Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

VEÇORITE EKONOMIKE TE KOSOVES

No description
by

Agon Rrahmani

on 31 January 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of VEÇORITE EKONOMIKE TE KOSOVES

VEÇORITE EKONOMIKE TE KOSOVES
Kosova gjatë shekullit XX kaloi nëpër disa faza të zhvillimit ekonomik.
Deri në Luftën e Dytë Botërore nuk pati zhvillim. Ai filloi nga vitet e 60-ta dhe zgjati rreth 20 vite,kurse prej vitev 90-ta pësoi shkatërrim deri në vitin 1999. Në kohën më të re ka prirje zhvillimi por është shumë i ngadalshëm.
Ekonomia e Kosoves ne 50 vitet e fundit
Pas krijimit të shtetit socialist, në Kosvë duhej të fillonte zhvillim ekonomik e shoqror.
Si masë e parë ishte nacionalizmi i bankave, i
Xehroreve, i repartev industriale i transportit,
ndërrmerret reforma agrare dhe formohen koopertivat bujqësore. Zhvillimi ekonomik u bë në disa etapa:
Fjalet Kyçe
1.Ekonomia e qyteteve 2.Etapat e zhvillimit 3.Ekonomia natyrore
4.Energjetika 5.Industrializimi 6.Komasacioni 7.Falimentimi i ekonomise
• Etapa e parë 1947-1960;
• Etapa e dytë 1961-1980;
• Etapa e tretë 1981-1989;
• Etapa e katërt 1990-1999;
ETAPA E PARE
Në etapën e parë vazhdohet me zhvillim e ekonomisë natyrale dhe investimev të vogla.
Bujqësia ishte dega kryesore,ndërsa filloi zhvillimi i Xehtarisë dhe metalurgjisë me
ngjyra për t'i shfrytëzuar pasuritë minerale (plumbin,zinkun,magnezin).
Gjatë kësaj etape u fillua me zhvillimin e energjetikës në bazë të linjitit dhe ndërtimit
të disa objekteve industriale të tekstilit,drurit,ushqimore,dhe materialit ndërtimor.

ETAPA E DYTE
Zhvillimi dlçka më dinamik filloi në etapën e dytë, kur edhe nis faza e
industrializimit dhe rritja e qyteteve(urbanizimit). Prej viteve të 60-ta e deri ne pjesen e dytë të viteve të 70-ta, në shumë qendra të Kosovës ndërtohen objekte te ndryshme industriale: ushqimore, tekstilit, metalike, elektrike, kimike, rnetalurgjike etj. Pothuajse nuk mbet asnjë qendër komunale pa ndonjë objekt industriRI, i vogël, ose i mesëm. Prej viteve të 50-ta e deri në fund të viteve të 80-ta, numri i të punL'suarve në industri u shtua prej më pak se 20 mije ne rreth 85 mijë (mbi 4 here). Shkalla e arritur e zhvillimit shikuar nga perspektiva e Kosovës ishte e dukshme, kurse krahasuar me rajone e shtete tjera dukej ende larg.
ETAPA E TRETE
Perkunder dëshirës për zhvillimin e degëve përpunuese, metalurgjia me
ngjyra dhe energ,jetika përbënin deget më të fuqishme industriale. Pas viteve
te 80-ta, në Kosovë nis realizimi i procesit shumë pozitiv për bujqësi,
komasacioni i tokave. Mirëpo, për disa arsye, ai nuk u zgjerua me ritëm të
duhur, kështu që nuk u realizua plani për rregullimin dhe ujitjen e tokave,
rritjen e rendimenteve në bujqësi dhe sigurimin e lendes së parë për industrinë
ushqimorc.
ETAPA E KATERTE
Pas ndryshimeve kushtetuese, në mars të vitit 1989 dhe suprimimit të
autonomise. fillon përiudhë e re e shkatërrimit të ekonomisë kosovare.
Prej korrikut të vitit 1990 (5.V11.) fillon largimi i punëtorëve shqiptare nga
puna. Brenda 2 viteve u larguan rreth 150 mijë punëtorë shqiptare (mbi 60% e
të punësuarvc shqiptarë), u shkatërruan dhe u plaçkitën ndërmarrjet dhe në
shumë fabrika u ndërpre prodhimi. Vitet e 90-ta ishin fatale për ekonominë
e Kosovës.
Gjendja e ekonomise kosovare prag të luftes se vitit 1998/99 ishte e
rëndë. Ekonomia shoqërore gati falimentoi, ekonomia private, shumica në
duart e shqiptarëve plaçkitej pa mëshirë, një pjesë e saj në fillim të vitit 1998
u paralizua për shkak të pamundësisë së qarkullimit te popullsisë nga policia
dhe ushtria serbe.Edhe pse lufta nuk zgjati shumë, ajo la pasoja të rënda për ekonominë e
Kosoves, sidomos në pronësinë shqiptare, e cila u plaçkit, u dogj dhe u
shkatërrua. Shumë pronarë të bizneseve private, pas kthimit në Kosovë u
ballafaquan me përtrirjen e ndërmarrjeve dhe shtëpive te tyre.
Me perfundimin e luftes në qershor të vitit 1999, fillon faza emergjente,
në të cilën komuntiteti nderkombetar ndihmoi në permiresimin e gjendjes
sociale, gjenerimin e të ardhurave dhe ringjalljen ekonomike në përgjithësi.
Pas lufte filloi rivitalizimi i bizneseve ekzistuese, kryesisht me investhe
vetanake. Deri në fund të vitit 2002, numri i bizneseve të regjistruara arriti në
mbi 50 mijë. Pjesa më e madhe e bizneseve në Kosovë janë shumë të vogla
(1-9 punëtorë), rreth 1/5 të vogla(10-49 punëtorë) dhe vetëm 3,3%
ndërmarrjeve të mesme (50-250 punëtorë).
Pjesa më e madhe e bizneseve (51,1%) ishte nga tregtia dhe serviset,
në vendin e dytë hotelet dhe restorantet, në të tretin industria përpunuese,
në të katërtin ndërtimtaria etj. Më shumë biznese ka Prishtina (rreth 20%)
dhe qendrat e tjera rajonale. Ndërmarrjet në Kosovë janë krijuar gati tërësisht
me kapitalin vendas, dhe vetëm 1% me kapital të huaj dhe 1% me të
përzier.
Deri tash, struktura e ekonomisë së Kosovës është larg strukturës së
dëshiruar. Ekonomia e Kosovës ende nuk është përcaktuar në cilat degë
ekonomike do të orientohet dhe specializohet. Kosova duhet t'i kryejë disa
procese paraprake ose paralele, zgjedhjen e statusit politik, përcaktimin e
strategjisë së zhvillimit, hapjen e rrugës së privatizimit dhe investimeve në
ekonomi për të siguruar zhvillim, perspektivë per rininë, punësim më të madh
e bashkëpunim rajonal.
PUNUAN:
Agon Rrahmani


Drin Alidema


Engjell Naser Baliu
Struktura e firmave sipas sektoreve te veprimtarise
Full transcript