Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Projekt Histori

No description
by

IGLI MADANI

on 2 February 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Projekt Histori

Kongresi i Lushnjës, që nisi në 21 janar të vitit 1920, si një kundërpërgjigje e rrufeshme që populli shqiptar i bënte ambicieve agresive për ta copëtuar edhe një herë, këtë radhë jo si në vitin mizor 1913, por për ta zhbërë fare, është mbiquajtur dhe si Pavarësia e dytë e Shqipërisë.
Ky Kongres mblodhi burrat më të shquar të vendit dhe mori vendime të rëndësishme historike dhe u hodh në veprime të guximshme që të kundërshtonte të keqen dhe të zgjidhte fatin e mëtejshëm kombëtar duke rizbuluar dashamirësin amerikan.Në ketë Kongres merrnin pjesë gjithësej 50 delegatë, të dërguar nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.Mbledhjen e kishte hapur Aqif Pashë Biqaku nga Elbasani.
"Statuti i Lushnjës", do t'i jepte vendit një qeveri të re, me kryeqytet Tiranën, një qeverisje me frymë republikanizmi, të një shteti laik, pa zyrtarizuar ndonjërën nga fetë, me jetë politike pluraliste, me të drejta njerëzore, ku çdo qytetar duhej të ishte barabartë para ligjit.
Personalitetet që morën pjesë në kongresin e Lushnjës ishin :
Sulejman Delvina
Ahmet Zogu
Abdi Toptani
Ndoc Coba
Sotir Peci
Mihal Turtulli
Sulejman Pashë Delvina (lindi më 5 tetor 1884 në Delvinë dhe vdiq në Vlorë në vitin 1933), ishte politikan i shquar shqiptar, kryeministër më1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924.
Gjithashtu ai ishte kryeministri I parë shqipëtarë .


Ahmet Zogu
Ahmet Zogu[, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet të Matit. Ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 –14 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1 shtator 1928 - 7 prill 1939 .
Aqif Pashë Elbasani
Aqif Pashë Elbasani, ose siç njihet ndryshe Biçakçiu; ka qenë Ministër i Brendshëm nga data 28. 3. 1914 deri më 3. 9. 1914.
Veprimtarinë politike Aqif pashë Elbasani e pati filluar qysh në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane, d.m.th. përpara 28 Nëntorit 1912. Atëhere ai ishte njëri ndër aktivistët e lëvizjes kombëtare kundër osmane që zhvillohej në Elbasan, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të pavarur shqiptar, në hierarkinë e kësaj administrate.

Abdi bej Toptani
Abdi bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Lartë dalur nga Kongresi i Lushnjës.
Ndoc Çoba
Ndoc Çoba (1870-1945) ishte deputet, ministër dhe atdhetar shqiptar. Ishte delegat i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës dhe në qeverinë e dalë nga ky kongres ju caktua detyra e ministrit të financave. Gjatë periudhës 1921-1936, kreu detyra të ndryshme shtetërore, ndërsa në vitin 1937-1939 qe kryetar i Bashkisë së Shkodrës.


Sotir Peçi
Sotir Peçi (1873-1932) ishte mësues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar.
Vendimet që u morën në kongresin e Lushnjes ishin këto:
• Nuk do të njihej asnjë vendim që cenonte territoret e shtetit shqipëtar të vitit 1913



• U krijuan organet e reja të shtetit .U zgjodh Këshili Kombëtar me funksionin e parlamentit , Këshilli i Lartë prej 4 vjetësh që përfaqësonte kryetarin shtetit dhe Qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina.


• Tirana u shpall kryeqyteti I shtetit shqipëtar . Më 11 shkurt 1920 organet e reja të shtetit u vendosën në Tiranë.U njoh si qytet në vitin 1614.
U clirua nga Turqia në 26 nëntor 1912.



Kongresi Lushnjes krijoi Senatin (Parlamenti i parë shqiptar), që më vonë do të quhej Këshilli Kombëtar, si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga delegatët në Kongres. Kongresi shprehu në formën organizuar vullnetin politik të shqiptarëve, për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Gjatë kësaj periudhe, për herë të parë u afirmuan parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i qeverisë nga Senati dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar. Megjithëse Parlamenti i parë shqiptar i kreu aktivitetet e tij legjislative gjatë një periudhe të shkurtër kohe, ai kaloi disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjës, i cila themeloi ligjin kushtetues. Aktiviteti legjislativ i Këshillit Kombëtar përfundoi në dhjetor 1920, kur Këshilli u shpërnda për të përgatitur vendin për zgjedhjet e para në mars 1921.
Lënda : Histori
Tema : Kongresi i Lushnjës

Faleminderit për vëmendjen Tuaj !
Punoi : Igli MADANI :)

E shpalli inekzistente Qeverinë e Durrësit dhe në vend të saj formojë një Qeveri kombëtare nën udhëheqjen e Sulejman Delvinës, me minister të Punëve të Jashtme Mehmet Konicën, të Punëve të brenëshme Ahmet Zogun, të financave Ndoc Çobën, të Arsimit Sotir Pecin etj...
Kongresi i Lushnjes zgjodhi edhe një delegacion që do të merrte pjesë në Konferencën e Paqes. Delegacioni përbëhej prej Mehmet Konices, Imzot Luigj Bumqit dhe Dr. Mihal Turtullit.Ky delegacion duhej ti raportonte Konferences së Paqes për vendimet e Kongresit të Lushnjes (Kuvendit të Shpëtimit) së shqiptarët nuk do ti pranonin vendimet e Konferences që shkonin në dëm të shqiptarëve.
Kongresi i Lushnjes apo Kuvendi Shpëtimtar i përfundoi punimet me 9.Shkurt. 1920, kurse me 11. Shkurt.1920 Qeveria Kombëtare hyri në Tiranë.
Full transcript