Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

KORPORATAT

No description
by

Emanuela Balla

on 4 May 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of KORPORATAT

KORPORATAT
Qeverisja e korporatave !
Qeverisja
C'jane korporatat ?!
Korporata ka organizim që dallon nga firma individuale dhe firma me ortakë, me strukturë më të ndërlikuar të organizimit. Kjo formë e firmave përbëhet nga aksionarët. Aksionari është pronar i aksioneve, pra vlerave që i ka investuar në ndërmarrje. Me ato vlera aksionari bëheët një prej bashkëpronarëve te firmës. Meqenëse korporatat përbëhen nga aksionarët, ndryshe emërtohet shoqëri aksionare. Aksionarët kanë përgjegjësi te kufizuar dhe përgjigjen vetëm për shumën që e kanë ivnestuar në firmë. Aq sa i kanë përgjegjësitë, po aq do t'i kenë të drejtat dhe obligimet. Aksionari e ka të drejtën e votës dhe pjesëmarrjes në fitimin e realizuar. E drejta dhe fuqia e votës ndryshon, varësisht sa është nurmi i aksioneve. Emetimi dhe blerja e aksioneve rregullohet me dispozita ligjore. P.sh. një aksionar i ka blerë 100 aksione, me vlerë nominale të një aksioni prej 1'000€. Nëse një votë është barazi me 1'000€ të depozituar, ashtu siç i përcaktojnë dispozitat e rregulloreve, aksionari do të ketë te drejten për 100 vota. Edhe aksionerët e tjerë të drejtën për votë e gëzojnë aq sa kanë aksione të depozituara në firmë. organizimi i koorporates. zakonisht ,koorporatat e medha kane forma organizimi standarte: -Statuti dhe rregullorja paraqesin nje teresi rregullash sipas te cilave duhet te funksionoje koorporata dhe te veprojne anetaret e saj ose aksioneret. -Aksioneret jane bashkepronare te kooorporates.Numri i aksionereve ne koorporatat e hapura mund te shkoje deri ne qindra mijera. -Bordi i drejtoreve
Punoi Emanuela Balla
Format e bashkepunimit te programit janë:
• Konsulencë financiare dhe ligjore;
• Ekspertizë në dokumentat e brendshme; Asistencë në përafrimin e
dokumentave të brendshme me praktikat më të mira të qeverisjes së korporatave;
Asistencë në draftimin e Kodit të Qeverisjes së Korporatave të kompanisë;
Organizim seminaresh dhe workshop mbi aspektet ligjore dhe financiare të
qeverisjes së korporatave për anëtarët e bordit mbikqyrës, drejtuesve dhe
specialistëve të tjerë.
KORPORATA - INSTITUCION SOCIAL?
Tradicionalisht modeli i drejtimit dhe qellimi kryesor i kompanive ne boten anglo-amerikane ka qene maksimalizimi i fitimive dhe veprimi i drejtoreve te tyre ne interes te aksinonereve. Megjithate ne ditet tona eshte vene re se rritja e vazhdueshme e kompanive kerkon jo vetem perqendrim ne rritjen e te ardhurat te aksionereve, por kjo ka krijuar dhe kerkon zhvillimin e ndervaresirave midis nje grupi me te madh njerezisht si psh, punonjesit e saj, klientet, furnizuesit, komunitetet ne te cilat operon kompania, konsideratat ambjentaliste te tyre etj. Ky lloj drejtimi kompanie ku grupe te tjera pervec aksionereve kane nje interes "legjitim" mbi kompanine perben ne nje fare mase strukturen dominante ne Gjermani , Japoni dhe te nje fare mase France. Megjithate ky riorientim i kultures, qellimit dhe struktures se korporatave eshte pare ne menyre skeptike dhe nga kendveshtrime te ndryshme. Per disa ky lloj modeli perben nje mjet per te justifikuar pushtetin e korporatave dhe te manaxhereve te tyre; per te tjere sherben si mjet per te rritur konkurrencen, kurse per nje grup tjeter si nje mekanizem me potencial radikal te majte qe kerkon te promovoje korporaten si nje institucion demokratik apo biznes shoqeror. Duke qene se korporata eshte nje person juridik i vecante nga aksioneret e saj dhe se pronesia e saj eshte e ndare nga manexhimi i saj atehere ne pamje te pare nuk ka aresye pse manaxheret te veprojne vetem ne interes te aksionereve te tyre. Kjo vihet re dhe ne nje fare tendencie per socializimin e korporatave pra per t'ju dhene atyre pergjegjesi sociale dhe jo vetem pergjegjesi kundrejt aksionereve. Ajo qe perben nje fakt te rendesishem ne favor te ketij riorientimi te kultures te