Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Copy of Copy of Literature Lesson

No description
by

mariana quku

on 3 March 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Copy of Copy of Literature Lesson

INFORMATIKA DJE, SOT DHE NESER
Historia e kompjuterit
Kompjuteri është një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës. Do te duheshin shume vite perpjekje per t'iu afruar koncepteve te sotme te kompjuerit
GJENERATA E PARE E KOMPJUTERIT

Gjenerata e parë e kompjuterëve përdorte gypat elektronik dhe lidhjet me tela si komponente themelore ku bëhej përpunimi i të dhënave. Ishin shumë të mëdha dhe harxhonin shumë energji elektrike. Në anën tjetër, shpesh u nënshtroheshin defekteve, ndërsa shpresa e tyre (rezistushmëria ndaj gabimeve gjatë punës) ishte modeste.
OBJEKTIVAT
Objektivat:
 Të analizojmë historinë e zhvillimit të teknologjisë.
 Të evidentojmë risitë e teknologjisë në ditët e sotme.
 Të evidentojmë përparësitë dhe ecurinë e saj në të ardhmen shoqëruar me foto


Pjesëtarët: Pranoi:
Mariana Quku Diana Dervina
Maria Hysa
Jurgen Bejollari
Floralba Duraku
Enkelejda Kalija
Ilia Xhima
KLASA:XD


