Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

PLANIFIKIMI PER MESIMDHENIEN

No description
by

Arlinda Budakova

on 13 March 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of PLANIFIKIMI PER MESIMDHENIEN

PLANIFIKIMI PER MESIMDHENIEN
Kush e bën planifikimin?
Planifikimi bëhet në shumë nivele. Planifikimi në nivel shkolle është më i rëndësishmi, personat përgjegjës për planifikimin e kurseve, njësive dhe mësimeve, janë mësuesit. Ata përcaktojnë objektivat, pëmbajtjen dhe procedurat mësimore.
Të gjithë mësuesit e mirë planifikojnë sepse suksesi i cdo kursi varet nga përsosmëria e planit dhe nga shkathtësia me të cilën ai plan realizohet. Planifikimin e ndiejnë të nevojshëm dy grupe mësuesish :
Mësuesit e rinj dhe ambiciozë, si dhe mësuesit e aftë, krijues dhe me përvojë.
Në planifikimin e veprimtarive të tyre mësimore marrin pjesë edhe nxënësit. Por kjo lloj përfshierje e nxënësve në planifikim në shkollat tradicionale thuajse nuk bëhet, ndërsa në ato progresive alternative nxënësit marrin shumë vendime.
Detail 2
Planifikimi mësimor është pikënisja dhe bazamenti kryesor për një rrugëtim të suksesshëm, i cili na shpie drejtë arritjes së rezultateve mësimore, duke na e lehtësuar cdo aktivitet që e zhvillojmë në procesin mësimor.
Janë tri cështje kryesore të cilat mësimdhënësi duhet t'i ketë parasyshë në procesin e planifikimit mësimor:
Të shkruarit e objektivave.
Metodat e planifikikimit të veprimtarive:
1.Metoda dhe teknika te shumta.
2.Role të ndryshme në procesin e mësimdhënies
3.Nxënësit individualishtë reagojnë ndaj metodave.
4.Veprimtaritë duhet të jenë tërheqëse.
5.Epërsitë dhe parapëlqimet tona.
6.Faktorët e tjerë, si: koha, mjedisi, pajisjet, shëndeti dhe siguria.
7.Brendia mësimore
9.Synimi drejtë objektivave.
"Mësuësit duhet t'i nxitin nxënësit ta hulumtojnë botën, t'u ndihmojnë në parashtrimin e pyetjeve dhe në kërkimin e përgjigjjeve dhe ta sfidojnë dhe ta kuptojnë kompleksitetin e botës. "(Bruks)
Veprimtarite e vleresimit

