The Internet belongs to everyone. Let’s keep it that way.

Protect Net Neutrality
Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Atomi

No description
by

bonita salihu

on 2 February 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Atomi

Atomi
Sipas teorisë së Borit për atom të hidrogjenit, elektroni gjatë rrotullimit rreth bërthamës ka vlera të caktuara të shpejtësisë, rrezes dhe energjisë.
Nivelet energjetike të elektronit karakterizohen me numrin kuantik n=1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 që quhet numri kryesor kuantik.
Për n=1 kemi nivelin më të ulët energjetik  që quhet gjendje themelore.

Për të kaluar prej gjendjes themelore në nivelin e parë të eksituar elektroni duhet të absorboj një kuant të energjisë. Nëse nuk absorbon prapë energji, elektroni kthehet në nivelin e mëparshëm dhe emeton energjinë prej një kuanti. Nëse prapë absorbon energjinë prej një kuanti kalon në një nivel më të lartë. Nëse absorbon energjinë prej dy kuanteve kalon dy nivele më lartë e kështu me radhë.
postulati i pare i Borit
Elektroni në atom mund të rrotullohet rreth bërthamës vetëm nëpër orbita të caktuara e jo nëpër çfarëdo orbite.
Këto janë të ashtuquajturat orbita të lejueshme ose orbita stacionare për të cilat momenti i sasisë së lëvizjes së elektronit rreth bërthamës e kënaq dhe plotëson kushtin
Postulatet e Borit për atom:Modeli planetar i atomit,të cilin e propozoi Raterfordi nuk arriti të shpjegojë stabilitetin e atomit,sepse sipas fizikës klasike,elektronet duke u rrotulluar rreth bërthamës e umbin vazhdimisht energjinë dhe duhet tv përfundojnë në bërthamëQë të zgjidh këtë vështërsi,fizikani danes N.Bori më 1913,paraqiti supozime të reja, apo 2postulate që njihen si postulate të Borit për atom
vetite themelore te atomeve
Modeli i Raterfor: Duke studiuar shpërhapjen e grimcave α pas goditjes në fletë shumë të holla të arit, fizikani anglez E. Raterfordi (Ernest Rutherford ) me 1911 erdhi tek ideja se atomi përbëhet prej bërtharnës së ngarkuar me elektricitet pozitiv rreth së cilës rrotullohen elektronet e ngarkuara me elektricitet negativ.
Aparatura që përdori Raterfordi për këtë qëllim tregohet në figurë

Me qëllim që të përcaktohen në mënyrë sasiore disa veçori të atomit si: dimensionet, struktura, ngarkesa, energjia etj., u paraqitën disa modele.
Në bazë të shumë eksperimenteve të kryera deri në fillim të shek. XX ishte grumbulluar material i bollshëm për strukturë të përbërë të atomit, i cili përbëhet prej grimcave elektrike pozitive dhe negative. Ndër zbulimet më të rëndësishme në këtë drejtim duhet cekur zbulimin e rrezeve radioaktive dhe rrezeve x.
Këto dukuri janë rezultat i proceseve të ndryshme brenda atomit
Modeli Tomsonit: Modelin e parë për atom që quhet modeli I Tomsonit ose model statik i atomit e paraqiti më 1903 Tomsoni.Sipas hipotezës së tij atomi paraqet sferë me diametër të madhësisë  10-10m, në të cilën është e shpërndarë ngarkesa pozitive.Ngarkesat negative sipas Tomsonit janë të shpërndara në formë të grimcave të veçuara, të cilat lëkunden rreth pozitave të veta ekuilibrues dhe mund të emetojnë valë elektromagnetike (EM).
Ky model u quajt model i qullit me kokrr
Raterfordi erdhi deri te përfundimi se ngarkesa pozitive nuk është e shpërndarë njëtrajtësisht në tërë atomin, por është e përqendruar në një pjesë shumë të vogël të hapësirës që quhet bërthamë (+Ze). Këtu me Z është shënuar numri rendor i elementit prej të cilit ndërtohet fletëza e hollë metalike, kurse me e ngarkesa pozitive e protoneve. Meqë grimcat α janë grimca me ngarkesë pozitive, sepse përbëhen nga dy protone (+) dhe dy neutrone, (bërthama të heliumit) kur në rrugën e tyre afrohen pranë bërthamave pozitive të atomeve të fletëzës së arit +Ze (ose ndonjë metali tjetër) do të zhvendosen nga rruga e tyre drejtvizore. Kjo është pasojë e bashkëveprimit të ngarkesave me elektricitet pozitiv që është në pajtim me ligjin e Kulonit. Pra, është rezultat i dëbimit të ngarkesave pozitive të atomeve në fletëzën e arit me ngarkesat pozitive të grimcave α. Natyrisht se ato grimca α, të cilat nuk kalojnë pranë qendrave pozitive të fletëzës së arit, do të vazhdojnë rrugën e vet pa u përkulur fare.
Përfundimi ishte i qartë. Elektronet negative duhet të rrotullohen rreth bërthamës pozitive dhe të mos bien në të, ngjashëm sikurse planetët që rrotullohen rreth Diellit në qendër dhe nuk bien në të. Modeli i Raterfordit u quajt model planetar i atomit, sepse na përkujton sistemin diellor. Por, ky model nuk mundi t’i përballojë arsyetimit të atëhershëm se elektronet duke u rrotulluar rreth bërthamës e humbin vazhdimisht energjinë e vet dhe duhet të përfundojnë në bërthamë. Meqë materia është stabile, është e kuptueshme se elektronet nuk përfundojnë në bërthamë. Modeli planetar i Raterfordit edhe pse pati shumë përparësi ndaj modelit të Tomsonit, u tregua i mangët dhe u ndie nevoja e korrigjimit të tij.
Postulati i dytë i Borit thotë:Elektroni emiton ose thith[ energji të caktuar h·υ vetëm gjatë kalimit prej një niveli energjetik në nivelin tjetër, përkatësisht prej një gjendje stacionare në gjendjen tjetër (fig 5.4ab.).
Kur elektroni kalon prej një niveli më të lartë energjetik En (më larg bërthamës) në nivel më të ulët energjetik Em (më afër bërthamës) ai do të lirojë një kuant energjie h·υ . Në të kundërtën, për kalim prej niveli më të ulët energjetik Em në nivel më të lartë En elektroni duhet të thithë një kuant energjie. Prandaj , postulatin e dytë të Borit mund ta shkruajmë për emetim dhe thithje të kuantit në formën:| En−Em | = h·υ
 
Atomet i kanë përmasat 0.1nmAtomet janë të qëndrueshme,përbëhen nga grimcat dhe nuk mund të coptohen në pjesë më të vogla apo të shkatërrohen.Atomi mbahet kompakt nën veprimin e forcave të brendshme,të cilat janë të baraspeshuara .Atomi është elektroneutral.Atomet e lëshojnë dhe e absorbojnë rrezatimin em.Ky rrezatim mund të ketë gjatësi të ndryshme valore:si dritë e dukshme 500nm,si rreze X 1nm,si rreze ultravjollce 10nm e
dualizmi grimce vale
Full transcript