Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Dr.sc.Driton Sylqa

No description
by

Elvir Avdijaj

on 16 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Dr.sc.Driton Sylqa



Ju faleminderit për
vëmendjen!

Start
Struktura organizative / karakteristikat
Organizatat varesisht nga lloji i aktivitetit që ushtrojnë, madhësia e tyre, shpërndarja gjeografike, ideologjia udhëheqëse, si dhe mjedisi në të cilin veprojnë bëjnë edhe përzgjedhjen e një strukture të përshtatshme organizative.
Modeli Struktural i Mintzberg-ut
Njëra ndër teoritë e projektimit struktural organizativ ëshë ajo e Mintzbergut e cila përbëhet prej pesë komponenteve:
Struktura organizative funksionale
Te ky tip i strukturimit organizativ specialistët, që vihen në krye të funksioneve të ndryshme të ndërmarrjes, kanë të drejtë të japin urdhra dhe të marrin vendime në lidhje me funksionin e tyre.
Këtu, për dallim nga strukturat e lartpërmendura uniteti i komandës nuk respektohet.
Struktura organizative matricore
Është strukturë e cila zakonisht kombinon departamentet:
Kombinimi i departamentit te produktit me departamentin funksional, i jep organizimit trajtën strukturore të një matrice;
këtu këshilltarët / specialistë përveç që këshillojne menaxherët, ata shfrytëzohen edhe për formimin e grupeve punuese të cilat përgatisin produkte te reja.
Organizata rrjetë
Organizata rrjetore ka këto karakteristika:
Është vet-organizuese;
Nuk themelohet nga ndonjë qellim paraprak ose plan;
Përkundrazi, ajo lind nga ndikimet e kontakteve të ndërsjella dhe punës së përbashkët;
Nuk janë të formalizuara;
Organizata joformale rrjetore ka karakter të ndryshueshëm;
Inkubatori rrjetor posedon mekanizma për krijimin e partneriteteve në mes të ndërmarrjeve të suksesshme që veprojnë në internet;
Fleksibiliteti dhe fragjiliteti janë karakteristika të inkubatorit;
Mangësi e madhe e strukturave rrjetore është kontrollimi i vështirësuar mbi operacionet, kështu që menaxhmenti duhet të mbështetet në negociata dhe porosi elektronike;
Rrjeta është gjithmonë premisë për konflikt;
Intervenimi në raste konfliktuoze ndërmjet anëtarëve bëhet i vështirë

Struktura organizative e ndërmarrjes

Dr.sc.Driton Sylqa
Strukturat hierarkike përmbajnë vlera burokratike, si p.sh: parimi i unitetit të komandës, zingjirit të komandës, kontrollin e përqendruar, formalizim të lartë, disiplinë, centralizim të autoritetit etj.
Një aspekt i rëndësishëm i strukturës organizative është shkalla në të cilen një organizatë është e centralizuar ose e decentralizuar.
Struktura e organizatës është statike ajo reflekton gjendjen e organizimit vetëm në një moment të caktuar;
Sa më e decentralizuar të jetë një organizatë, aq më e vështirë është për menaxherat të imponojne normat burokratike;
“Miles Law”- pikëpamja që anëtarët kanë me një çështje varet nga pozicioni ku ata ndodhen respektivisht nga vendi i tyre në një proces vendim-marrës;
Struktura organizative ka ndikim në shumë aspekte në ndërmarrje, si në produktivitet ashtu edhe në efikasitetin e ndërmarrjes.
1. Baza operative
2. Niveli i mesëm administrativ
3. Kulmi strategjik
4. Struktura teknike
5. Personeli ndihmës
Modeli Struktural i Mintzberg-ut
Ekzistojnë 5 trajta themelore të strukturave organizative të H.Mintzberg-ut:

* struktura e thjeshtë
* burokracia makinë
* burokracia profesionale
* forma divizionale dhe
* forma “ad-hoc”.