Veprimtaritë mësimore duhen planifikuar. Për këtë mund të udhëhiqemi nga 11 konsideratat që vijojnë:
Së pari, ka një larmi metodash dhe teknikash.Janë identifikuar më shumë se 80 modele te ndryshme mësimdhënieje. Secila metodë është e dobishme për një qëllim specifik.
Planifikimi i veprimtarive mesimore
Megjithë tipareve të mira, planifikimi mësues-nxënës nuk është i përshtatshëm për cdo disiplinë, cdo kurs dhe cdo mësues. Për shembull është e pakuptimtë të bëhet kjo gjë në lëndën e kimisë, ku zhvillimi i temave përcaktohet shumë mirë nga vetë natyra e lëndës. Që të planifikosh mirë, duhet informacion. Planifikimi bashkëpunues mësues-nxënës nuk është vetëm punë e nxënësve. Ky planifikim nuk e lehtëson mësuesin gjatë ushtrimit të përgjegjësive dhe rolit të tij si këshillues dhe ndihmues. Sasia e lirisë që duhet të kenë nxënësit varet nga gjëra të tilla si: pjekuria e nxënësve, shkalla e aftësisë, lloji i lëndës, përvoja e mëparshme në planifikimin bashkëpunues. Ky lloj planifikimi kërkon mësues me ambicie profesionale, që s'kanë frikë se mund të bëjnë gabime, që e sigurojnë respektin pa e kërkuar atë dhe që janë të sigurtë për kontrollin në cdo situatë që mund të krijohet.
1.Cka dëshiron të arrijë?
2.Si do t'i arrijë rezultatet e planifikuara?
3.Si do të sigurohet se rezultatet e përcaktuara si prioritet i ka arritur?
PARAQITJA E PLANIT PARA KLASES
Mënyra më e natyrshme për ta filluar këtë planifikim është që nxënësit të planifikojnë në fillim veprimtaritë e tyre individuale. Kjo do të thotë që nxënësit individualishtë të ezaurojnë planifikimin e projektuar dhe neve të na mbetet vetëm t'i miratojmë planet e tyre.
1. Një parathënie 2.Një listë rezultatesh që do të arrihen. 3.Një përmledhje të brendisë.
4.Një listë të veprimtarive. 5.Një listë leximesh.
Pas planifikimit të veprimtarive individuale nxënësit mund të vazhdojnë me planifikimin e punës së secilit grup. Nga nxënësit mund të pritet të bëjë edhe gabime, prandaj duhet të jemi gati për t'i ndimuar, një mjet i mirë ndihmës mund të jetë përdorimi i fletë-udhëzuesve. Sekreti i suksesit:
T'u japësh që në fillim nxënësve përgjegjësira të vogla dhe, kur ata tregohen të gatshëm, t'ua rrisësh këto përgjegjësi.
Me grumbullimin e përvojes dhe rritjen e pjekurisë nga tema të vogla mund të kalohet në planifikimin e temave që mund të bëhen në një kurs të tërë.
Teknikat e planifikimt :së pari të prezantohen plane alternative dhe të lejohen nxënësit që të zgjedhin ato që parapëlqejnë. Për shembull në një orë ekonomike ku studiohet përgatitja e një buxheti, nxënësit mund të pyeten nëse duan ta ilustrojnë mësimin me hartimin e një buxheti personal apo buxhetin e një firme të vogël ose në një orë muzikore mund të zgjidhet ndërmjet përgatitjes së një kënge korale apo një ekzekutimi instrumental.
DISKUTIMI ME KLASEN I TEKNIKAVE TE PUNES
Diskutimi është vecanërishtë i vlefshëm, kur vendoset se cfarë do të përfshihet në studimin e një teme.
Nëse studiojmë insektet at'herë lind pyetja se qka duhet mësuar rreth insekteve, cfarë ripridhojnë ato apo, c'janë në vetvete?
Teknikat
Teknikat e diskutimit mund të përdoren edhe për të planifikuar orë mësimore, për të sugjeruar lexime, për të caktuar role dramatike, të njëjtat teknika të diskutimit në grup mund të përdoren edhe për të seleksionuar një temë për studim.
Votimi
Zakonishtë vie jo në sens formal, por më shumë për të kërkuar shprehjen e opinionit, kjo shmangë atë që është e vështirë të bëhet,
krejtë në fund është
Miratimi
Nëse ai nuk arrihet nxënësit duhet të jenë të përgatitur për kompromis,
brenda planifikimit duhet të jenë edhe planet për vlerësimin e asaj që është mësuar. Planifikimi mësues-nxënës është akoma më i mirë kur grupi ka disa kritere ku mbështetin vendimet e tij...
''Jeto sikur do të vdesësh nesër, mëso sikur do të jetosh përgjithmonë!,,
Mahatma Gandi
Mësimdhënia nënkupton një planifikim shumë të mirë mësues-nxënës, për ta realizuar këtë duhen shkathtësi metodike dhe një trajnim shumë i mirë edhe i nxënësve. Planifikimi i bashkëpunimit mësues-nxënës është një metodë shumë e mirë për të përfshirë nxënësit në procesin e të mësuarit, kjo metodë është vecanërishtë efektive, kur planifikimi është afatgjatë. Përfshirja e nxënësve në planifikim rritë motivimin e tyre për punë..
8.Strategjitë dhe teknikat.
10.Veprimtaritë e të mësuarit duhet organizuar.
11.Veprimtaritë mësimore.
"Arti më i lartë i mësuesit, është të zgjojë gëzim në shprehje kreative dhe njohuri." (Albert Einshtein)
“Dita më e bukur? Sot.
Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh.
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.
Humbja më e madhe? Mungesa e kurajos.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët.
Nevoja e parë? Komunikimi.
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja.
E meta më e keqe? Të qenit pa humor.
Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.
Dhurata më e bukur? Falja.
Ajo më e çmuara? Familja.
Ndjenja më e kënaqshme? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja.
Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.
Forca më e madhe? Besimi.
Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.”
'' Ju Faleminderit Për Vëmendje! ,,
Prezantuan:

Arlinda Budakova.
Zelije Bytyqi.
Adelina Zaskoku.
Plan per njësine mësimore
Klasa : VII
Ora mësimore:
Koha e paraparë: 40 min
Lënda: Histori
Njësia mësimore: Lëvizjet çlirimtare të popujve Ballkanik nën pushtetin Osman
Tipi i orës: Zhvillim i njësis së re
Qëllimi I orës:Të njihen me kushtet e paraqitjes së LÇ
Të njihen me shkaqet e paraqitjes së LÇ dhe zhvillimin e tyre
Të kuptojn pse nuk u zhvilluan LÇ njësoj te të gjithë popujt e Ballkanit
Materiale të nevojshme: hartë historike- harte e Evropes,Ballkanit,perand.turke, teksti; foto të ndryshme të burimeve historike nga interneti….
Flet pune
Teksti nga libri
Leter flipcart
Leter e rëndomt
Fllomaster dhe marker
Metodat dhe teknikat
-Monilog – Dialog
-Tekst metod
-Demostrim
-Diskutim ne grupe
-Analiza e aktivitetit
-Prezantimi dhe vlersimi
Pyetje qenësore:Cilët janë popujt e Ballkanit?dhe nën sundimin e cilës perand.ishin?
Të priturat:Të kuptoj shkaqet e paraqitjes së LÇ te pop.ballkanik,
Të bëj dallimin pse LÇ nuk u zhvilluan njësoj te të gjithë pop.Ballk.
Të kuptoj si ishte qëndrimi I fuqive të mëdha ndaj LNÇ te Ballkanasit dhe
cili ishte qëllimi përfundimtar LÇ të pop.të Ballkanit.
Puna ne grupe: Cdo grupë hap tekstin në faqen 35-37 dhe e lexon pjesën tekstuale për tu përgjigjur pyetjeve në vijim: Përshkruani-Pse popujt Ballkanik spari bënë luftë për rilindje kulturore,e më vonë zhvilluan L.N.Ç kundër sundimit Osman ?
Sqaroni-qëllimet përfundimtare të LÇ(kryengritjeve) të pop.Ballk.?

