Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Punim i magjistratures

No description
by

Bedija Nesimi

on 2 February 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Punim i magjistratures

TEORITË PËR ZHVILLLIMET BIOMOTORIKE
Zhvillimi i shpejtë bashkëkohorë tek njeriu paraqet një mungesë të madhe dhe të konsiderueshme të lëvizshmërisë trupore, prandaj parqiten edhe shumë çrregullime shëndetësore.
Nëpërmjet lëvizjeve të ndryshme njeriu mundet të çlirohet nga ngarkesat intelektuale dhe përdorimi i mjeteve teknike.

Për të ditur më tepër shkencërisht për procesin kërkimor shkencor po i përmendim disa teori të rëndësishme të motorikës:
Teoria e Olsonit
Teoria e Hall dhe Lindsaj
Teoria e Doman dhe Deakto
Teoria e Dent
Teoria e Kephartit
Teoria e Xhozef Altman
Teoria e Stinhausit
Teoria e Ismailit
HULUMTIMET E DERITANISHME
Babiak, J. Ka zgjedhur 14 teste motorike me tendencë që ta mbulon dimenzionin fundamental të hapsirës motorike për nxënësit që kanë ambicje që të merren me ndonjë aktivitet sportiv prej 10 deri 18 vjeç.
Autori deklaron se rezultatet e dhëna në tabelë i ka fituar nga nxënësit të cilët janë në fillim të karierës sportive dhe që kanë vlerë përdorimi për mësues – tranjer të cilat duan të bëjnë selektimin e kandidatëve të rinj për disciplina të ndryshme sportive.

Saiti, B. Me matjet e 3 testeve antropometrike dhe 8 testeve biomotorike, autori ka përfshirë 1582 nxënës të klasave të ulta(klasa e I=187vajza-204djem, e II= 200v.-226d, e III=186v-204d, e IV=182v-193d.) prej 8 shkollave fillore që ndodhen në regjionet e qyteteve më të mëdhej në R. e Maqedonisë. Me mostrën e madhe të nxënësve të përfshirë prej klasave të ulta, ky hulumtim vlerësohet si më i madhi në R. e Maqedonisë.
RËNDËSIA E HULUMTIMIT
LIDHËSHMËRIA MES AFTËSIVE MOTORIKE DHE AFTËSIVE KOGNITIVE
Hulumtiniet nga Mejovshek (1970) dhe Momiroviq me bashkëpunëtorët (1979), tregojnë se korelacione me faktorin e përgjithshëm kanë ato aktivitete motorike me strukturë lëvizore jo të rëndomtë, që kërkojnë përveç ekzekutimit preciz edhe shpejtësi maksimale.
AFTËSITË THEMELORE MOTORIKE
1. Koordinimi (Bashkërenditja)
2. Forca
(forca eksplozive, forca repetative, forca statike, forca e përgjithshme, forca maksimale, forca speciale)
3. Shpejtësija
4. Preciziteti (Saktësia)
5. Barazpeshimi (Ekuilibri)
6. Lëvizshmëria (Fleksibiliteti)
7. Qëndrueshmëria
HYRJE
Edukata fizike është proces i organizuar që ka për qëllim zhvillimin e gjithanshëm të njeriut me aftësi e shprehi lëvizore, me cilësi të larta fizike, morale dhe mendore. Në orën e edukatës fizike përdoren shumë forma, metoda dhe mënyra që mund të ndikojnë në zhvillimin e aftësive fizike të nxënëseve.

Edukata fizike dhe sportive është proces i domosdoshëm për nxënësit me qëllim që ata të përfitojnë dituri, shkathtësi, shprehi lëvizëse dhe të ndikohet në zhvillimin e organizmit të fëmijëve.
LIDHËSHMËRITË MES AFTËSITVE MOTORIKE DHE FAKTORËVE KONATIVË
Për njohjen e kësaj problematike duhet përmendur edhe Dr. Mrakoviq, M. (1977, 1978), i cili me hulumtimet e bëra ka fituar rezultate në mes relacioneve të faktorit ekstraversiv dhe aftësive motorike të definuara se shpejtësia dhe disa forma të ndryshme të forcës lozin rolin e manifestimit.

