Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Figura e skenderbeut permes artit dhe letersise

No description
by

Esjana Mema

on 12 January 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Figura e skenderbeut permes artit dhe letersise

Objektivat
Skenderbeu ne veper
Sasia e madhe e veprave të ndryshme historike, letrare (drama, romane, tregime dhe poema e vjersha), që shkon në më se katërqind , të shkruara kryesisht në gjuhë të huaja e nga autorë të huaj, është dëshmi e qartë e interesimit të gjallë që zgjoi në krejt Evropën figura e ndritur e Gjergj Kastriotit.Shqyrtimi historik dhe letrar i aspekteve të ndryshme të figurës dhe bëmave trimërore atdhetare të Skënderbeut ka bërë të mundur që të kuptohej e të ndriçohej më thellë madhështia e veprës së heroit dhe e epokës së tij në planin ideor, moral dhe, veçanërisht, roli i rëndësishëm ndërkombëtar i luftës që bëri populli shqiptar për 25 vjet rresht nën udhëheqjen dorësigurtë të Gjergj Kastriotit.“Gjergj Kastrioti i detyroi të gjithë shekujt të flasin për të. Dhe çdo shekull, çdo epokë ka folur me zërin e saj, ka zbuluar tek ai diçka të re.”
Biografia e Skenderbeut
• Skënderbeu, Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në vitin 1405 dhe vdiq të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.
• U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421
• Atje mori emrin Iskënder
• kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej
• Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
• Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi.
• Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit
• Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër
• Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës.
• 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.
• Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
• organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës
• Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai
• Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë

Figura e skenderbeut permes artit dhe letersise
Te hartojme nje album per figuren e Skenderbeut
Te evidentojme hapat kryesore te jetes dhe veprimtarise se Skenderbeut permes artit dhe letersise
Te percaktojme mesazhin e figures se Skenderbeut permes artit dhe letersise
Te listojme punimet per Skenderbeun te autoreve shqiptare e te huaj ne art dhe letersi
Te gjykojme per figuren e Skenderbeut permes materialit te grumbulluar
Mirenjohje
I pari i Shqiptareve
Hero Kombëtar
Urdhri i Skënderbeut
Veprat kushtuar Skënderbeut
Mbrojtës i krishterimit
Atlet i Krishtit

Figura e Skenderbeut ne letersine Boterore
Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e historianëve, po edhe të shkrimtarëve. Një numër shumë i madh autorësh, të epokave dhe rrymave të ndryshme letrare, i janë qasur kësaj figure duke krijuar një mori veprash të gjinive dhe lloje të ndryshme letrare.
• Krijimet e para kushtuar Skënderbeut janë dy vjersha në latinisht:
1. Tingellima e pare.. “Skenderbeut te pamposhtun” nga Luigi Groto
2. Tingellima e dyte.. “ Mbi vorr te Skenderbeut” nga Gabriele Faerno
• Sonetet e poetëve të Rilindjes: francezit Pjer Ronsar (1576) dhe të anglezit E. Spenser (1596), të cilat e ngrejnë lart heroin, duke e krahasuar me njerëzit e mëdhenj të lashtësisë.
• Romani “Tmerri i turqve” (1548) nga Antonio Posenti
• poema “Skënderbeiada”, botuar në Romë më 1623 nga Margerita Sarroki
• “Këngë mburrëse” (1643) nga gjermani Jakob Kokert
• poemëa “Skënderbeu”(1658) nga francezi Zhan Bysier
• drama “Historia e vërtetë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, shkruar nga dramaturgu i njohur anglez Kristofor Marlou.
• Komedia “Princi Skandërbeg” nga spanjolli Lopes de Vega
• Proza “Skënderbeu”, 1644 nga francezi Yrben Shevro
• “Tregime për Skënderbeun, princin shqiptar” nga autor anonym rus

Një varg veprash të rrymës kalorsiake, që u shkonte përshtat kërkesave ideore të qarqeve të larta shoqërore evropiane.
• “Skënderbeu i madh” (Amsterdam, 1688)
• “Skënderbeu ose aventurat e princit të Shqipërisë” botuar në Paris më 1732
• Drama “Skënderbeu ose dashuri dhe liri” (1747) nga Tomas Uinkop Angli
• “Skënderbeu” i Uiljam Havardit
• “Heroi i krishterë” nga Xhorxh Lilo.
• ”Trimëritë e princit Skënderbe, mundësit të Sulltan Muratit” (1730) nga Antonio Xamboni
• “Skënderbeu princ i Shqipërisë” (1770) nga Mauricio Gerardini
• “Skënderbeu” (1786) nga Pol Debyjsoni
• “Skënderbeu” (1835) shkruar nga suedezi F. G. Rudbek
• “Skënderbeu, poemë heroike” (1824), shkruar nga poeti romantik gjerman Fridrih fon Nidda etj.
• “Skënderbeu” (1861) poeti maqedonas Grigor Perliçev
• “Kapiteni i jeniçerëve” (1887) të anglezit Xh. Ludllou
• “Për jetën” i shkrimtarit polak Tomas Jazh
Por vepra më e qëlluar në letërsinë botërore për Skënderbeun është poema me të njëjtin titull e Henri Longfellout (1873), e cila është përkthyer edhe në shqip nga mjeshtri i madh i fjalës shqipe Fan S. Noli.

