogël të Shqipërisë ku ndodhen eshtrat e ushtarëve. Aty përpiqen të gjejnë dhe eshtrat e kolonelit që u zhduk pa lënë gjurmë, por pa sukses. Kushtet e vështira atmosferike, terreni mjaft i ashpër, barra e detyrës, gjykimi i rëndë i vendasve, të cilin e shprehnin me shikimet e tyre thumbuese, presioni i ushtruar nga familjarët e ushtarëve, përveç se e vështirësuan shumë rrugëtimin rënduan dhe gjendjen psikologjike të personazhit të gjeneralit. Ajo ç’ka për të nisi si një detyrë nobël dhe fisnike u kthye ne dicka të pakuptimtë dhe të frikshme.
Ndërthurja e ironisë, komedisë dhe fatalitetit e kanë bërë veprën me një karakter tragjik-komik. Përdorimi i groteskut vërtet nxjerr në pah zymtësinë dhe degradimin e situatës. Gjenerali i ushtrisë së vdekur ka dhënën një pikëpamje tjetër për luftën, atë të vdekjes. Kadare ka treguar se pas fatalitetit të luftës fshihet vdekja. Ka treguar se sa të pakuptimta janë ato dhe se çfarë dëmesh të mëdha kanë per te gjithë.
Ai ruan sigurinë e tij kryelartë. Hartat e shkëlqyera dhe listat e përgatitura mirë për të vdekurit janë shumë më superiore se mjetet e plogëta të një gjenerali shqiptar i ngarkuar me një mision të ngjashëm, dhe kaq të pasuksesshme sa shqiptarët përvetësojnë disa eshtra italiane për t’ia shtuar zbulimeve të tij të varfra.
Dhe më pas zoti Kadare përparon i sforcuar dhe pa emocione në errësirë. Besimi i lumtur i gjeneralit italian gradualisht minohet. Prifti, i cili e njeh vendin, e paralajmëron se lopatat e punëtorëve po dhunojnë një tabu. Është hera e dytë në 20 vite që një ekspeditë e huaj ushtarake ka pushtuar Shqipërinë.

Kritika
Heshtja e fshatit nuk është pranim i heshtur, por kërcënim; për shekuj me radhë kodi ka kërkuar një reprezalje të vdekur për çdo ofendim ndaj nderit. “Hakmarrja e tyre është si një pjesë e kompozuar në përputhje me të gjitha ligjet e tragjedisë”, paralajmëron prifti. “ “Natyra e tyre kërkon luftë, thërret për luftë”, thotë ai. “Në paqe, shqiptarët bëhen grindavecë dhe gjysmë të gjallë, si gjarpri në dimër. Vetëm atëherë kur lufton vitaliteti është i shpalosur plotësisht”.

Zoti Kadare nuk bën mesazhe; ai i sjell ato në jetën vdekjeprurëse. Një fshatar i jep zë rrymës së errët që ekspedita lëshon. Për të nxjerrë eshtrat e pushtuesve italianë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, do të thotë të përforcosh armikun, ankohet ai. Ushtarët e vdekur janë ushtarë.
Adaptimet në film
Vazhdimisht vihet re se gjenerali shpresonte të kishte qenë ai në vend të tyre. Të kishte edhe ai ushtrinë e tij. E në një formë a në një tjetër ai e arriti këtë gjë. Ai u vu në krye të ushtrisë së të vdekurve, në krye të ushtrisë së fantazmave.
Faleminderit për vëmendjen!
Punoi: Sonia Memaj
Klasa: XI-8
FUND
Full transcript