Të sqarohet -pse LÇ u organizuan nga jashtë dhe cilët ishin organizatorët?
Të tregohet -pse Rusia I përkrahte LNÇ e Serbëve dhe Bullgarëve?(qëllimi)
Për të gjitha gr. Çfar përpjekje bënë shqiptarët në vazhdën e LNÇ të Ballk.dhe Kongresit të Berlinit? -.Secili grup punon në menyr idividuale dhe bëjn përpjekje ti harmonizojn mendimet e tyre reth përkufizimit ;Për cdo grupë udhëhqësi i zgjedhur prezanton detyren para tër klasës; Grupet tjera ndëgjojn dhe japin mendimin e tyre.
Vlersimi:Arsimtari ben bisedë me qellim te vertetoj a pajtohen te gjithe me perkufizimet e ofruara;A i permbajn elemntet themelore te njesise dhe ne menyre dialoge theksohen perparsite dhe veshtirsite me te cilet jane perballur dhe konstatohet prezentimi me i mire dhe me i dobet duke kerkuar bashkpunim edhe me te madh ne mes nxenesve.
Detyre shtepie:Hulumtoni per rolin e fuqis intelektuale ballkanike në procesin e emancipimit kulturor dhe nacional të popujve ballkanik,e në veçanti atë shqiptare,dhe për çfar sistemi politik ra dakort qytetaria ballkanike?!

Vlerësimi i të ariturave = Pedagogu vlersoj grupet shume mire
Informatë kthyese gojore, raport me shkrim,grupet u rangun sipas vlersimit qe vet e bene: Grupi i pare prezentim te shkelqyer;I treti shume mire;dy grupet tjera mire Vështirsitë / përparësitë gjatë realizimit = ishin se te gjith u mundun te japin ndimesen e tyre ne perkufizimet e aritjevete qellimive te ores dhe njesis mesimore qe u vlersua edhe nga pedagogu
Burimet e materialeve përfshijnë:
Shkrimi i objektivave është mirë të bëhet që në kohën e planifikimit të orës mësimore. Në rast se veprojmë kështu, kemi fituar sigurinë lidhur me zotërimin e materialit, kemi përcaktuar qëllimin ku synojmë dhe një standard sipas të cilit do të vlerësojmë arritjet e nxënësve si dhe kemi larguar rrezikun që mësimdhënia të mos jetë e suksesshme!
Kemi disa lloje objektivash:
Objektivat përshkruese dhe aftësuese:
Objektivat përshkruese kanë lidhje me përshkrimin e produktit që mësuesi dëshiron të arrihet si rezultat i të mësuarit.
Këto objektiva ndahen në konjitive, afektive dhe psiko-motorë. Objektivat aftësuese janë pak më të komplikuara. Këtu elementi esencial është se cfarë do të bëjë nxënësi si rezultat i të mësuarit.
Objektivat implicite dhe eksplicite:
Objektivat mund të shkruhen në formë implicite dhe eksplicite. Objektivat në formë implicite kanë për qëllim që nxënësi të arrijë të kuptojë atë cfarë i spjegohet nga mësuesi. Si rregull, objektivat implicite përdoren për të paraqitur objektiva të gjerë, të përgjithshëm ose objektiva kursi.
Objektivat eksplicite kanë për qëllim që nxënësi të arrijë të shpjegojë atë që mësoi.
Objektivat Specifike:
Këto objektiva vendosen zakonishtë për një orë mësimi dhe shkruhen si objektiva eksplicite. Ato duhet të përshkruajnë se c'duhet të dijnë ose të bëjnë nxënësit. Objektivat specifike aftësuese janë mjaft të dobishme, sepse ato përcaktojnë shenjën specifike ''ku duhet marrë nishan'' si dhe mënyrën specifike që duhet përdorur si kriter për të vlerësuar orën e mësimit.
Objektiva të thjeshtë dhe kriter-synues:
Objektivat aftësues mund të jenë të thjeshtë ose kriter-synues. Të parët tregojnë se cfarë do të bëjnë nxënësit në fund të instruktimit.. Ata përbëhen nga tri elemente: pjesa hyrëse, kush dhe cfarë duhet bërë?
Të dytët shkojnë një hap më tej dhe specifikojnë kriterin e kërkuar ose nivelin e të vepruarit të nxënësve.
Këto objektiva përmbajnë 4 ose 5 elemente: pjesa hyrëse, kush, cfarë bën, si e bën, në c'kushte?
''Kush ecën ngadalë, arrin larg!!!,,

''Mos e lejo kohën të të ikë nga duart..!!!,,
Full transcript