Figura e Skëndërbeut në letërsinë arbëreshe dhe shqiptare
Figura e Skëndërbeut jo vetëm simbolizoi unitetin kombëtar përballë përçarjes feudale, krahinore e fetare, por shënoi edhe rrugën e fitores, prandaj Rilindja Kombëtare Shqiptare iu drejtua figurës së heroit të shek. XV si simbol të qëndresës së pamposhtur. “Ai qe për rilindasit një shembull i shkëlqyer se si, duke u mbështeur në bashkimin e pathyeshëm të popullit dhe kryesisht në forcat e brendshme, mund të hidhej tej skllavëria osmane”.

• Poemat: “Skëndërbeu i pafan”, “Pasqyra e një jete njerëzore” dhe “Gjon Huniadi” nga Jeronim de Rada , ku heroi na shfaqet si simbol i Shqipërisë kryengritëse dhe si kreshnik i pamposhtur dhe udhëheqës i shquar .
• “Kënga e sprasme e Balës” Gavril Dara i Riu, paraqet kryetrimin si komandant dhe trim të mençur, sa autoritar e të rreptë, aq edhe popullor dhe të dashur.
• “Shpata e Skënderbeut në Dibër të Poshtme” e Bernard Bilotës.
• Epopeja “Istori e Skëndërbeut” Naim Frashëri. Skëndërbeu i Naimit është përsonifikim i shpirtit heroik të popullit dhe shekullit të tij-burim frymëzimi për heroizëm e therori në luftën e ardhshme për çlirim. Këtë udhë të Naimit, do ta ndiqnin edhe edhe poetë të tjerë të Rilindjes, si A. Z. Çajupi, N. Mjeda, Asdreni, R.Siliqi etj. të cilët në krjimet e tyre u përpoqën ta lidhnin kujtimin e Skëndërbeut me detyrat që shtronte lëvizja për çlirim kombëtar.
• poema “Kënkat e Krujës” e Kozmo Serembes
• “Vdekja e Skëndërbeut” (1917) dhe “Moisi Golemi” (1917) dramat e Kolë Mirditës
• “Historia e Skëndërbeut” e Fan Nolit 1912-1939
• romani “Kalorësi i Skëndërbeut” Haki Stërmilli
• drama “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës 1958
• “Guri i hekurt dhe mokrat e gurta” (1963), dramë nga Misto Markaj

Figurës së Skënderbeut i qasen me përmasa të reja poetë si Enver Gjergjeku, Rexhep Hoxha, Beqir Musliu, Muhaed Kërveshi, Daut Demaku, Jakup Ceraja, Teki Dervishi, Ymer Shkreli etj .
• Drama “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” të Ahmet Çirezit
• vjersha “Nikë Kosova” të Jakup Cerajës, si e vetmja që pohon se edhe shqiptarët e Kosovës dhanë ndihmesën e tyre në luftërat e Skëndërbeut kundër osmanëve.
• romani “Skëndërbeu” i Sabri Godos
• romani “Kështjella” i Ismail Kadaresë, ku heroi vetë nuk na shafaqet, por ai përfaqësohet nga kështjellarët trima që zbatojnë pa mëdyshje ideimin dhe strategjinë luftarake që u ka mësuar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.
• “ Historia e Skenderbeut” Marin Barleti
“Garda Krutane” të K. Jakovës
• “Shkëmbi që theu dallgët” e Klara Kodrës
• Romani “Muret e Krujës” Gjergj Zheji ku theksohet ideja e heroit se “besëlidhja është e vetmja shpresë e lirisë së Arbërisë”
• romani “Shqipja e kreshtave tona” i Skënder Drinit
• “Skënderbeu shitoi mbretnë” Lukë Bogdani
• 16 tregime popullore të gojëdhanave për Skëndërbeun Shtjefën Gjeçovi
• Çajld Harold's (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme


Legjenda
• Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
• Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.
• Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.
• Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.

Poezi per Skenderbeun
Erdhi,erdhi Gjergj Kastrioti
U tund së jehuari Arbëria
Gëzoi Kruja,gëzoi Iliria
Me shkurorëzimin e Skënderbeut
Nga Turk-Imperatoria.

N'Arbëri an' e mbanë
Luftime u bënë në katër anë
Toka vetëm lind trima shqiptarë
Pranë Kastriotit të pandarë.

Prijës Rumelie
Skënderbe
Për një emër-ATDHE.
Shpata e tij nuk pushoi
Orientin e hutoi
Jurupin në provë e peshoi
Bota mbarë vargje i shkroi.

Album
Punoi: Esjana Mema
Fatmir Haxhiu "Me shpate ne dore"
Naxhi Bakalli "Perballimi"
Spiro Xega "Scanderbeg"
Përfundime: Të gjitha këto vepra dëshmojnë për rëndësinë që ka patur figura e Skënderbeut dhe gjurmët e thella që ka lënë ai në historinë evropiane. Autorët vendas e himnizojnë haptas figurën e Heroit tonë Kombëtar dhe me të drejtë. Ndërkaq ka edhe shumë autorë perëndimore që i thurin lavde. Megjithëse vepra të caktuara si ato të trajtuara në këtë projekt nga O.Schmitt dhe S.Kylçe duket se kërkojnë ta zbehin imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, përsëri përshkrimi i tij mbetet ai i një njeriu kyç që do të ndikonte mbarë jetën evropiane për mirë falë aftësive të veçanta e zotësisë së rrallë.
Full transcript