Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Sistemi nervor

No description
by

Eni Kurti

on 9 March 2013

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Sistemi nervor

Sistemi nervor Punoi:Eni kurti 12b Sistemi nervor na ndihmon që të reagojmë e të sillemi siç duhet ndaj ngacmuesve të mjedisit. Ai përcjell informacionin në çdo pjesë të trupit. Në mënyrë specifike, sistemi nervor qendror mbart mesazhe për mjedisin prej organeve të shqisave në trurin tonë, ku mesazhet analizohen dhe merren vendime. Pastaj sistemi nervor përcjell mesazhe për këto vendime në muskujt dhe gjendrat tona dhe kështu ne mund të reagojmë e të sillemi siç duhet. Sistemi nervor njerëzor është i përberë nga miliona qeliza të imta nervore të quajtura neurone. Cfare eshte sistemi nervor? Neuronet Llojet e neuroneve SNQ Neuroni është njësia bazë e sistemit nervor. Ai është një lloj qelize e specializuar që shpie mesazhe në çdo pjesë të trupit. Si gjithë qelizatneuroni ka një trup (soma) ose trupi i qelizës që përmban nukleusin dhe citoplazmën. Materiali gjenetik ndodhet te nukleusi, ndërsa metabolizmi normal qelizor kryhet te citoplazma. Membrane e qelizës izolon gjithë qelizën. Neuroni ka zgjatime që dalin prej trupit të ngjashme me gishtat, që quhen dentrite. Keto marrin informacionin që vjen prej neuroneve të tjera. Çdo neuron ka një akson, një zgjatim fibroz në formë bishti gjate të cilit kalojnë mesazhet. Vendi në të cilin aksoni takohet me trupin quhet kodrina e aksonit. Aksoni mund të zgjatet gjer në disa metra. P.sh. aksoni prej neuroni të një individi mund të pershkrojë gjatësinë e qafës së një xhirafe, në një distancë prej 3 metrash.Aksoni shpesh është i mbuluar nga në substancë mbrojtëse që quhet membrana myelin. Myelina yndyrore i mbron aksonet e gjata kështu që informacioni mund të përcillet mes tyre në mënyrë të shpejtë pa u penguar nga veprimi i aksoneve fqinje. Membrana e myelinës nuk është mbrojtje e vazhdueshme, por përbëhet nga segmente me ndërprerje të vogla të quajtura nyjet e Ranvierit. Mungesa e myelinizimit, siç vërehet në skelerozat e shumëfishta, shpie në çrregullime të rënda të funksionimit të muskujve dhe shqisave. Në fund të aksonit janë degëzimet fundore. Trupi ka tre lloje neuronesh: a) neurone ndijore, b)interneuronet dhe c) neuronet motorike. Kur dëgjoni mësuesin që ju bën një pyetje në klasë, neuronet ndijore ose neuronet aferente e mbartin informacionin prej veshëve në trupin tuaj. Interneuronet ose neuronet shoqëruese e shpien informacionin ne çdo pjesë të trupit tuaj, kështu që ju mund të interpretoni informacionin shqisor dhe të mendoni për veprimin që do të ndërmerrni.kur ju vendosni se sit ë reagoni, neuronet motorike ose neuronet eferente, e shpien informacionin në muskujt tuaja, kështu që mund të flisni. Aksonet e neuroneve jashtë trurit dhe palcës kurrizore spinale bashkohen në tufa që quhen nerva. Kështu, neuronet shqisore formojnë nervat shqisore dhe neuronet motorike formojnë nervat motorike. Këto formojnë sistemin nervor periferik. Sistemi nervor qendror përbëhet nga truri dhe palca e kurrizit. Ky sistem përfshin regjistrimin dhe vlerësimin e sinjaleve nga periferia si dhe reksionin e mëtutjeshmëm mbi këto nxitje, zhvillimin e mendimeve dhe ndjenjave si dhe krijimin e kujtesës.Sistemi nervor periferik përçon ngacmimet sensorike në drejtim të sistemit qendror. Po ashtu përcjell informatat, të cilat e përcaktojnë reksionin e trupit, në drejtim të muskujve, gjëndrrave dhe shqisave.Indi nervor përbëhet nga qeliza të qajtura neutrone, të cilat kanë fije të holla që përçojnë sinjalet elektrike. Disa neutrone kanë fije disa metra të gjata.Nervat janë kabllot kryesore të trupit dhe përmbajnë qindra fije nervore, të cilat shkojnë në çdo cep të trupit. Kur sinjali elektrik arrin fundin e një neutroni, një hendek i quajtur sinaps, e ndalon atë të kalojë tek qeliza tjeter. Disa lëndë kimike të quajtura neurotransmetuese, kapërcejnë këtë hendek dhe ngacmojnë qeizën tjetër, duke përcjellë sinjalin. Të gjitha këto kontrllohen në qendër. Truri i njeriut ka masën e një arre kokosi dhe sipërfaqe të rrudhur si një arrë. Ai lidhet me pjesën tjetër të sistemit nervor nëpërmjet një tubi neuronesh që njihen si palca kurrizore. Ky sistem lejon që trupi juaj të reagojë ndaj botës me shpejtësinë e vetëtimes. Ai punon si një rrjet me tela dhe kabllo elektrike, me dallim se këtu bëhet përçimi i informatatve dhe jo i energjisë. Qendra e sistemit është Truri, i cili i merr sinjalet nga organet shqisore, përpunon informacionin dhe dërgon sinjale të reja, që i treojnë trupit si të reagojë. Shpejtësia e sinjaleve gjatë përshkrimit të nervave mund të arrijë deri në 400 km/h. Truri Truri (lat. cerebrum dhe greq. ἐγκέφαλον - enkefalon - "në kokë" ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për ti shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është `qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafsheve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo nje grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar.Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë. Truri ndahet ne disa pjese:truri romboid,truri i mesem,ndermjet truri,truri i madh.Truri gjendet ne guasken eshtrore qe quhet kafke.Pervec kafkes,trurin e mbrojne nga demtimet e jashtme edhe tri cipat trunore,si dhe lengu trunor.

