Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Realizimi i romanit "Katedralja e Parisit në ekran"

No description
by

Arba Meta

on 3 April 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Realizimi i romanit "Katedralja e Parisit në ekran"

Edhe pse filmi në përgjithësi i qëndron besnik romanit, vihen re ndryshime, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në personazhet e veprës.
Performanca e Charles Laughton qëndron akoma edhe sot si një nga interpretimet më lëvizëse te heroit tragjik, Kuazimondos.
Laughton e ktheu të dëbuarin e mjerë dhe të deformuar, i cili pranon se shëmtia e tij e bën atë jonjerëzor, në një figurë akoma më prekëse, falë përqafimit të figurës rrënqethëse të tij.
The Hunchback of Notre Dame (1939)
The Hunchback of Notre Dame ishte një nga filmat më të suksesshëm dhe më të mirë të studios RKO në vitin 1939. Një përshtatje emocionale e veprës së Viktor Hygo, ky film solli një sukses të mahnitshëm, duke u rradhitur si filmi më i mirë bazuar në romanin "Katedralja e Parisit".
Kasti i Aktorëve.
Charles Laughton -Kuazimondo
Maureen O'Hara - Esmeralda
Cedric Hardwicke - Jehan Frollo
Edmond O'Brien - Pier Grenguari
Alan Marshal - Kapiten Febysi
Walter Hampden - Klod Frolo
Harry Davenport - Mbreti Luis XI
Lënda: Letërsi
Realizimi i romanit "Katedralja e Parisit" në ekran
Në vend që të jetë personazhi antagonist, Klod Frolo në film paraqitet si një prift me tiparet më të mira, duke ia kaluar ato negative vëllait të tij, Jehan, i cili del si personazhi negativ. Jehan Frolo nuk është portretizuar si një adoleshent, por në një moshë më madhore.
Dallimi i parë që vihet re është ai i personazhit të Klod Frolos.
Arsyeja për këtë ishte fakti se censurimi në fuqi gjatë viteve 30 nuk lejonte që Kisha të dukej keq.
Gjithashtu, në këtë film, Jehan portretizohet si shefi i drejtësisë së Parisit të Mbretit Luis XI. Ai është një këshilltar i afërt i Mbretit, ndërsa në roman ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Vdekja e Jehan Frolos ishte portretizuar afërsisht si vdekja origjinale e vëllait të tij më të vjetër, por një ndryshim i madh është se në roman, Klod Frolo po shihte ekzekutimin e Esmeraldës kur Kuasimondo e vrau atë.
Esmeralda në libër është një cigane naive, e pafajshme dhe e prirur të bie pre e mashtrimeve. Ajo gjithashtu ka një histori shumë të ndryshme, që rrallë herë përfshihet në ekran. E vetmja pjesë e historisë së saj, që mund të krahasohet me romanin, është që ajo erdhi në Paris gjatë festivalit në film, ndërsa në libër ajo kishte jetuar në Paris për më shumë se 1 vit. Esmeralda në film nuk paraqitet si naive dhe përdor sharmet e saj për të bindur mbretin që ta ndihmojë. Në libër ajo kishte frikë nga Frolo, ndërsa në film nuk shfaq ndonjë ndjenjë të caktuar për të. Arsyeja se përse Esmeralda nuk paraqitet sic është në roman, është pasi në ekran do të ishte një personazh jo shumë i pëlqyer dhe prandaj i bëhen ndryshime karakterit të saj.
Esmeralda nuk vdes.
Në fund të filmit, Esmeralda falet dhe lirohet nga vdekja dhe më pas largohet me Pier Grenguarin dhe me një turmë të madhe nga sheshi publik. Në roman, Grenguari e la Esmeraldën me Klod Frolon dhe shpëtoi dhinë e Esmeraldës, duke rezultuar në vdekjen e saj. Filmi gjithashtu e bën të qartë se në fund Esmeralda me të vërtetë e do Grenguarin, kurse në roman ajo mezi e toleron atë. Gjithashtu Kuazimondo jeton, duke parë Esmeraldën teksa largohet.
Në shumicën e rasteve, Febysi nuk vdes, ashtu si në libër, por kjo është përshtatja e vetme skenike në të cilën ai vdes.
Djali (dhia e Esmeraldës) nuk është në cdo përshtatje, në këtë mënyrë përfshirja e një dhie të quajtur Aristoteli në vend të Djalit nuk përbën ndonjë ndryshim madhor. Në roman, Djali dhe Esmeralda kanë një lidhje shumë të fortë, ndërsa në film Aristoteli duket më i dhënë ndaj Grenguarit. GJithashtu, dhia shfaqet në film papritur dhe zhduket po aq shpejt, pa kuptuar se cfarë u bë me të.
Në libër, Frolo ishte mësuesi i Grenguarit, ndërsa në film ata as nuk e njohin njëri-tjetrin.
Skena ku Klod Frolo shkon në burgun ku ndodhet Esmeralda dhe i shpreh dashurinë për të nuk është e përfshirë në film. Në vend të kësaj, është vendosur skena ku Jehan Frolo e mbërthen atë ndaj një peme dhe i thotë se mendon për të gjatë gjithë kohës dhe nuk mund të flejë. Më pas e kërcënon, duke i thënë se nuk do që ta shohin të tjerët duke kërcyer.
Gjithashtu në film i është kushtuar rëndësi e madhe përplasjes midis fisnikëve dhe shtresës së ulët, gjë e cila nuk përfshihet në libër.
Full transcript