kompanive eshte vete pushteti i ketyre kompanive. Pasuria, influenca, efeket mbi tregun dhe ambjentin ja kalon dhe fuqise se shteteve te vecanta. Pra pushteti i manaxhereve te saj mbi je number kaq te madh njerezish dhe papergjegjshmeria e tyre kundrejt tyre perben nje deficit demokratik. Eshte pikerisht ky riorientim i struktures se kompanive, pra berja pergjegjes jo vetem ndaj aksionereve, qe zvogelon disi kete deficit demokratik dhe i shnderron drejtuesit e saj, si te thuash ne punonjes publik. Ka dhe statistika ne fakt (qe mund te interpretohen dhe ndryshe) qe tregojne se demokratizimi i kompanise sjell perfitime afatgjata dhe per askioneret e saj. Mirepo demokratizimi i kompanive shkakton probleme te ndryshme dhe ve ne dukje kontradita jo te vogla. E para dhe me kryesorja, si mundet qe te drejtat e pronesise te aksionereve (i vetmi elektorat qe rrezikon parate tyre), pra vecorite themelore e kompanise, te injorohen ne kete menyre dhe prona e tyre te komandohet nga interesa te tjera te papercaktuara dhe potencialisht te panumert? - gje qe do sjelle ulje te vleres se aksioneve dhe investimeve te tjera. Po ashtu, berja e manaxhereve pergjegjes para nje numri te pafund "aksioneresh" a nuk i ben ata ne fakt pergjegjes perpara askujt??, qe me keq akoma nga te zgjedhurit e popullit do drejtojne kompanite sipas bindjeve te tyre morale apo politike. A nuk do jete e pamundur te masesh punen e tyre dhe ne baze te cfare shifrash? Pra a mendoni se riorientimi i qellimit te korporates qe shkaktom deficit demokratik, shikimi i saj si nje institucion politik dhe shoqeror, dhenia e mundesive grupeve te ndryshme joaksionere ne vendimmarrje qe ndikojne ne jeten e tyre eshte nje fenomen qe duhet te ndodh, apo ndodh ne kushtet e globalizmit, apo eshte thjesht nje flluske ne ere pasi historia e kapitalizmit ka treguar se puna dhe kapitali ka mbetur gjithmone jashte kontrollit demokratik?
Sfera Ndërkombëtare e Qeverisjes së Korporatave
Ndershmëria: Kuadri i Qeverisjes së Korporatave duhet të mbrojë
të drejtat e aksionarëve dhe të sigurojë një trajtim të barabartë të
të gjithë aksionarëve, përfshirë aksionarët e pakicës dhe të huajt. Të gjithë
aksionarët duhet të kenë mundësinë për të përfituar kompensim efektiv për
shkeljen e të drejtave të tyre.
Përgjegjësia: Kuadri i Qeverisjes së Korporatave duhet të njohë të
drejtat e aksionarëve sipas ligjit, dhe të inkurajojë bashkëpunimin aktiv
ndërmjet korporatave dhe aksionarëve në krijimin e pasurisë, vendeve të
punës, dhe ndërmarrjeve të shëndosha dhe të qendrueshme nga ana financiare.
Transparenca: Kuadri i Qeverisjes së Korporatave duhet të sigurojë
bërjen publike, në kohë dhe në mënyrë të saktë të të gjitha çështjeve
materiale që lidhen me shoqërinë, përfshirë situatën financiare, performancën,
pronësinë dhe strukturën e qeverisjes.
Përgjegjshmëria: Kuadri i Qeverisjes së Korporatave duhet të
sigurojë udhëheqjen strategjike të shoqërisë, monitorimin efektiv të
menaxhimit të organit të mbikqyrjes dhe përgjegjshmërinë e bordit përpara
shoqërisë dhe aksionarëve të saj.
PUNOI: Edison Veizaj
Qeverisja e Korporatave ka terhequr vemendjen dhe po merr shtrirje te gjere ne ditet e sotme, si ne mbare boten dhe ne Shqiperi. Ndonese shoqerite aksionere jane te pakta ne numer ne vendit tone, krahasuar kjo me vendet e tjera te rajonit, ato perbejne pjesen me dinamike te bizneseve shqiptare. Si te tilla, eshte kerkese e kohes qe shoqerite aksionere te ndjekin parimet per nje qeverisje te mire te tyre. Duhet vecuar ne kete konteks, ndarja e pronesise nga menaxhimi i shoqerise, cilesia e Bordit te Drejtoreve i cili luan rol kyc ne qeverisjen e shoqerise, pergjegjesia mbi grupet e interesit, si dhe ceshtje te tjera te rendesishme bazuar ne parimet e Qeverisjes se mire te Korporatave. Nje Qeverisje e mire do te thote njohje, respektim dhe zbatim i ligjeshmerise, si dhe nje kulture e larte ne qeverisjen dhe manaxhimin e shoqerise. Parimet e nje qeverisjeje te mire kane si elemente kyc te tyre