FORMIMI I SHKATHTËSIVE DHE SHPREHIVE LËVIZORE
Me demonstrimin e ushtrimeve të reja lindin perceptimet pamore për ushtrimet fizike. Pas demonstrimit të ushtrimit ai shpjegohet në mënyrë që fëmijtë të njihen me teknikën e lëvizjes e cila i përmban elementet më të rëndësishëme ku duhet të drejtohet vëmendja e tyre.
Përvetësimi i teknikës bëhet me anën e ushtrimeve sistematike.
Në secilën orvajtje të re, përmirsohet koordinimi nervo-muskulor që rezulton me angazhimin e muskujve më të rëndësishëm për lëvizjen përkatëse dhe eliminimin e muskujve që e pengojnë lëvizjen e rregullt.
Si rezultat i përsëritjes së vazhdueshme, shkathtësitë gradualisht shëndërohen në shprehi.
Qëndrushmëria e shprehisë lëvizore lidhet me ruajtjen për një kohë të gjatë të shprehisë edhe pa u ushtruar (noti, skijimi, vozitja e biçikletës etj.).
Rezultatet e fituara dhe të prezentuara në këtë punim, në rend të parë do të jenë në shërbim të arsimtarëve të grupit klasorë. Selektimi i testeve, metodologjia e ekzekutimit, përdorimi i Zet-vlerave për vlerësimin e rezultateve për notë përfundimtare, janë sfidat kryesore me të cilët ballafaqohen arsimtarët në punën e përditëshme.
Në qoftë se arsimtari aplikon matje çdo vit me klasën e vet, mund të përcijell gradualisht përparimin e nxënëseve në aftësitë biomotorike. Të njëjtat krahasime mund të bëhen edhe mes klasave të ndryshme brenda shkollës dhe mes shkollave të tjera.
Ora praktike nga lënda e edukatës fizike dhe shëndetësore, ndikimi i saj në përmirësimin e shëndetit mund të avansohet vetëm me hulumtime shkencore që do të implementohen në punën praktike të mësimit bashkëkohorë.

LËNDA, QËLLIMET, DETYRAT E HULUMTIMIT
LËNDA
Lënda e hulumtimit është caktimi i aftësive fizike ( biomotorike ) te nxënëset e klasës së parë dhe klasës së dytë ( vajza ) në shkollën fillore “ Nikolla Vapcarov “ – Shkup.

QËLLIMET
Qëllimi i hulumtimit është të marrim informata apo të dhëna për aftesitë fizike të secilës nxënëse dhe klasës në përgjithësi te nxënëset e klasës së parë dhe klasës së dytë ( vajza ) në shkollën fillore “ Nikolla Vapcarov “ – Shkup. Këta të dhëna do të shërbejnë për adaptimin e ushtrimeve në plan programin vjetor nga lënda e edukatës fizike dhe shëndetësore.

DETYRAT
Detyrat e hulumtimit janë:
Të vërtetohen tabelat vlerësuese për 7 teste motorike për nxënëset e klasës së parë.
Të vërtetohen tabelat vlerësuase për 7 teste motorike për nxënëset e klasës së dytë.

Problemi kërkimor është definuar në formë globale dhe ai synon:
Të vërtetohen aftësitë fizike ( biomotorike ) te nxënëseve në klasën e parë
(vajza) në shkollën fillore
Të vërtetohen aftësitë fizike ( biomotorike ) te nxënëseve në klasën e dytë
(vajza) në shkollën fillore
Të krahasohen të dhënat apo informatat e nxënëseve për aftësit fizike.

HIPOTEZAT
METODA E HULUMTIMIT
MOSTRA E TË HULUMTUARIT
Për këtë hulumtim është definuar popullata e
nxënëseve që regullisht kanë ndjek mësimin e
edukatës fizike, në moshën 6 dhe 7 vjeçare (klasa e parë dhe klasa e dytë). Testimit ju nënshtruan 30 nxënëse nga klasa e parë dhe 30 nxënëse nga klasa e dytë.

KUSHTET
Hulumtimi u realizua në shkollën fillore “ Nikolla Vapcarov “ në Shkup, e cila i ka kushtet e mira (palestër,rekuizita dhe oborr) për realizimin e hulumtimt tonë. Matjet u realizuan në orën e edukatës fizike mes orës 14 dhe 19, ndërsa temperatura ishte në
amplitudën 10-20 gradë celzius.


INSTRUMENTET DHE TEKNIKAT E MATJES
Qëndrimi me një këmbë me sy të mbyllur (QKSM)
Tampingu me dorë (TMD)
Kërcim në gjatësi nga vendi (KGJV)
Qëndrim në varje krah përkulur (QVKP)
Vrapim në 20 m me start të lartë (VR-20M)
Hudhja e topit në cak horizontal (HTCH)
Përkulja e thellë në bankë (PTHB)


PËRPUNIMI STATISTIKOR
Te gjitha të dhënat dhe rezultatet e fituara i përpunuam me metodat deskriptive statistikore, me qëllim që të fitojmë informacione relevante për punimin tonë (vlera qëndrore-VQ, vlera dominante-VD, mesatarja aritmetike–X, variansa- Sx, devijimi standard – DV dhe koeficientin e varijabilitetit – KV%). Me këta metoda statistikore, fituam të dhëna për ndarjen dhe homogjenitetin e rezultateve për secilin test.

