Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Ahmet Zogu...Omar Kuca

No description
by

Omar Kuca

on 3 February 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Ahmet Zogu...Omar Kuca

Ahmet Zogu
Familja
Rinia
Trashgimtarët
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat për gjuhën shqipe dhe atë turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Gallatasaraj. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël.
Gjatë Luftës së Parë Botërore përkrahu Austro-Hungarinë. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai filloi të mësonte stilin e jetës së Europës Perëndimore. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.
Mbret në Shqipëri
Ishte viti 1938, viti i martesës së mbretit Zog I
me mbretëreshën Geraldinë! Geraldina nuk iku
më nga Shqipëria që atë ditë. Dasma u caktua për në
prill. Problemi i parë i martesës ishte leja që Vatikani
duhet t’i jepte një katolikeje për t’u martuar me një mysliman.
Gjatë kësaj kohe u folën shumë gjëra pët këtë martesë.
Por edhe pse leja u dha, ajo ishte me disa kushte, si psh: “Me kushtin që fëmijët e dalë nga martesa të rriten sipas fesë së krishterë.”
Dasma nisi më 23 prill me një pritje që Mbreti dhe Mbretëresha e ardhshme dhanë për Trupin Diplomatik dhe gazetarët e huaj që kishin mbërritur në Tiranë.
DASMA
Djali i dytë i Xhemal Pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije Toptani në 1895. Familja e tij ishte një familje bejlerësh e pronarë tokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit.
Katër qarkkomandanta të xhandërmarisë
Hysni Dema
Fiqiri Dine
Prenk Previzi
Muarrem Bajraktari
U ndanë në 4 qarqe te vendit për vendosjen e rendit dhe qetësisë. Me vendosjen e rendit dhe qetësisë u hoq ndarja në katër qarqe dhe u vendos me një komandant xhandërmarie.
Fiqiri Dine- shquhej për personalitetin e tij në hapsirën etnike Shqiptare
Hysni Dema- ushtarak në shërbim të kufijve etnike. U lind në 17 maj 1898 në fshatin Homesh të Dibrës. Familja e Demajve ishte e njohur në krejt Dibrën e atyre viteve, për rezistencën e pashembullt që u pati bërë hordhive osmane, duke kundërshtuar reformat obskuritaniste të Portës së Lartë.
Preng Pervizi- gjeneral i mbrojtjes kombëtare.
Muarrem Bajraktari- Ishte Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare (në një kohë të shkurtër)
Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"
Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik
të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin
e regjimit shtetëror në Shqipëri. Më 1
Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën
emrin "Zog I
Parlamenti formoi një komision i cili do t'i komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do t'i ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.
Ai u betua (Formula e betimit):
“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
Çifti mbretëror nuk mundi të jetonte më shumë se një vit në Shqipëri , sepse më 6 prill 1939, kur atyre kishte vetëm dy ditë që u kishte lindur trashëgimtari, u detyruan që të largoheshin nga Shqipëria për në Greqi. Shkaku i largimit të familjes Mbretërore nga atdheu ishte agresioni italian në Shqipëri.

Mbretëresha Geraldinë së bashku me djalin dhe njerëzit që e shoqëronin, më 6 prill 1939 kaloi kufirin dhe hyri në territorin grek duke u vendosur në qytetin e Follorinës. Një ditë më pas u bashkua me ta edhe Mbreti Ahmet Zogu.
Largimi nga Shqipëria
Ju FALEMINDERIT!
Punoi: Omar Kuca
Lënda: Histori
Mësuese: Liliana Guga
Emri: Ahmet
Mbiemri: Zogu
Lindi më: 8 Tetor 1895
Vendlindja: Burgajet
Vdiq më: 9 Prill 1961
Vdiq në: Suresnes, Francë
Profesioni: Ushtarak, Politikan
Full transcript