Struktura e thjeshtë
Struktura e thjeshtë ka këto karakteristika:

Në këtë strukturë kalojnë ndërmarrjet në fazen fillestare të jetës së tyre;
Autoriteti i centralizuar;
Pak ose aspak strukturë teknike (vetëm disa persona ndihmës);
Ka vetëm dy nivele, majën strategjike dhe bazën operative;
Ndarje të punës dhe diferencim të vogël në mes të njësive;
Sjellja nuk është e formalizuar;
Planifikimi, trajnimi dhe ndërlidhjet përdoren shumë pak;
Te ky model ndërmarrja operon në mënyrë të pavarur;
Burokracia makinë
Dizajni i bukrokracisë makinë mund të përmbajë këto elemente:
Norma, rregulla dhe procedura;
Formalizim i lartë në bazën operative;
Specializim i lartë i punëve;
Detyra dhe punë rutinore;
Njësi relativisht të mëdha në nivelin operues;
Autoriteti vendim-marrës kryesisht i centralizuar;
Ndarje e qartë e roleve në mes të nivelit linear dhe të stafit;
Kontroll i shtuar në punët e përditshme;
Disiplinë në punë;
Burokracia profesionale
Burokracia profesionale thekson fuqinë e individëve për një punë të specializuar.
Kordinimi në burokraci profesionale mbështetet në këto parametra:

Standardizimi i aftësive dhe shkathtësive të ndryshme;
Specialistë të arsimuar dhe të trajnuar;
Një pjesë e madhe e kordinimit në mes profesionistëve operativ bëhet përmes standardizimit të aftësive dhe njohurive veçanerisht nga ajo se çka kanë mësuar nga kolegët e tyre.
Forma divizionale
Burimi i formës divizionale rrjedhë nga burokracia makinë, që në kuptimin praktik paraqet një sulucion operacional për të kordinuar dhe kontrolluar një konglomerat të gjërë me karakteristikat vijuese:

Përbëhet nga nën-ndarjet / divizionet (disa fakultete ne një Universitet);
Shpërndarja horizontale e produkteve dhe shërbimeve;
E drejtuar nga një politikë e qartë dhe strikte;
Gjen aplikim në një mjedis të qëndrueshëm / stabil;
Përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjërë gjeografike;
Në rastin kur kërkohet zbritja e kostos përmes rritjes së prodhimit, një strukturë e tillë nuk gjen aplikim;
Kjo strukturë më tepër gjen përdorim tek kompanitë e mëdha;
Dallon nga modelet tjera sepse secili divizion ka një strukturë të veten.
Forma “ad-hoc” (struktura inovative)
Forma ad-hoc e cila ka një struktur kryesisht organike me formalizim të ulët, konsiderohet si struktura më e përshtatshme për ndërmarrjet që merren me zbulime dhe inovacione.

Kjo formë ka këto karakteristika:
strukturë të rrafshtë dhe të theksuar organike;
formalizëm i ultë i punëve dhe sjelljeve;
specializim të punëve bazuar në trajnime formale;
tendenca për vendosjen e specialistëve nëpër grupe projektuese;
inkurajimi i mekanizmit koordinues, brenda dhe në mes të grupeve punuese;
rezultati i organizatës varet nga performanca e grupeve të specializuara;
standardizim i ultë i procedurave;
dallimi i vogël në mes të pozitave lineare dhe stafit (menaxherë dhe këshilltarë);
kultura organizative e bazuar në punën demokratike dhe jo burokratike.
Struktura rrjetë
Ekzistojne dy lloje te ketij strukturimi:
Struktura rrjetë
Organizata rrjetë
Struktura rrjetë ka këto karakteristika:
Tregon mënyrën e lidhjes mes anëtarëve në organizatën virtuale.
Quhet edhe si organizatë pa kufij pasi që mundësitë për të hyrë në rrjetë, dhe për të dal prej saj janë të pakufishme.
Rrjetat janë jo-hierakrike.
Janë të bazuara në ekipe të cilat mund të kenë forma të ndryshme të komunikimit dhe lidhjes.
Ato mund te jene te formave rrethore, shumekanaleshe, zinxhirore, peshkatarëve, etj.
Nëse kërkohet saktësia, zgjidhet rrjeta zinxhirore
Nëse është e rëndësishme shpejtësia, më efikase është rrjeta rrethore
Rrjeta e peshkatarit mund te ngrejë 2 apo me teper piramida-heterarki
Tipet e strukturave organizative
Ekzistojnë 4 forma të strukturimit organizativ të ndërmarrjeve:

Struktura organizative lineare;
Struktura lineare dhe e stafit;
Struktura organizative funksionale;
Struktura organizative matricore;
Struktura lineare
Është forma më e thjeshtë e strukturimit organizativ. Uniteti i komandimit dhe zinxhiri skalar janë dy komponentet kryesore të kësaj stukture.
Avantazhet - është strukturë e lehtë dhe e thjeshtë për t’u zbatuar në praktikë, menaxheri vepron pa u konsultuar me njeri tjetër, vendimet merren më shpejt;
Disavantazhet - kjo strukturë nuk është efektive për firmat e mesme dhe të mëdha, menaxheri ka përgjegjësi të plotë, menaxherët duke qenë me ngarkesa të mëdha në punë nuk kanë hapësirë për veprime të tjera,

Siç shihet edhe nga vetë emërtimi, kjo strukturë ka dy nivele, atë lineare dhe të stafit.
Struktura lineare dhe e stafit
Struktura lineare dhe e stafit
Përparësitë
Prania e specialistëve në organizatë liron menaxherët nga ato probleme për të cilat nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Rrjedhimisht, atyre ju del kohë më tepër për t’u marrë me punë të tjera;
Ashtu sikurse në strukturën lineare, edhe në ketë forme ndiqet parimi i mirënjohur i unitetit të komandimit;
Vendimet e marra nga menaxherët linearë pa dyshim se janë më cilësore për arsyen se specialistët me këshillat e tyre ndihmojnë në masë të madhe menaxherët

Të metat
Menaxherët edhe pse vendimet e tyre i marrin duke u mbështetur tek sugjerimet e këshilltarëve, përgjegjësia për vendimet e gabuara bie mbi supet e tyre;
Prania e specialistëve mund të krijojë premisa për konflikt në mes të menaxherëve dhe pozitave të stafit, e sidomos nëse detyrat e tyre nuk janë të specifikuara në mënyrë të qartë;
Duke qenë se pagesat e specialistëve janë zakonisht të larta, kosto administrative e kësaj strukture rritet dukshëm në krahasim me format tjera të strukturave.

Disa nga avantazhet e kësaj strukturë janë:

rritet niveli i kualifikimit të menaxherëve në funksionet përkatëse,
merren vendime efektive;
koordinimi i punëve brenda një departamenti është i lehtë, etj;
Ndërsa disavantazhe numërohen të jenë:

Kur urdhrat e dhënë nga dy epror janë në konflikt me njëri tjetrin, ekziston rreziku i ngadalësimit të kryerjes së punëve,
Vështirësi në matjen e saktë të performancës;
Menaxherët funksionalë duke u koncentruar në funksionet e tyre, mund të humbasin vizionin mbi objektivat e ndërmarrjes;
Specializimi i ngushtë mund të përgatit menaxherët në mënyrë të njëanshme;
Zgjedhja e problemeve bëhet e vështirë për shkakun se kërkohen njohuri multifunksionale;
Struktura organizative funksionale
Kjo strukturë fleksibile përdoret në këto raste:

së pari, kur firma prodhon lloje të ndryshme produktesh;

së dyti, kur duhet të përpunohet një sasi e madhe informacioni në të njëjtën kohë, struktura matricore është më efikase për të mbajtur një numër optimal specialistësh;

së treti, kur është e domosdoshme ndarja e burimeve sipas një sistemi part-time. Në këtë mënyrë, nëse firmës i duhet të formojë 10 grupe projektesh, ajo nuk punëson 10 inxhinierë, por me anën e përdorimit të strukturës matricore ajo i merr vetëm 5 inxhinierë dhe i shfrytëzon ata me kohë të pjesshme në secilin projekt.
Struktura organizative matricore
Full transcript