DIANA DERVINA
PROJEKT INFORMATIKE
GJENERATA E DYTE E KOMPJUTERAVE
Gjenerata e dytë e kompjuterëve përdor teknologji të re të mbështetur në të ashtuquajturat gjysmëpërçues. Tranzistorët dhe qarqet e integruara të rrymës janë komponente themelore në konstruktimin e kompjuterëve dhe komponentet tjera të sistemeve tjera kompjuterike pasi që zvogëluan dukshëm dimensionet e gabaritit, rritet shpejtësia dhe arrihet sigurim më i madh në punë. Në programimin e këtyre kompjuterëve, gjuha e makinës zëvendësohet me gjuhën simbolike që në atë kohë i përdornin prodhuesit e kompjuterëve.
GJENERATA E TRETE E KOMPJUTERIT
Gjenerata e tretë karakterizohet nga komponente të mbështetura në qarq integruara si tip i ri i organizimit të elementeve gjysmëpërçuese. Kompjuterët fizikisht janë më të vegjël, ndërsa aftësia për përpunim është rritur mjaft pasi që është rritur kapaciteti i memorjeve si dhe shpejtësia e përpunimit. Përveç kësaj në kompjuterë të tillë mund të lidhen më shumë njësi hyrëse dalëse që mundëson përpunim të të dhënave edhe në largësi. Qëllimi i zhvillimit të pjesës programore të kësaj gjenerate është në përfshirjen e më shumë gjuhëve programore ndërsa ndryshime të rëndësishme pësojnë edhe sistemet operative.
GJENERATA E KATERT E KOMPJUTERIT
Gjenerata e katërt e kompjuterëve përbëhet poashtu nga gjysmëpërçues por të integruar edhe në çipe elektronike. Përdoret teknika e re e përpunimit të elementeve të ashtuquajtura VLSI (Very Large Scale Integration) teknologj mundëson shkallë të lartë të integrimit të komponenteve elektronike. Kuptohet këto kompjuterë gjithsesi i kalojnë kompjuterët e gjeneratave të tjera. Sistemet e reja programore drejtojnë kompjuterë si dhe gjuhë të reja programore dhe programe të ndryshme që mundësojnë automatizimin në të gjitha hapësirat e veprimit të njeriut. Përfaqësues tipik i kësaj gjenerate është kompjuteri personal.
KOMPJUTERI I PARE
MIU I PARE
Teknologjitë që na ndryshuan jetën në vitet e fundit.
Shpikjet e viteve të fundit të internetit e kanë kthyer jetën tonë në një film fantastiko-shkencor.
Wi-Fi: me anë të teknologjisë Wi-Fi ne mund të lidhemi me internet pa ndihmën e kabllos në shtëpi, zyrë, restorant, kafene, autobusë, qendrat tregtare, traget dhe në avion.
Skanerët: interneti është një oqean informacioni numerik.
Motorët kërkues Web: motorët kërkues na ndihmojnë të gjejmë informacionin e kërkuara në një botë të pafund interneti. Ne mund të gjejmë rrugën e internetit nëpërmjet të motorëve kërkues.
Web 2.0: që nga viti 2004 Web 2.0 është emri i brezit të dytë të shërbimeve elektronike.
Telefonat e zgjuar: modele si Blackberry,iPhone, Apple, Nokia N97 , Palm të cilët janë të pajisur me një hardware të ngjashëm me kompjuterin kanë filluar të përhapen shumë, sidomos në botën e biznesit, nga mesi i viteve 2000.
TELEFONAT ME TE SOFISTIKUAR
KOMPJUTERAT DHE LAPTOPET E SOTEM
E ARDHMJA
Kompani të teknologjisë së lartë janë duke zhvilluar gjeneratën e ardhshme të produkteve që do të ndihmojnë njerëzit të ngasin makinën, të bëjë pazarin dhe madje edhe të kujdesen për fëmijët. Disa pajisje të tilla eksperimentale janë zhvilluar nga firma gjigande Intel në San Francisko.
Kjo pajisje në automjet ndjek aktivitetin e trurit dhe lëvizjet e syve të shoferit dhe tregon sesa vigjilent është.
Surprizat e teknologjisë ne te ardhmen.
Teknologja do te ndryshoje në mënyrë radikale mënyrën si blejmë, ruajmë dhe konsumojmë. Ajo do te ndryshoje mënyrën e lindjes së fëmijëve, madje dhe personin që lind beben. Shtëpia do të jetë një objekt dixhital i teknologjisë së lartë dhe gjithçka do të bëhet për të minimizuar ndotjen dhe maksimizuar efikasitetin. Videokonferencat, mesazhet elektronike, rrjetet ndërkombëtare të kompjutarave do të bëjnë që njerëzit të udhëtojnë gjithnjë e më pak, duke reduktuar transportin. Largësia s'do të jetë më problem, pasi çdo emocion yni do të përcillet në largësi.
Aftësia robotike do të merret si e mirëqenë në njëfarë mase. Do të jetë në natyrën e makinave të drejtojnë veten, e dyshemeve që të pastrohen dhe e furnizimeve me ushqime që të lëvizin nëpër spitale dhe zyra; mbështetja robotike për të tilla gjëra do të jetë e padukshme. Por robotet nuk do të ‘animojnë’ vetëm mjedisin e pajetë. Ata do ta ‘banojnë’ atë së bashku me zotërit e tyre, duke përmbushur të gjitha llojet e nevojave. Disa, si Baxter, do të ndihmojnë për të kryer dhe lëvizur gjëra, disa do të ofrojnë kujdes, disa vetëm rehati apo shoqëri.
ROBOTET E SE ARDHMES
ROBOTET
FALEMINDERIT
Me teknologjinë 5G do te hapet një epokë e re në komunikimin celular. Këtu telefonat celularë do të kenë qasje në teknologjitë e ndryshme pa tela në te njëjtën kohe dhe terminalet do te jene ne gjendje për te kombinuar flukse te ndryshme nga teknologjitë e ndryshme. Parashikohet qe kjo teknologji inteligjente te mundësoje ndërlidhjen e botes pa limite. Zyrtarisht termi 5G nuk posedon ndonjë specifikim te veçante ose ndonjë dokument zyrtar nga kompanitë e telekomunikacionit apo organet për standardizim siç është edhe ITU-R4. Përformanca e sistemit do të shtonte aftësi te reja me fusha te reja dhe do mundësoje një komunikim pa tela te plote. Në gjeneratën e pestë, arkitektura e rrjetit përbëhet nga një terminal i përdoruesit (i cili ka një role të rëndësishëm ne arkitekturën e re), dhe një numër te pavarur, autonome te Radio Access. Sistemi mobil 5G është model i bazuar ne IP adresa por pa tela, si dhe përkrah rrjetet celulare ne ndërveprim, ku secili prej këtyre teknologjive te qasjes se radios është planifikuar te përdoret ne baze te IP-ve
TEKNOLOGJIA 5 G

