Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

LIGJET E NJUTONIT

No description
by

erda hyseni

on 24 October 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of LIGJET E NJUTONIT

LIGJETE NJUTONIT
Ligjet e Njutonit për lëvizjen janë tre ligje fizike të cilat japin marrëdhëniet ndërmjet forcave që veprojnë mbi një objekt dhe lëvizjes së objektit. Ato u formuluan për herë të parë nga Isak Njutoni në veprën e tij kryesore Philosophiae Naturalis Principia Mathematica, e publikuar për here të parë në 5 Korrik, 1687.[1] Ligjet formojnë bazën e mekanikes klasike dhe Njutoni i përdori ato për të shpjeguar shume fenomene të cilat studiojnë lëvizjen e objekteve fizike.[2] Në volumin e trete të veprës, Njutoni tregoi se si ligjet e lëvizjes, të kombinuara me ligjin universal të gravitacionit, çojne në derivimin e ligjeve të Keplerit për lëvizjen e planeteve.
LIGJET E NJUTONIT
Ligji i pare dhe i dyte i Njutonit, ne Latinisht, nga edicioni origjinal i 1687 i Principia Mathematica.
LIGJI I DYTë I NJUTONIT

Ndryshimi i vrullit (impulsit linear ose sasia e lëvizjes) të një trupi është proporcional me impulsin që vepron mbi trupin, kjo ndodh përgjatë një vije të drejtë përgjatë së cilës impulsi vepron.
Ligji i dytë pohon se forca rezultante mbi mbi një thërrmijë është e barabartë me shpejtësinë e ndryshimit (derivatin kohor) të vrullit në një kënd reference inercial. Duke përdorur simbolikën moderne, ligji i dytë i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion diferencial vektorial:
ku F është vektori i forcës, m është masa e trupit, v është vektori i shpejtësisë dhe t është koha.
ky ligj është i vlefshëm për çdo sistem,për sistemet me masë konstante ,[3][4][5] masa mund të nxirret jashtë operatorit të diferencimit nga rregulli i faktori konstant në d
ku F është forca rezultante , m është masa e trupit, dhe a është nxitimi i trupit. Pra forca rezultante e zbatuar mbi trupin prodhon një nxitim në përpjestim të drejtë me masën e trupit.
Impulsi dhe vrulli (sasia e lëvizjes)
Termi impuls është i lidhur ngushtë me ligjin e dytë të Njutonit, dhe nga pikëpamja historike është shumë më afër me formën fillestare të ligjit.[6]Kuptimi i termit impuls jept më poshtë:[7][8}
Një impuls ndodh kur një forcë F vepron mbi një interval kohor Δt .
Fjalet forca lëvizëse u përdor nga Njutoni për të përshkruar "impulsin" dhe lëvizjen si dhe për përshkrimin e vrullit (sasisë të lëvizjes); Si rrjedhojë, një shqyrtim i ligjit të dytë tregon se ai përshkruan lidhjen midis impulsit dhe ndryshimit të vrullit. Pra po ta frazojmë në terma matematike ligjin shikojmë se ai mund të paraqitet si versioni me diferenca të fundme i ligjit të dytë, i dhënë si
ku I është impulsi, Δp është ndryshimi i vrullit, m është masa, dhe Δv është ndryshimi i shpejtësisë.
Analiza e përplasjeve dhe fenomenet e impakteve mes trupave përdorin konceptin e impulsit.[9]
REALITIVITETI
Po të marrim ne konsideratë relativitetin special, ligji i forcës rezultante mund të jepet në terma të nxitimit si me poshtë:[10]
ku rezultati i famshëm per energjinë eshte perdorur (ku c është shpejtësia e dritës në hapësirën e lirë). Vini re se kjo është një formulë e përafërt, ku në shprehjen ekzakte të energjisë relativiste, është përafërsisht një. RelacionI
përshkruan punën e bërë në një njësi kohore. Këtu F·v është produkti skalar.
Ky ekuacion mund të rregullohet në mënyrë që të japi ligjin e modifikuar për forcën
i cili tregon se edhe pse ndryshimi tek vrulli është në drejtimin e forcës, në përgjithësi nxitimi i masës nuk është në drejtimin e forcës. Megjithatë, kur shpejtësia e trupit në lëvizje është shumë më e vogël se ajo e dritës, ekuacioni qe eshte me larte reduktohet në ekuacionin familiar F=ma.
LIGJI I TRET I NJUTONIT
Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërvepim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta
LIGJI I PARE I NJUTONIT
Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Ky ligj pohon se nëse forca rezultante (shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi një trup) është zero , atëhere shpejtësia e trupit është konstante. Si rrjedhojë e kësaj del se:
Një trup që është në prehje do të rrijë në këtë gjendje prehjeje derisa mbi të të veprojë një forcë e pa balancuar.
Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të lëvizë në një trajektore drejtvizore të njëtajtshme derisa mbi të të veprojë një forcë e pabalancuar.
Çdo trup ndodhet ose në një gjendje prehjeje ose në një gjendje lëvizje të njëtrajtshme deri në çastin kur mbi të vepron një forcë e pabalancuar. Kjo do të thotë se në mungesën e një force rezultante jo-zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme. Ky ligj zqakonisht referohet gjithashtu si Ligji i inercisë.