Truri perbehet nga me shume pjese por me te rendesishme jane:
1.Palca e zgjatur eshte seli e shume qendrave te rendesishme:qendra per frymemarje,qendra per punen e zemres,qendres per gelltitje,qendres per thithje etj.Ne pikepamje anatomike,palca e zgjatur eshte pjes e te ashtequajturea shtylle e trurit.
2.Truri I vogel qe eshte mjaft I rendesishem per ruajtjen ekuilibrit dhe per kordinimin e levizjeve te nderlikuara.
3.Truri I ndermjetem ndodhet nen trurin e madh dhe I mbuluar prej tij ne pjesen e siperme.Ai perbehet nga shume qendra nervore qe kane te bejne me: rregullimin e temperatures te trupit,gjumin, etjen, urine etj.
Pjese te nderlikuara e trurit te ndermjetem jane talamusi dhe hipotalamusi.
4.Truri I madh eshte organ qendror I sistemit nervor.Ai perbehet prej dy gjysmerruzujve te cilat quhen hemisfera: hemisfera e majte dhe e djathte. Hemisferat ne mes vete jane te lidhura me fije nervore.Truri eshte I ndertuar nga:
a)Lenda e perhimte gjendet ne siperfaqen e trurit.Substanca e perhimte eshte e permbledhur keshtu ne siperfaqen e trurit te madh, ku dallojme shume dredha dhe hulli.Korja eshte e ndare ne shume zona qe kane funksione te ndryshme:zona levizore,zona ndijore dhe zona shqisore.
b)Lenda e bardhe gjendet nen substamcen e perhimte.Ate e perbejne rruge te shumta nervore ,te cilat nga korja ne drejtim te periferis dhe anasjelltas.

Palca kurrizore Palca kurrizore gjendet ne zgavren pergjat qendres se shtulles kurizore.Keshtu eshte I mbrojtur nga dridhjet gjat ecjes nga lendimet,me mbeshtjelles ashteror te cilin e ndertojn rruzat kurizore.Mbrojtje plotesuese palces kurizore I japin mbeshtjellesit trunor si dhe lengu trunor qe gjendet ndermjet mbeshtjellesve dhe vete palca kurizore.Palca kurrizore eshte nje shirit I gjate rreth 50cm,qe mbaron me forme konike.Ne qofte se e presim ne menyre terthore palcen kurizore do te shohim se eshte ndertuar nga dy pjese:

Lenda e bardhe qe gjendet ne periferi dhe permban te shtequajturat rruge nervore te te palces kurrizore.
Lenda e perhimt qe gjendet ne qender.Ajo ka formen e fluteres,me krahe te hapur.Ne te dallojm tri pjese qe I quajm britha,nga te cilat dalin qime perkatese nervore:
Briu I perparem qe jep fije nervore motorike.
Briu I mesem qe jep fije nervore vegjetative.
Briu I pasem qe jep fije nervore sensitive.
Nga palca kurrizore dalin nervat kurizore.Ne to ka fije sensitive dhe motorike e ne disa te tjera edhe fije vegjetative.
Veprimtaria e palces kurrizore shihet me mire permes reflekseve.Reflekset jane reagime te organizmit ndaj ndaj ngacmimeve te ndryshme Keto reagime kryhen pa pjesmarjen e vullnetit tone.
Reflekset e palces kurrizore zhvillohen permes te ashtequajtures hark refleksiv.harku refleksiv perbehet prej disa pjeseve:

1.Receptori
2.Rruga aferente(ngjitese)
3.Rruga eferente(zbritese)
4.Efektori


Sistemi nervor autonom Puna e organeve te brendshme zhvillohet pa ndikimin e vullnetit tone : ne nuk mundemi sipas deshires ta rrisim shpejtesine me te cilin ushqimi do te kaloje neper stomak ose lartesine e trysnis te gjakut.
Arsye per kete eshte sistemi nervor autonom I cili kontrollon punen e organeve te brendshme.Sistemi nervor autonom krijohet me ndarje nga ai qendror me te cilin ne menyr indirekte rrin ne lidhje te perhershme.
Ky system ben rregullimin e funkcioneve vegjetative( te pavullnetshme ) te organeve tretese ,sekrecionit te gjendrave te organeve te shumimit gjithashtu regullon punen e zemres dhe te eneve te gjakut. Sistemi nervor autonom eshte I ndertuar prej ganglioneve dhe pejzave nervore .

Sistemi nervor autonom ndahet ne dy pjese:
1.Sistemi nervor simpatik e stimulon punen e organeve te brendshme: nen veprimin e tij psh. Pershpejon punene e zemres dhe mushkerive.
Ai eshte I radhitur ne forme te dy rendeve nyjore ne dy anet e shtylles kurrizore. Nyjet quhen ganglione dhe kane lidhje me palcen kurrizore. Nga ganglionet , ne organet perkatese nisin qimet nervore.
2.Sistemi nervor parasimpatik ka veprim te kunderme sistemin simpatik . Ai per shembull e ngadalson frymemearjen dhe punene e zemres .
Nervat parasimpatike e marin fillimin ne tru dhe ne pjesen fundore te palces kurrizore.
Nervi me I rendesishem parasimatik eshte nervi shetites (n.vagus) qe e ka fillimin ne tru dhe degezimet e tije perfundojne ne te gjitha organet e brendeshme.



Funksionet me te larta dhe me te nderlikuara ne organizem jane te mbledhur ne sistemin nervor. Kjo e ben kete sistem me te nderlikuar dhe me te rendesishem ne organizmin tone,por ne te njejten kohe edhe me te ndjeshem ndaj cfaredo ndikimi te jashtem e te brendshem.
Faktoret e ndryshem nga rrethi ku jetojme mund te stimulojne dhe demtojne sistemin nervor. Ata I ndajme ne me shume grupe:
-Agjentet fizik te cilet e demtojne sistemin nervor me te shpesh jane :
Nxehtesia:shpesh here degjojme per goditje dielli gjat veres.Kjo do te thote se nxehtesia e diellit ndikon drejt mbi koke.Ajo deperton neper kafke dhe mund te shkaktoj shperthimin e eneve te vogla te gjakut te trurit.Psoja e me e lehte eshte dhembje koke,por nese veprimi I diellit eshte me I rende mund te shkaktoje edhe vdekje.
Lendimet e sistemit nervor jane te shpeshta ne kohet e sotshme, sidomos me perdorim masiv te automobilave per shkak te shpejtesise e cila shpeshhere percillet me pakujdesi etj.Fatkeqesisht aksidentet e komunikacionit jane bere perditshmeria jone, e me keto lendimet e shtylles kurrizore e te kafkes ,si dhe te trurit,qe gjenden ne to.Nese mbesim te gjalle ,pas lendimeve te tilla njerezit pesojne demtime te perhershme si per shembull paraliza(pamundesia per te levizur kembet edhe krahet ).
-Agjentet kimike qe demtojne sistemin nervor jane :
Cigaret :pirja e duhanit I demton te gjitha organet, duke perfshire ketu edhe trurin. Tymi I cigareve permban lende qe ndikojne demshem ne indin nervor.
Alkooli: nje lende ,qe thithet me lehtesi ne sistemin nervor dhe shkakton zvoglimin e funksionit te tij ,te njohur si dehje.Alkooli shkakaton semundjen , qe quhet alkoolizmi. Kujdesi per sistemin nervor Faleminderit per vemendjen!
Full transcript