The Internet belongs to everyone. Let’s keep it that way.

Protect Net Neutrality
Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Galaktikat

No description
by

Johana M

on 29 March 2017

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Galaktikat

Gjithësia është emri që përdorim për të përshkruar gjithë morinë e gjërave që egzistojnë në hapësirë.
Ajo është aq e stërmadhe sa është e vështirë të përfytyrohet. Tërësia e saj përbëhet nga shumë miliarda yje dhe planete dhe nga re të stërmëdha gazesh, të ndara nga njëra-tjetra nga hapësira gjigande bosh.
Në univers egzistojnë miliarda galaksi dhe secila prej tyre përmban miliarda yje si Dielli. Por jo vetëm kaq, tashmë dihet me siguri se në univers egzistojnë planete të tjerë afër yjeve të tjerë dhe ndoshta, pse jo edhe planete të ngjashëm me Tokën.
Ne jemi thjeshtë grimca rëre në hapësirën ku jetojmë.
Galaktikat janë grupe të mëdha yjesh. Ato janë aq të medha, saqë një rrezeje drite i duhen 1000 vjet për të kaluar nga njëri cep i galaktikës në tjetrin.
Më thjeshtë: Një galaktikë është një grumbull i madh lënde, yjesh, planetesh, sistemesh planetare, lënde të zezë etj, i cili mbahet i lidhur nëpërmjet forcës gravitacionale.
Galaktika në të cilën bën pjesë sistemi ynë diellor është" Rruga e Qumështit. Ajo është rreth 13,7 miliard vjet e vjetër. Nuk dihet saktësisht se nga sa yje përbëhet galaktika jonë por stimohet se ka rreth 200 miliard yje!
pak kuriozitet ...
Në kohët e lashta, njerëzit mendonin se kjo fashë dukej si një curg qumështi i derdhur dhe kështu ndodhi që galaktika jonë mori emrin që ka sot.
Nëse qielli është mjaft i qartë dhe i errët dallohet edhe me sy të lirë një njollëz e zbehtë, dritë e vogël. Bëhet fjalë për objektin më të largët që mund të shihet me sy të lirë; përtej një humnere hapësire prej 2 milion e 300 mijë vite dritë: jemi duke vëzhguar galaksinë e Andromedës.
Studimi i galaktikave nuk është një mision i lehtë për shkencëtarët për vetë largësinë e madhe dhe mundësitë e limituara për të pasur konktakte me këto galaktika.

