Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Biodiversiteti

No description
by

ola bioni

on 6 May 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Biodiversiteti

Cfare rendesie ka per ne ?
Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.
Domosdoshmeria e ruajtjes se biodiversiteti
Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq tëpasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,

Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri,

Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere,

Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë,

Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi.

Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike,

Dhe mbi të gjitha vetë Jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti- shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve.
Biodiversiteti ne Shqiperi
Mjedisi ndotet ne toke ,uje dhe ajer.Ky eshte nje problem shume i madh per kohen tone .Pergjegjesit kryesore te ndotjes se ujrave te deteve jane shkarkimet urbane ,industriale ,bujqesore,shkarkimet e naftes etj.
Biodiversiteti pyjor i botës, në rrezik
Edhe pse në shumë vende të botës ka një tendëncë pozitive për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike të pyjeve, biodiversiteti pyjor i botës kërcënohet nga një ritëm i lartë i shpyllëzimit dhe degradimit pyjor. Globalisht, rreth 13 milion hektarë pyjesh janë konvertuar për përdorime të tjera (perfshire bujqesine), ose kanë humbur si rezultat i shkaqeve natyrore çdo vit midis viteve 2000 – 2010, që është më pak se rreth 16 milion ha në vit gjatë 1990, thuhet në raport. Ndërkaq, sipas vlerësimeve, më shumë se një e treta e të gjitha pyjeve klasifikohen si të paprekur , duke mos shfaqur shenja të ndërhyrjes së njeriut, në veçanti ato tropikale me lagështi, që përfshijne disa nga ekosistemet më të pasura dhe të shumëllojshme. Pavarësisht se këto zona përbëjnë 36 % (1.4 miliardë ha) të të gjithë zonës pyjore botërore, sipërfaqja e tyre është zvogëluar më shumë se 40 milion ha, me një shpejtësi prej 0.4 për qind në vit, në 10 vitet e fundit. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmerisht se këto pyje janë zhdukur, por, në shumë raste ato jane riklasifikuar, për shkak të prerjeve selektive ose ndërhyrjeve të tjera njerëzore gjatë periudhës së raportimit”, bëri me dije FAO. Ndërkaq, Agjencia e Kombeve te Bashkuara theksoi se pyjet ku njerëzit kanë ndërhyrë mund të vazhdojnë të mbartin vlera të rëndësishme sa i përket biodiversitetit, të kontribuojnë dukshëm ne mbrojtjen e mjedisit, si dhe të mbështesin jetesën nëse menaxhohen mirë. Amerika e Jugut llogaritet si vend me pjesën më të madhe të humbjes në pyje parësore, ndjekur nga Afrika dhe Azia. Kërcënime të tjera për biodiversitetin e pyjeve janë menaxhimi i paqëndrueshëm i pyjeve, ndryshimi i klimeës, zjarret në pyje, insektet dëmtues dhe sëmundjet, katastrofat natyrore dhe speciet pushtuese , të cilat kanë shkaktuar dëme të renda në disa vende.
Biodiversiteti
Cfare eshte biodiversiteti?
Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiverziteti paraqet llojllojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojllojshmërisë duke filluar nga ADN-ja , llojet, popullacionet dhe ekosistemi.
Ekzistojne shume faktore te cilet jane shkaktare te zhdukjes se llojeve ,por me te theksuarit jane :rritja e numrit te popullsise ne bote ,shkalla e larte e shpyllzimit te siperfaqeve ,te pyjeve etj ,ngrohja globale ,shirat acide.


Faleminderit per vemendjen tuaj
Urbanizimi mund të jetë një mundësi ... ose një kërcënim për biodiversitetin

Urbanizimit mund të jetë edhe një kërcënim për biodiversitetin. Kërkesa për rritjen e zonave urbane ka krijuar një ndërthurje të zonave urbane të gjelbra me zona me ndërtime të dëndura e kompakte .Cilësia e jetës në qytete varet nga ekzistenca e zonave urbane të gjelbra , tërheqëse e të mjaftueshme për njerëzit dhe jetën e egër . Por po aq të rëndësishëme për jetën urbane janë edhe shërbimet e ekosistemit , të marra nga biodiversiteti në zonat e gjelbra jashtë kufijve të qytetit. Përveç mbrojtjes së zonave, është thelbësore për të integruar biodiversitetin në planifikimin hapësinor ,në nivel rajonal dhe lokal, duke përfshirë qytetet.
Hapësir e gjelbër dhe biodiversiteti është një vlerë për mjediset urbane
Parqet , pemët dhe muret e gjelbër janë mjetet kryesore për sjelljen e biodiversitetit dhe shërbimeve të tij në ekosistemin qytetr. Është e rëndësishme që këto të kenë përmasa të mjaftueshme, diversitet dhe shpërndarje për të mbështetur shumëllojshmërinë e gjerë të shërbimeve të ekosistemit , për natyrën dhe njeriun. Kjo duhet të përfshijë parqet që menaxhohen por edhe hapësirën e pamenaxhuar si zonat natyrore, ligatinat dhe zonat e përgjatë hekurudhave ose të zonave industriale.
Të sigurojmë biodiversitetin urban - vendimtare për cilësinë e jetës në qytetet europiane
Vendosja urbane jep edhe shembullin e duhur se sa cilësia e jetës së qytetarëve evropianë varet nga shërbimet e ofruara nga biodiversiteti. Banorët urban përfitojnë në mënyrë të konsiderueshme shërbinet rekreative, ato sociale dhe natyrës ,si brenda ashtu edhe jashtë qyteteve. Por, shërbimet e ekosistemit janë gjithashtu të rëndësishme për kushtet thelbesore të jetesës në qytete. Lidhur me ndikimet e ndryshimeve klimatike, të cilat do të intensifikojnë ose ndryshojnë kushtet e veçanta klimatike urbane, gjelbërimi urban do të luajë një rol të rëndësishëm në strategjitë e përshtatjes, për shkak të efekteve të dobishme klimatike. Gjelbërimi urban e bën jetën në qytet më tërheqëse, ndihmon për të parandaluar “rrënujën” urbane dhe në këtë mënyrë, kursen hapësirë për biodiversitetin. Për më tepër, sa më shumë shërbime të ofrohen brenda qytetit, aq më tepër ulet edhe ndikimi në biodiversitet dhe në mjedisin në përgjithësi.
Full transcript