Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Mirësjellja dhe Protokolli

No description
by

ida fetiu

on 24 September 2013

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Mirësjellja dhe Protokolli

Rezultatet e pritura
Metoda
Trajnimi është i bazuar në një përzierje të teorisë, prezantimeve interakative, dhe shembujve praktik. Gjatë gjithë trajnimit pjesëmarrësit
do të kenë mundësi të përjetojnë mirësjelljen dhe rregullat e protokollit.
Çmimi dhe Pagesa
Çmimi për person në grupin e përzier është 490 euro
Ofertat speciale janë :
1. Zbritje prej 100 euro dmth(390 euro për person) për
grupet 15-20 pjesëmarrës nga i njëjti institucion apo kompani;
2. Për një grup prej 15-20, datat dhe koha e trajnimit do caktohen siç kërkohet nga grupi, si dhe mund të bëhen modifikimet në trajnim, sipas nevojave dhe kërkesave të grupit.
3. Për pjesëmarrjen në grupet e përziera , ne ofrojmë zbritje për grupe 10-15 pjesëmarrës nga i njëjti institucion apo kompani. Në këtë rast për një grup prej 10-15 personash , çmimi për person është 440euro.
Mundësi pagese deri në 8 këste përmes TEB starkartelës
Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen në fund të trajnimit për
''Mirësjellje dhe protokoll -hyrje dhe praktikë''.
1. Njoftimi me konceptet e mirësjelljes dhe protokollit diplomatik dhe diferencën mes tyre;
2. Mësimi për zbatimin praktik të protokollit diplomatik dhe rregullave të mirësjelljes në struktura qeveritare dhe marrëdhënjet e jashtme ;
3. Mësimi për të gjykuar në mënyrë të mirëfillt në situata të ndryshme dhe marrja e hapave praktikë në zbatimin e normave dhe rregullave të mirësjelljes dhe protokollit:
-që kanë të bëjë me trupën diplomatike;
-organizatat e huaja që operojnë në vend dhe institucione zyrtare,
-gjatë konferencave ndërkombëtare, pritjeve zyrtare, aktiviteteve nderkombëtare dhe ceremonive zyrtare shtetërore.
4. Kuptimi i parimit te reciprocitetit në respektimin e protokollit, rregullave dhe zakoneve te huaja, si dhe kuptimi i rolit te nikoçirit dhe rolit të musafirëve.

Mirësjellja dhe Protokolli
Gjatë trajnimit do të diskutohen një sërë çështjesh praktike dhe skenare reale, si:
Çfarë është radha e përparësisë së rangjeve zyrtare ?
Çfarë është radha e përparësisë së autoriteteve shteterore apo autoriteteve lokale?
Si vendosen flamujt ?
Si duhet të adresohen autoritetet e ndryshme zyrtare ?
Cilët janë titujt mbretërore dhe cila është mirësjellja e duhur mbretërore?
Çfarë duhet veshur në një pritje pas orës 18:00?
Cili është plani i duhur i uljes në takimet zyrtare shumepaleshe apo darka me donatorë potencialë?
Si bëhet plani i uljes në takimet e negocimit apo në ceremoni të nënshkrimit?
Për herë të parë në Kosovë, trajnimi mbahet në gjuhën shqipe, me mundësi përkthimi/ligjerimi në gjuhën angleze, sipas kërkesës.
Qëllimi i trajnimit
Rregullat e mirësjelljes dhe protokollit krijojnë një kornizë për imazhin e një shteti. Për të ditur se si të përdoren këto rregulla në mënyrë efektive nevojitet trajnim dhe përvojë praktike.
Trajnimi ''Mirësjellja dhe Protkolli- Hyrje dhe Praktikë''
Synon të prezantoj tek pjesëmarrësit rregullat dhe normat e mirësjelljes, si dhe regullat që drejtojnë marrëdhëniet diplomatike midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të :
Mësojnë dhe fitojne shkathësi rreth mirësjelljes zyrtare evropiane dhe zbatimit te saj në shërbimin diplomatik dhe sektorët tjerë shtetëror;
Mësojnë mirësjelljen profesionale dhe praktikën e protokollit Evropian të përshtatur protokollit shtetëror të Kosovës dhe zakoneve vendore, si dhe do të mësojnë për ceromoni diplomatike dhe zyrtare;
Ngrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre për të interpretuar saktë rregullat e mirësjelljes dhe të protokollit diplomatik dhe do të zhvillojnë të menduarit kritik dhe krijues në situata të papritura.
Regjistrimi
Në mënyrë që të regjistroheni për trajnim, Ju lutemi na dërgoni informatat e mëposhtme me e-mail në info@proprotocol.com

1. Emri dhe Mbiemri
2. Data e lindjes (pjesëmarrësit duhet të jenë 18 vjec ose më të vjetër)
3. Profesioni
4. Numri kontaktues
5. Datat e trajnimit që ju dëshironi të merrni pjesë

Për të siguruar vendin e Juaj në trajnim, kerkohet te paguhet shuma e plotë një javë para fillimit të trajnimit.
Përsosmëri në praktikë!
Me respekt,
ProProtocol
Full transcript