Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Evoluimi i parase,vlera dhe roli i parase ne shoqeri.

No description
by

elena demce

on 27 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Evoluimi i parase,vlera dhe roli i parase ne shoqeri.

OBJEKTIVAT:
-Te tregojme llojet e parase me perpara deri ne ditet e sotme

-Te tregojme vleren e parase edhe rolin e saj

-Te japin opinionin tone rreth kesaj ceshtjeje


Funksionet e parase
Mjet këmbimi,
Lehtësia në këmbim,
Uniformiteti i paraqitjës,
Qëndrueshmëria,
Lehtësia në transportim,
Siguria nga falsifikimi.
Matëse e vlerës (njësi llogaritje),
Ruajtëse e vlerës (rezervë vlere),
Vlerë matëse
Me ndihmën e parasë bëhet i mundshëm vlerësimi i produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Me këtë edhe krahasimi i shpenzimeve për prodhim hyrja dhe fitimit nga ai prodhim dalja është i mundshëm. Kjo e bën paranë si njësi themelore matëse e çdo dege ekonomike.
Për të kryer këto funksione, parasë i duhen disa veti kryesore ekonomike, si mangësia dhe vlerësimi i lartë. Mangësia mund të vijë nga shpenzimet e prodhimit sikurse te ari, argjëndi, etj., ose sikurse në sistemet administrative të shteteve. Vetitë e tjera pozitive të materialit të parasë janë: zbërthimi, transporti dhe homogjeniteti.
Perdorimi i parasë e thjeshtezon mjaft problemin, sepse secili mall e shpreh çmimin e tij në para, duke paksuar numrin e çmimeve në aq sa janë edhe mallra, dhe duke e reduktuar kështu edhe koston e transaksioneve.
Vlera e parase
Në teorinë mbi paranë, problemi kryesor është vlera dhe ndryshimi i vlerës së parasë. Vlera e parasë është identike me fuqinë blerëse të saj dhe llogaritet (p) si vlera reciproke e nivelit të çmimit (ç). Me ngritjen e nivelit të çmimit zvogëlohet vlera e parasë dhe anasjelltas.
Shëmbull: Nëse brenda një periudhe të caktuar, niveli i çmimit nga indeksi 100 ngritet në 125, d.m.th me 25%, vlera (fuqia blerëse) e parasë bie 20%. Me një njësi të parasë pra, si rezultat i ngritjes së nivelit të çmimit mund të blejmë 20% mallra më pak se në fillim.
Ndryshimet e vleres së parasë quhen inflacion ose deflacion
Me fjalën inflacion nënkuptojmë, pavarsisht nga arsyet, rritjen e nivelit të çmimit, në të kundërtën me deflacion nënkuptojmë zbritjen e nivelit të çmimit.

Roli i parase ne shoqeri
Nëse hyni në një restorant dhe konsumoni një pjatë merrni diçka që ka një vlerë: ‘‘barkun plot’’.
Në këmbim të këtij shërbimi të çmuar, i jepni kamarierit disa copa letre të stampuara, të vizatuara me figura gjeometrike, shkrime dhe fotogtrafi të personazheve të famshëm të vdekur prej shumë kohësh, mund ti jepni edhe një copë letre tjetër që ka të shtypur emrin e një banke dhe firmën tuaj. Në të dy rastet kamarieri është mjaft i kënaqur që plotësoj dëshirat tuaja gastronomike në këmbim të këtyre copave letre që në vetvehte, nuk kanë asnjë vlerë. Kushdo që jeton në një shoqëri të organizuar në mënyrë moderne nuk habitet nga kjo simbolikë e çuditshme sociale, ato copa letre nuk kanë asnjë vlerë të brendshme, por kamarieri është i sigurt se në të ardhmen, një person i tretë do ti pranoj në këmbim të diçkaje që për të ka vlerë të madhe, ky person i tretë nga ana e vet është i sigurt që një përson i katërt do ta pranoj paranë, etj. Për kamarierin, si për të gjithë anëtarët e shoqërisë, kartmonedhat dhe çeqet përfaqësojnë të mira dhe shërbime që mund të blejë në të ardhmen. Kostumi social që i referohet parasë në kryerjen e transaksioneve, është jashtëzakonisht i nevojshëm në shoqëritë e mëdha dhe komplekse. Supozoni për një moment që në sistemin ekonomik nuk ka diçka universalisht të pranueshme për këmbimin e të mirave dhe shërbimeve dhe se duhet të bazohesh vetëm nëkëmbimin mall me mall .Për të ngrënë një pjatë gjellë në restorant duhet të jeshë në gjëndje ti ofrosh kamarierit diçka me vlerë të menjëhershme për të, si përshemull, të lashë pjatat, ti rregullosh makinën, ti japësh recetën sekrete për një gjellë të caktuar etj. Një ekonomi që mbështetet ekskluzivisht në këmbimin mall me mall ka vështirësi të mëdha për alokimin efiçent të burimeve të veta të kufizuara. Në këtë kuadër tregëtia do të kërkonte
koinçidencën e dyfishtë të nevojave ,ose përputhjen e njëkohëshme të vullnetit të dy individëve që njëri të dëshiroj atë që ofron tjetri. Ekzistenca e parasë e bën këmbimin më të lehtë: kamarierit nuk i intereson nëse jeni të gatshëm ti ofroni direkt një shërbim apo një produkt të cilit ai i atribuon menjëherë vlerë, por pranon paratë tuaja dhe i përdor për të paguar guzhinjerin, që nga ana e vet i harxhon për të mbajtur femijët në shkollë, ku përdoren për të paguar pagën e mësuesve i cili nga ana e vet i përdor për t'ju paguar ju ti korrni barin e kopshtit. Në ekonomi paraja kalon nga një individ te tjetri, duke lehtësuar prodhimin dhe tregëtinë, duke e lejuar këdo të specializohet në atë që di të bëj më mirë dhe të përmirësojë nivelin e jetesës.
Historik i shkurter rreth evoluimit te parase
Me para kuptojmë çdo objekt standard përgjithësisht të pranuar, që shërben si mjet këmbimi ose pagese. Ndarja shoqërore e punës bëri të domosdoshëm këmbimin e produkteve të prodhuesve të ndryshëm. Fillimisht këmbimi bëhej në formen mall – mall. Thellimi i ndarjes shoqërore të punës vështirësoi realizimin e këmbimit mall me mall, sepse kërkohej të realizohej ajo që quhej koinçidencë e dyfishtë e nevojave Koinçidenca e dyfishtë e nevojave shpreh përputhjen e plotë për llojin dhe sasinë e mallrave që duan të këmbejnë dy prodhues. Mirëpo sa më të specializuar të jenë prodhuesit aq më vështirë është që të arrihet plotësimi i këtij kushti. Zgjidhja e këtij problemi është bërë duke kaluar nga këmbimi mall me mall në këmbimin nëpërmjet një malli ndërmjetës që quhet para
Evoluimi i parase,vlera dhe roli i parase ne shoqeri.
Full transcript