Në thelb kjo tregon se trupat kanë një tendencë natyrale për të ruajtur gjendjen e tyre të lëvizjes. Çdo trup i reziston ndyshimit të gjendjes së lëvizjes. Në konditat e zakonshme ky ligj merr parasysh një mjedis të ngjashëm me mjedisin ndër-yjor ku kemi mungesë të plotë të forcave të fërkimit.
Një koncept tjetër që duhet theksuar është fakti se ky ligj është i vlefshëm vetëm në sistemet inerciale të referimit.
Ligji i parë i Njutonit është një rifrazim i ligjit të inercisë i përshkruar nga Galileo, një gjë që vetë Njutoni e pohoi në veprën e tij.
d(mv)
F=-------
dt
Rendësia dhe fusha e zbatimit
Ligjet e Njutonit janë verifikuar nga eksperimentet për më shumë se 200 vjet, ato janë përafrime të shkëlqyera për shpejtësitë dhe shkallat e aplikmit në jetën e përditshme. Ligjet e lëvizjes të Njutonit, së bashkë me ligjin e tij të gravitacionit universal dhe teknikave të analizës matematike, dhanë për herë të parë një shpjegim kuantitativ të unifikuar për një fushë të gjerë fenomenesh.
Këto tre ligje përshkruajene shumë mirë objektet makroskopike në konditat e përditshme. Megjithate, ligjet e Njutonit (të kombinuara me ligjin e gravitacionit universal dhe elektrodinamikën klasike) nuk mund të përdoren në disa raste të caktuara, si për fenomene që ndodhin në shkalla shumë të vogla, shpejtësi shume të mbëdha (në relativitetin special, faktori i Lorencit duhet të përfshihet në shprehjen për impulsin së bashku me masën e prehjes dhe shpejtësinë) ose për fusha shumë të forta gravitacionale.
Në mekanikën kuantike koncepte si forca, vrulli, dhe pozicioni janë të përcaktuara nga operatorë që veprojnë mbi gjëndjet kuantike; në shpejtësi që janë shumë më të vogla në krahasim me atë të dritës, ligjet e Njutonit janë po aq ekzakte për këto operatorë siç janë edhe për objektet klasike. Në shpejtësi të krahasueshme me ato të drites, ligji i dytë i përmbahet formës origjinale F = dp/dt, e cila thotë se forca është derivati i vrullit të objektit në lidhje me kohën, por disa nga versionet e reja të ligjit të dyte (si ai i përafrimit të masës konstante më lart) nuk janë të vërteta për shpejtësitë relativiste.
Në fizikën moderne, ligjet e konservimit të sasisë të lëvizjes, energjisë, dhe impulsit këndor janë më themelore se ligjet e Njutonit, sepse ato zbatohen si mbi dritën (rrezatimin elektromagnetik) ashtu edhe mbi lëndën, në kontekstin e fizikës klasike dhe jo-klasike.
Keto ligje pohojnë thjesht se, "(Vrulli, energjia, impulsi këndor, lënda) nuk mund të krijohen ose shkatërrohen."
Për shkak se forca është derivati kohor i impulsit (vrullit), koncepti i forcës është i tepërt dhe i varur në menyrë të drejtëpërdrejtë tek konservimi i impulsit, për më tepër ai nuk përdoret në teoritë themelore (p.sh. mekanikën kuantike, elektrodinamikën kuantike, relativitetin e përgjithshëm, e të tjera.). Modeli standart shpjegon me detaje se si tre forcat themelore të njohura si forcat madhore marrin origjinën duke shkëmbyer thërrmija virtuale. Forca të tjera si graviteti dhe degjenerimi i shtypjes fermionike lindin gjithashtu si rrjedhojë e konservimit të vrullit
Lidhja me ligjet e ruajtjes
Pra, konservimi i impulsit katër dimensional në një lëvizje inerciale në hapësirë-kohën e kurbuar rezulton në atë që ne e njohim si forca gravitacionale në teorinë e relativitetit të përgjithshëm. Zbatimi i derivatit kohor (i cili eshte një operator impulsi në mekanikën kuantike) tek funksioni valor të mbivendosura tek një çift fermionesh (thërrmija me një numër gjysëm të plotë spini) rezultojnë në zhvendosjen e maksimumeve të funksionit valor të përbërë nga njeri-tjetri - i cili vëzhgohet si një "forcë shtytëse" ndërmjet fermioneve.
Njutoni pohoi se ligji i tretë nga një pikëpamje botërore merr parasysh se kemi të bëjmë me një veprim të menjëhershëm në distancën mes thërrmijave lëndore. Megjithate, ai u përgatit për kritikat filozofike të veprimit në distancë, dhe që në këtë kontekst ai hodhi frazën e famshme "Nuk shtirem me hipoteza". Në fizikën moderne, veprimi në distancë është eliminuar komplet, me përjashtim te disa efekteve komplekse që përfshinë ndërthurrjen kuantike (shih Paradoksi i Ajnshtajn-Podoloskit-Rosen).
Ligji i ruajtes së energjisë u zbulua rreth dy shekuj pas jetës së Njutonit, kjo vonesë ndodhi për shkak të vështirësive që u hasën në kuptimin e rolit të formave të padukshme dhe mikroskopike të energjisë si nxehtësia dhe drita infra te kuqe.
Punoi : Erda Hyseni

Kl : VIII_2

Prof.Ragip Zeqiri

Lënda : Fizik

Fjalet kyqe :
Ligjet e Njutonit
Ligji i parë i Njutonit
Ligji i dytë i Njutonit
Impulsi dhe vrulli (sasia e lëvizjes)
Relativiteti
Ligji i tretë i Njutonit
Rendësia dhe fusha e zbatimit
Lidhja me ligjet e ruajtjes
Full transcript