PROJEKT FIZIKË

Tema: NASA dhe ndihma e saj në zgjidhjen e mistereve kozmike
Nëntema: Galaktikat

Gjithësia

Shumica e galaktikave formojnë grupe që mbahen së bashku me anë të gravitetit. Disa grupe me të vërtetë janë shumë të mëdhaja, p.sh. grupet në galaktikën Virgo dhe yllësia “Flokët e Berenisës” paraqesin mijëra galaktika që janë të larguara rreth 20 milionë vite drite.
Vetë grupet formojnë grupe më pak të dendura, të quajtura supergrupe. Këto të fundit janë objektet më të mëdhaja në Gjithësi, të largura mes tyre mbi qindra miliona vite drite. Grupi Lokal është pjesë e Supergrupit Lokal, në mesin e të cilit është vendosur në grupin e yllësisë Virgo.
Ekzistojnë grupe galaktike më të vogla, një shembull është galaktika jonë - Rruga e Qumështit. Ky grup, i quajtur Grupi Lokal, përfshin rreth 30 galaktika të larguara rreth 5 milionë vite drite. Galaktikat më të njohura janë: Rruga e Qumështit, Andromeda, si dhe galaktika M33 në yllësinë Triangulum (Trekëndëshe).
Galaktikat e parregullta
Galaktikat që nuk kanë formë të rregullt quhen “të çrregullta”. Një shembull është Mjegullira më e Vogël e Magelanit. Galaktikat e çrregullta janë shumë të vogla, shumë më të vogla se Rruga e Qumështit, por përmbajnë sasi të madhe të gazrave prej të cilëve formohen yje të reja. Mjegullira më e Vogël e Magelanit është në mes galaktikave më të afërta të Rrugës së Qumështit, mund të shihet në Hemisferën Jugore.
Galaktikat elipsoide
Galaktikat elipsoide janë shumë pak në numër në Grupin e Galaktikave Lokale, dhe shihen shumë dobët. Një shembull është galaktika M87 prej Grupit Virgo. Është një top i madh i përbërë prej mijëra miliardëve yjeve të kuq të vjetër dhe disa nova. Yjet gjithmonë lëvizin në të njëjtin drejtim në një galaksi elipsoide.
Galaktikat me spirale të kryqëzuar
NGC1365, pjesë e grupit Fornaks është galaktikë spirale me “urë” të shkurtë e përbërë prej yjeve më të vjetra. Funded (mbarimet) e urës përfaqësojnë krahë. Ajo spirale quhet urë. Ura rrotullohet sikur të jetë trup i ngurtë, sidoqoftë, është e përbërë prej miliona yjesh të ndara.
Format dhe përmasat
Teleskopi "HUBBLE"
Teleskopi Hapësinor Hubble u dizenjua me qëllim që të çlironte astronomët nga limitimet që i zaptuan që nga koha e Galielut.
Teleskopët orbitalë funksionojnë si sy në qiej ;të cilët u mundësojnë astronomëve të “udhëtojnë” më shumë në univers dhe të shohin kozmosin më qartë.
Shkencëtarët filluan të ëndërronin për një teleskop të tillë në 1940 , por u deshën më shumë se 4 dekada që ato ëndërra të bëheshin realitet me Teleskopin Hubble.
Kur teleskopi më në fund u bë operativ në 1990 , filloi të sillte foto të pashembullta por me të meta. Imazhet e tij ishin superiore në krahasim me instrumentat tokësore por pak të turbullta për shkak një problemi optik.
Në dhjetor 1993 astronautët nëpërmjet shuttle ENDEAVOUR harxhuan 5 ditë në hapësirë për të riparuar teleskopin . Riparimi ishte i suksesshëm , dhe Hubble filloi të dërgonte imazhe me cilësi të lartë.

Sasi e lartë të dhënash
Imazhet e Hubble kanë ndihmuar në fiksimin e Epokës së Universit , shkalla e zgjerimit të mundshëm të yjeve pulsuese sugjerohet se është rreth 13 miliard ne 14 miliard vjet.
Hubble ka kapur imazhe të shumë galaktikave antike , në të gjitha fazat e evolimit të tyre , dhe kështu u mundëson shkencëtarëve të shohin në të shkuarën e një universi të ri e në zhvillim.
Teleskopi ishte një instrument i vlefshëm në zbulimin e energjisë së errët, një forcë pak e njohur dhe e gjithëpranishme që vepron kundër gravitetit dhe kontribuon në zgjerimin e mëtejshëm të universit.
Hubble gjithashtu mat atmosferën e planeteve që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor , duke eksploruar përbërjen e tyre dhe duke ruajtur informacione që një ditë mund të vijnë në ndihmë në kërkimin e jetës jashtëtokësore.
Pavarësisht arritjeve të mëdha , Hubble tashmë është zëvendësuar me pasardhësin e tij Teleskopi Hapësinor James Webb .

Observatorë të tjerë
Hubble është vetëm një nga “observatorët e mëdhenj” të NASA . Grupi gjithashtu përfshin Teleskopin Hapësinor Spitzer dhe Observatorin Chandra X-ray.
Spitzer është një teleskop orbital me rreze infrared që mund të detektojë burime rrezatimi shumë të largëta ose të dobëta . Shkencëtarë e Spitzer e përshkruajnë misionin e tyre si zbulimi i “të vjetrës” ( yjeve dhe galaktikave më të hershme të universit) , “të ftohtit” ( xhuxhët kafë , yjet që dështuan në ndezje , dhe disqet cirkumstelare) si dhe “papastërtinë” ( procese që shoqërohen me pluhura , si krijimi i yjeve apo planeteve) .
Chandra kap rrezet që lëshohen nga eventet më të dhunshme të universit , si supernova.

SPITZER
Full transcript