pergjegjesine, ndershmerine, konfidencialitetin, transparencen dhe hapjen e informacionit. Duke pasur parasysh rendesine dhe impaktin e madh qe kane shoqerite aksionere ne vendin tone, jane keto parime mbi te cilat duhet te bazohen ato, me qellim qe te jene sa me eficente ne treg. Qeverisja e mire e shoqerive aksionere, perforcon sigurine, integritetin dhe eficencen e tregut, duke bere keshtu te mundur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar te vendit, dhe duke e bere Shqiperine nje vend gjithmone e me terheqes per investitoret. Ne saje te projektit te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC) me mbeshtetje te Sekretariatit te Shtetit Zviceran per Marredhenie Ekonomike (SECO), per Qeverisjen e Korporatave ne Shqiperi, bizneset shqiptare dhe sidomos Shoqerite Aksionere do te kene mundesine te kene ne duar e tyre Manualin e Qeverisjes se Korporatave. Manuali do te vije ne ndihme te tyre per te udhehequr ne baze te parimeve te Qeverisjes si dhe sipas praktikave me te mira boterore. Manuali eshte nje guide udhezuese per bizneset ne Shqiperi, per qeverisjen e mire te tyre. Manuali do te ndihmoje shoqerite aksionere ti kushtojne nje vemendje te vecante tregut te kapitaleve ne Shqiperi, duke iu bere te mundur atyre menyra te reja investimi. Aktivizimi i tregut te kapitaleve do ti beje bizneset te kuptojne perfitimet qe sjell ky treg, do te sjelle rritjen e aksesit ne financim, rritjen e performances dhe transparences se shoqerive ne treg. Manuali do te ndihmoje aksioneret per vendimarrjet e tyre, ne lidhje me pronesine mbi aksione dhe menyren se si do te mund te shfrytezojne tregun e organizuar te titujve (bursen) per tregtimin e tyre. Gjithashtu, do te udhezoje Bordet dhe menaxhimin e larte te shoqerive per te qene largpames ne strategjite dhe politikat e drejtimit, si dhe te mbajne pergjegjesi para aksionereve dhe grupeve te interesit. Mbi te gjitha Manuali do te ndihmoje ne ndergjegjesimin e aksionereve dhe te menaxhimit per rritjen e transparences dhe dhenies se informacionit
Një bord drejtorësh që mirëfunksionon është pikë kyçe për performancën e kompanisë
dhe aftësisë së tyre për të tërhequr kapital, një mirëqeverisje e kompanisë është thelbësore
për një board që të mirëfunksionojë.
Qeverisja e korporatave është themeli i përgjegjësisë dhe besimit në kompani, institucione
dhe organizata që balancon objektivat sociale dhe ekonomike nga njëra anë me
aspiratat invididuale dhe të komunitetit nga ana tjetër.
Instituti ka për qëllim të japë kontributin e tij në zhvillimin më të mirë të praktikave
të qeverisjes së korporatave duke u bazuar në ekspertizën më të mirë të anëtarëve të tij
individual apo institucional.
Anëtarësimi në Institutit është i hapur për individë dhe organizata.
Instituti Shqiptar i Qeverisjes së Korporatave është caktuar si pikë kryesore për blerjen
e Manualit Shqiptar të Qeverisjes së Korporatave.
Një kuadër i duhur i mirëqeverisjes së korporatave siguron që bordet e korporatave të
monitorojnë në mënyre efektive performancen e manaxherëve, të përdoren burimet
në mënyrën e duhur dhe në arritjen e një norme të pranueshme të kthimit të fitimit
për aksionarët duke parandaluar konfliktet e interesit. Instituti ofron trajnime të specializuara
dhe të përshtatshme për zhvillimin profesional dhe rritjen e njohurive për
drejtorët ekzekutive dhe jo ekzekutivë në të gjitha fushat.
Avantazhet e pjesmarrjes në program:
• Mundësia për të përfituar asistencën e ekspertëve më të mirë vendas dhe
ndërkombëtarë në hartimin e një sistemi efektiv të qeverisjes së korporatave
• Mundësia për të përmirësuar dokumentat e brendshme dhe për t’i sjellë ato në
linjë me praktikat më të mira.
• Mundësia për të fituar avantazh konkurrues si pasojë e treguesve më të lartë
të qeverisjes së korporatave.
Punoi: Desara Bitroshi
Punoi: Dejvi Zeqriaj
Avantazhet e Qeverisjes së Korporatave
.Vendimarrje permisuar
.Mbikqyrje me e mire|
.Perputhshemeri me e mire dhe me pak konflikte
Punoi: Eda Ymeri
Punoi:Emanuela Balla
Full transcript