Për vlerësimin e aftësive biomotorike të nxënëseve (individual dhe për tërë klasën), përdorëm metodën e zet-vlerave sipas formulës:
__
( X - X )
ZET-VLERA = ———-----
DS

REZULTATET E FITUARA NGA NXËNËSET E KLASËS I-RË VAJZA TË SHKOLLËS FILLORE ,,NIKOLLA VAPCAROV” - SHKUP
QËNDRIMI ME NJË KËMBË ME SY TË MBYLLUR (QKSM sek)
Në tabelën 3, janë të paraqitur rezultatet, rangu, rezultati maksimal-minimal,vlera qendrore(VQ) dhe vlera dominante(VD), te testi qëndrim me një këmbë me sy mbylur (QKSM).

MATJA E AFTËSIVE FIZIKE (BIOMOTORIKE) TE NXËNËSET E KLASAVE I-RË DHE II-TË VAJZA NË SHKOLLËN FILLORE “NIKOLLA VAPCAROV“-SHKUP


Punim i magjistraturës
Kandidati:
Bedija Nesimi

H-O Nuk ka dallime statistikore mes rezultateve të fituara nga nxënëset e klasës së parë dhe nxënëset e klasës së dytë.
H-1 Egzistojnë dallime personale në aftësitë fizike të nxënëseve si brenda klasës së parë ashtu edhe brenda klasës së dytë.
H-2 Në testet për vlerësimin e forcës statike dhe precizitetit, presim rezultate më heterogjene në krahasim me testet tjera te të dyja klasat.
H-3 Aftësitë fizike te nxënëset e klasës së parë, dallohen nga aftësitë fizike te nxënëset e klasës së dytë dhe ata janë më të dobëta në testet për vlerësimin e forcës dhe shpejtësisë.
H-4 Nxënëset e klasës së dytë janë më të dobëta se nxënëset e klasës së parë në testin për vlerësim të drejtëpeshimit (QKSM).

PËRFUNDIMI
Në të gjith 7 testet te klasa e parë dhe te klasa e dytë, mes nxënëseve egzistojnë dallime më të vogla dhe më të mëdhaja personale në fushën e aftësive biomotorike. Më këtë u vërtetua hipoteza e parë (H-1).
Rezultatet me varijabilitet të lartë te klasa e parë paraqiten te testet për vlerësimin e fuqisë statike të krahëve dhe krahërorit-QVKP (KV%=77,36%) dhe për vlerësimin e drejtpeshimit-QKSM (KV%=80,58%). Varijabilitet të vogël që nënkupton homogjenitet të madh, te klasa e parë shënojnë testet për vlerësimin e vrapimit të shpejtë dhe shpejtësis segmentare të duarve dhe krahërorit (VR-20M-TMD). Me këto varijabilitete u vërtetua vetëm një pjesë e hipotezës së dytë (H-2).
Krahasimet që u bën mes dy klasave duhet theksuar se prej 5 testeve që nuk kanë vlerë të rëndësishme statistikore, klasa e parë ka rezultate më të dobëta në 4 teste, dhe vetëm në një test janë më të suksesëshëm se klasa e dytë. Me këtë u verifikua një pjesë e hipotezës së tretë (H-3).
Në testin me të cilin matëm shpejtësinë segmentare të krahëve dhe supeve ( TMD ), klasa e II-të ka arritur rezultate më të mira se sa klasa e I-rë dhe ky është dallim i rëndësishëm statistikor ( T = 5,29 me P <0,05 ).
Në testin kërcim në gjatësi nga vendi ( KGJV ) me të cilin matëm fuqinë eksplozive të këmbëve, klasa e I-rë ka rezultat më të mirë se klasa e II-të dhe ky dallim është me rëndesi statistikore ( T = 3,39 që nënkupton P < 0,05 ).

Tab.35. Të dhënat stat. për krahasimin e kl. I-rë dhe II-të vajza me T-test
Grafikon 1. Rezultatet individuale në testin QKSM
Tab. 4. Rezultatet, dallimet nga mesatarja dhe zet-vlera për testin QKSM. N=30
Tab 3. Rezultatet, rangu, rez. max-min,VQ dhe VD në testin QKSM N=30
Tab.17. Tabela e zet-vlerave dhe vlerësimi total nga të gjitha testet
Tab.18. Të dhënat statistikore për kl. e I-rë vajza
_
X= 13,39
DS= 10,79
KV%= 80,58 %
JU FALEMINDERIT

PËR VËMENDJEN
Full transcript