Ndikimet në fushat e tjera

Komunikacioni me linjë
1.Linjat e telefonit I lejuan njerëzve që për herë të parë të bënin komunikim “live”jo ballë për ballë pa nevojën e korierëve ose të postës,ndërsa fax për herë të parë lejoi ndarjen e dokumentave.

Komunikacioni pa linjë.
2.Kompjuteri dhe internet I kanë dhënë njerëzve mundësinë të ndajnë informacion,bizveseve të zgjerohen dhe në shumë fusha të tjera.Me pak fjalë pa përparim teknologjik biznesi do të kishtye mbetur në vend njëlloj sin ë cdo fushë tjetër të jetës

Rruget dhe ndertesat
3.Perpara telefonit dhe internetit menyra se si teknologjia ndikonte mbi ekonomi lidhej me ndertimin dhe me rruget.Superstradat,rruget ajrore dhe gracielat jane te gjitha rezultat I te gjitha nevojave te plotesuara të ekonomisë prej teknologjisë.Meqë gjërat avancojnë cdo gjë sot ëshrë në të njëjtën kohë më e thjeshtë dhe e komplikuar.
Pasojat shendetesore
Bota e sotme po ecën me hapa te shpejte, por së bashku me zhvillimin teknologjik po shtohen edhe problemet që u vijnë njerëzve nga përdorimi i shumtë i celularëve dhe internetit. Probleme shëndetësore, por edhe sjellje antishoqërore, këto janë disa nga pasojat negative të teknologjisë.Disa studime të fundit e kanë lidhur celularin me probleme të jetës së përditshme si shpërqendrimi, rreziku shëndetësor dhe probleme me gjumin. Varësia nga celularët është bërë një problem madhor, aq sa të qenët larg tyre na kufizon funksionet tona konjitive dhe na bën të ndihemi jo mirë fizikisht, sipas shkencëtarëve.
Teknologjia po na bën antishoqëror
Një studim i kryer nga disa psikologë ka zbuluar se teknologjia e sotme kthen një nga dhjetë përdoruesit e vet në antishoqëror dhe narcizist.Në të gjithë botën, kërkuesit kanë zbuluar se rreth 182 milionë prej nesh janë të varur nga përdorimi i internetit. Teksa Webi bëhet gjithnjë e më i përhapur, është shfaqur nevoja për studime serioze mjekësore në lidhje me çrregullimet që vijnë prej internetit.Psikologu Tomas Chamorro nga Universiteti i Londrës dhe një skuadër psikologësh analizuan zakonet e celularëve dhe internetit të 1000 personave.Sëmundja më e re është quajtur “NetBrain” dhe ata që vuajnë prej saj tregojnë nivele në rritje të narcizmit, vëmendjes së pakët dhe frika se nuk po kënaqen sa të tjerët.Personat që vuajnë nga simptomat e mësipërme janë ata që kanë më shumë gjasa të luajnë kumar online dhe të përdorin rrjetet sociale dhe faqet e lojërave, si dhe aplikacionet.Për më tepër, personat që përdorin celularët e modelit të fundit me prekje, kanë tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga ‘NetBrain’ sesa ata që kanë celularë të modeleve të vjetra.Ata që vuanin prej këtij shqetësimi kanë më shumë gjasa të shprehin sjellje antisociale, si për shembull përdorimi i celularit kur janë në prani të miqve.
Full transcript