Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Konkurenca e Plotë

No description
by

Kejsi Hoxha

on 14 January 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Konkurenca e Plotë

Çfarë duhet të dimë për konkurencën e plotë?
Cilat janë kriteret e konkurencës së plotë?
Cilët janë disa shembuj të përafërt të konkurencës së plotë?
Kritika ndaj konkurencës së plotë
Kërkesa dhe oferta gjatë 3 periudhave (grafikisht)
Firmat gjatë periudhave të ndryshme të konkurencës së plotë (me shembuj)
Konkurenca e plotë ose perfect competition, nga vetë emri, është situata perfekte, utopike, e tregut, ku asnjë ofrues nuk është aq i fuqishëm sa të ketë në dorë përcaktimin e çmimit të një produkti homogjen.

Për shkak se kriteret e një konkurence të plotë janë mjaft strikte, nuk mund të flitet për asnjë treg plotësisht të tipit konkurencë e plotë.

Megjithatë, ka tregje që i përafrohen modelit të konkurencës së plotë, të cilat do të shtjellohen në vazhdim.


- Teoria është kritikuar për rolin pasiv të ofruesve, si dhe heqjen e metodave si reklamim, promocione, inovacione etj. që karakterizojnë industritë.
- Kritikët thonë se teoria nuk është realiste, pasi nuk mund të flitet për ofrues të ndryshëm dhe produkte totalisht homogjene.
- Nëse firmat janë çmimpranuese, atëherë, sipas kritikëve, duhet një çmimcaktues i paanshëm, qëllimi i të cilit është vetëm përmirësimi ekonomik, jo përfitimi.
- Thuhet se jo gjithmonë është e vërtetë që në periudha momentale, kur rritet kërkesa, rritet edhe çmimi (rasti i industrisë përpunuese).

Megjithë kritikat që i janë bërë teorisë së konkurencës së plotë, quhet pikërisht kjo konkurencë si idealja dhe çdo treg tjetër krahasohet me këtë konkurencë, për të parë vlefshmërinë e tij ekonomike.

1.
Shumë shitës dhe shumë blerës
- Shitësit ofrojnë produktin me një çmim të përcaktuar dhe blerësit blejnë produktin me atë çmim të përcaktuar
2.
Pa barriera hyrjeje dhe daljeje në treg
- Shitësit/firmat hyjnë dhe dalin lirisht nga tregu
3.
Informacion i plotë
- Blerësit dhe shitësit janë të mirinformuar për çmimet dhe produktet në treg
4.
Produkte homogjene
- Produktet janë zëvëndësues perfektë të njëri-tjetrit/cilësia dhe karakteristikat e produkteve nuk variojnë nga shitësi në shitës
5.
Kosto zero për transaksionet
- Shkëmbimi i mallrave midis shitësve dhe blerësve nuk ka kosto
6.
Maksimizimi i fitimit
- Shitësit shesin dhe maksimizojnë fitimin kur MC (kosto marxhinale) është e barabartë me MR (e ardhura marxhinale).
7.
Të drejta pronësore të përcaktuara qartë
- Përcaktohet qartë se çfarë mund të shitet dhe se çfarë të drejtash i akordohen blerësit
8.
Nuk ka eksternalitete
- Kostot ose përfitimet e një aktiviteti tregtar nuk prekin palë të treta
9.
Firma çmimpranuese
- Çmimi përcaktohet nga kërkesa dhe oferta e tregut, jo nga firmat

1.
Tregu amerikan i bursave (Wall Street)
- Shkëmbimi i aksioneve, obligacioneve, letrave me vlerë. Megjithatë, në këtë treg, investitorët mund të ndikojnë në çmimin e tregut, duke shkelur kështu një nga kriteret e konkurencës së plotë.

2.
Bastet
- Konsumatori shkon te bastvënësit që ofrojnë shanset më të mira, duke i detyruar edhe bastvënësit e tjerë të mbajnë të njëjtin nivel shansesh. Produkti është homogjen. Megjithatë, edhe këtu ekziston një cen : shitësit nuk mund të hyjnë lirisht në këtë treg, pasi u kërkohet liçensa dhe kapitali për këtë veprimtari.

