Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Tema: Te pershkruajme historine e kalese Lekuresit

No description
by

Silvana Krajka

on 25 May 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Tema: Te pershkruajme historine e kalese Lekuresit

Kalaja e Krujes
Kalaja e Shkodres
Kalaja e Petreles
Kalaja e Elbasanit
Kalaja e Beratit
Kalaja e Lekuresit
Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala është e ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.
Gjendet 2 km në jug të qytetit të Sarandës. Kalaja ngrihet mbi një kodër mjaft dominante dhe ofron një pamje të mrekullueshme. Prej këndej mund të observohet një distancë me rreze deri në 60 km.Kalaja e Lëkurėsit është ndėrtim i shekullit tė XVI. Mendohet nga historianët tė jetė ndėrtuar rreth viteve 1537, nė kohėn kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmėri kontrolli i Skelės sė Sarandės dhe rrugės qė kalon Sarandė-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrėnojave tė fshatit Lėkurės mbi majėn e njė kodre tė lartė qė ngrihet sipėr qytetit tė Sarandės. Ka njė pozicion tė vecantė strategjik nga ku mund tė shikoni gjithė qytetin e Sarandės dhe rrugėn qė shkon nė Butrint, gjithashtu mund tė shijoni dhe njė panoramė tė ishujve tė Ksamilit. Ka formė katrore me dy kulla tė rrumbullakėta tė vendosura nė VP dhe JL. Kati i parė ka shėrbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes qė qėllimi kryesor i ndėrtimit tė kalasė ishte vrojtimi i detit. Lartėsia e mureve arrin 6.70-7m trashėsia e tyre deri nė 2 m. Sot nė lėkurės funksionon njė bar-restorant me arkitekturė tė hershme dhe tepėr bashkėkohore, ofron njė shėrbim ideal. Eshtė kthyer nė njė nga pikat mė tė bukura turistike dhe nga mė tė frekuentuarat pėr cdo turist qė viziton Sarandėn.
Kalaja ka formë katër këndore ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrumbullakëta..
Sipas disa burimeve kalaja është ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani në kuadër të fushatës së tij për të pushtuar ishullin e Korfuzit.
Në kala ndodhet një restorant.
Kështjella e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi më i fortë i labeatëve". Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj.
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.

Është një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli, historian i Mehmetit të II -të.
Objekt studimi i plotë, kalaja u bë nga arkeologët austriakë, Prashniker dhe Shober të cilët konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike.
Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla që ka pasur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre.
Në periudhën e vonë antike, qyteti brenda kalasë me emrin Skampini, nisi jetën si qendër banimi pranë rrugës Egnatia.
Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike.
Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.
Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin.
Tema: Te pershkruajme historine e
kalave ne Shqiperi
Lenda: Gjeografi & Histori
Klasa: 9c
Shkolla: Fan S.Noli
Viti shkollor: 2013-2014
Punoi: Maena R. Koka
Full transcript