3.
Tregjet në rrugë
- Treg peshku, fruta-perimesh, kafenetë "Le Carre" në Belgjikë, "rruga e qebapit" në Bruksel etj. Ka shumë shitës, shumë blerës, liri hyrjeje-daljeje, produkt pak a shumë homogjen dhe informacion mbi produktin që shitet. Prapëseprapë, jo të gjithë shitësit e pranojnë çmimin e tregut, duke e ngritur ose ulur ndonjëherë çmimin e produkteve të tyre.
1.
Periudha momentale
-
Oferta
e firmave në këtë ekuilibër është
fikse
.
Supozojmë se kërkesa
ditore
për qumësht e klientëve është rritur. Shitësit nuk mund ta rrisin sasinë e qumështit të prodhuar (
dhe as ofertën
) kaq shpejt, prandaj është çmimi i qumështit ai që rritet. Kështu, vendoset çmimi i ri i ekuilibrit në treg.

2.
Periudha afatshkurtër
- Firmat rrisin
prodhimin
, por
jo kapitalin
.
Çmimi i lartë i qumështit, i vendosur në periudhën momentale, nxit shitësit të rrisin prodhimin dhe ofertën. Ata nuk blejnë dot lopë të reja (kapital i ri) për periudha afatshkurtra, por përmirësojnë ushqimin e tyre për më shumë qumësht. Çmimi në periudha afatshkurtra bëhet më i ulët se ai në periudha momentale.

3.
Periudha afatgjatë
-
Çdo faktor prodhimi
i firmave mund të ndryshojë.
Në periudha afatgjata, shitësit e qumështit mund të blejnë lopë të reja, të përmirësojnë teknologjinë, të rrisin sasinë e qumështit, pra ofertën, për të plotësuar kërkesat e blerësve. Çmimi në këtë periudhë ulet më shumë se në dy periudhat e para, por ama është më i lartë se çmimi përpara periudhës momentale.
Një firmë në konkurencë të plotë zë një pjesë fare të vogël të tregut (
shumë ofrues
), prandaj ajo nuk mund të ndikojë mbi çmimin e produktit që ajo dhe firma të tjera ofrojnë. Ashtu siç thamë, firmat në konkurencë të plotë janë çmimpranuese, pra pranojnë çmimin e përcaktuar nga kërkesa dhe oferta e tregut.

Firma në konkurencën e plotë merr vendime vetëm lidhur me sasinë e produktit, sasia që ajo dëshiron dhe që i leverdis më shumë.
Krahas
të ardhurave që nxirren nga shitja
e sasisë të produktit, firma duhet të marrë parasysh edhe
kostot
e prodhimit të asaj sasie, si edhe kosto të tjera ekstra.

Siç dihet, fitimi i firmës (π) përfaqëson diferencën midis të ardhurave të firmës (TR) dhe kostove të saj (TC).

π = TR - TC

Synimi themelor i çdo firme është maksimizimi i fitimit (π) të saj.
Maksimizimi i fitimit të firmës (1)
Mënyra e parë e përcaktimit të nivelit të prodhimit ku maksimizohet fitimi është, pra, krahasimi i të ardhurave totale dhe kostove totale për çdo nivel prodhimi.
Le të themi se një firmë e shet produktin e saj me çmim tregu 5 lekë. Në tabelën e mëposhtme ndodhen kostot totale, të ardhurat totale dhe fitimi për çdo nivel prodhimi.
Q P TC TR π
0 5 2 0 -2
1 5 4 5 1
2 5 7 10 3
3 5 11 15 4
4 5 15 20 5
5 5 19 25 6
6 5 25 30 5
Rikujtojmë që
TR = P (çmim) x Q (sasi
)

TC = FC (kosto fikse) + VC (kosto variable)

Siç shihet,
niveli i prodhimit ku maksimizohet fitimi është
5 njësi
, pasi në këtë nivel prodhimi arrihet fitimi më i lartë.

Nëse firma prodhon edhe një njësi më shumë produkti, pra 6 njësi, fitimi i firmës vjen duke rënë.

Prandaj, është në interesin e firmës që të prodhojë 5 njësi produkti, për t'i shitur më pas me çmimin e tregut (5 lekë) dhe të përfitojë fitimin maksimal.
Maksimizimi i fitimit të firmës (2)
Mënyra e dytë e përcaktimit të nivelit të prodhimit ku maksimizohet fitimi, është nëpërmjet krahasimit të të ardhurave marxhinale (MR) me koston marxhinale (MC).

MC - Shtesa absolute në koston totale kur prodhimi rritet me 1 njësi
MC = ΔTC/ΔQ

MR - Ndryshimi në të ardhurat totale (TR) kur prodhimi rritet me 1 njësi
Duke qenë se në konkurencë të plotë, çdo njësi produkti shitet me të njëjtin çmim (P), logjikisht
MR = P
.

Firma do të vazhdojë të prodhojë njësi produkti derisa
MR=MC
. Pse?
1. Për sa kohë MR>MC (
të ardhurat marxhinale më të larta se kostot marxhinale
), firma vazhdon prodhon njësi produkti, pasi për çdo njësi ekstra të prodhuar, ajo merr fitim ekstra
2. Kur MR<MC (
kostot marxhinale më të larta se të ardhurat marxhinale
), firmës nuk i intereson të prodhojë më njësi shtesë produkti, sepse pëson humbje
3. Në nivelin e prodhimit ku MR=MC, firma ka
fitimin më të lartë
Maksimizimi i fitimit i shprehur grafikisht
MR = MC
Maksimizimi i fitimit (TR-TC) Maksimizimi i fitimit (MR=MC)
Momentale
Afatshkurtër Afatgjatë
P''
Vëreni se si oferta e firmës sa vjen e bëhet më elastike dhe P'''<P''<P', por P'''>P
Konkurenca e plotë
Punoi: Kejsi Hoxha
Nikol Riza
Amantia Zisi
Kristi Pulluqi
Erando Zenullari
Prendi Boseta
Si operon firma në konkurencë të plotë?
Si të vazhdojë firma të operojë?
Në rast vazhdim operimi, nëse humbja e firmës është më e vogël se vlera e kostos fikse, firma mund të vazhdojë të operojë.
Në të kundërt, kur humbja është më e madhe se vetë kostoja fikse, firma duhet patjetër të mbyllet.

Rregulli i "shutdown point" ndryshe thotë: që firma të vazhdojë të operojë, duhet të gjenerojë aq të ardhura, sa të mbulojë edhe kostot variable (kosto prodhimi).

Në rast se firma vazhdon të operojë, ajo sërish duhet të prodhojë në pikën MR=MC, pasi kështu arrin fitimin maksimal.
The shutdown point
Në periudha afatshkurtra, kur firma operon duke dalë me humbje, pasi të ardhurat i ka më të ulta se kostot totale, ajo duhet të vendosë nëse duhet të vazhdojë të operojë apo të mbyllet përkohësisht.

Një pjesë e kostove në periudhat afatshkurtra janë fikse dhe firma duhet t'i paguajë këto kosto, edhe kur nuk prodhon. Kostot fikse përfshijnë qeranë e ndërtesës, pagat, pagimin e interesave për huatë etj.

Në rast se firma mbyllet, humbja e saj është e barabartë me kostot fikse, por gjithashtu, duke u mbyllur, firma shmang kostot variable që do të paguante nëse do të prodhonte.

Mbyllja e firmës nuk do të thotë dalje nga tregu. Firma që mbyllet nuk i shmang dot kostot fikse, thjesht nuk prodhon më. Vendimi i mbylljes është afatshkurtër dhe firma mund të rinisë operimin dhe prodhimin, kur kushtet e tregut të jenë më të mira për të.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!
Full transcript