Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Projekt

No description
by

Marsio Leda

on 16 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Projekt

Shqiperia komuniste
Komunizmi është një lloj socializmi që thotë se nuk duhet të ketë as klasa shoqërore as shtet. Në komunizëm populli i çdo vendi në botë duhet të zotëroj mjetet, fabrikat, dhe fermat për prodhimin e mallrave dhe ushqimeve. Ky proces social është i njohur si pronësi e përbashkët. Në shoqërinë komuniste, nuk ka prona private.
Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.
Qeverisja e Hoxhes

-Persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (për eliminimin e pakënaqësisë në rradhët e Partisë dhe atë të popullsisë ).
-Perjashtimi nga puna
-Burgosjet ne kampet e punes se detyrueshme
-Ezekutimet
per ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike .
-Ishte i ndaluar udhëtimi jashtë shtetit ( për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror).
-U ndalua praktikimi fetar ne 1967 ( fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar).
-Vendet e kultit u mbyllen ( u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore). Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës.
-Ngjallja e frikës : imperializmi, revizionizmi, armiku i klasës, sabotimi
-Aksionet ishin të pandërprera : pune vullnetare, feste e pandërprere, mitingje të vazhdueshme. Kudo i porosisnin njerëzit të dalin vullnetare. per aktivitete nga me te ndryshmet.
-Shpallja kulak. Fshataret me të gjalle, me te zotet, me punëtoret, me të pasur shpalleshin kulakë, shpronësoheshin, u merrej toka, bagëtia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik.
-U krijuan repartet e punës. "Reaksionaret" i mblidhnin veçmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune të detyruar në Ushtri, gurore, toka të reja, këneta, bonifikime.
Shqiperia ne vitet 1925 1928
Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924. Më 6 janar 1925 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.

Presidenti i parë i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu
Më 25 janar 1925 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë.
Shqiperia ne vitet 1912 1914
Lufta e Vlores
Shqiperia ne vitet 1920 1924
Ne vitin1912 rendesi pati marreveshja e prishtines e cila shenoi fundin e kryengritjes se organizuar nga shqiptaret per te vendosur autonomine .
Kryengritja e vitit 1912 pati shume rendesi pasi
ishte me e pergjithshme nga pjesmarrja dhe nga shtrirja territoriale
shfaqi ndjenjen kombetare te shqipetareve
pergatiti terrenin per shpalljen e pavarsise

Ne tetor te vitit 1912 shpertheu lufta ballkanike ne te cilen Serbia. Bulgaria. Mali i zi dhe Greqia i shpallen lufte Perandorise Osmane te cilet synonin ndarjen e territoreve ne ballkan ,pjese e te cileve ishin edhe territoret shqipetare .
Shqiperia qendroi asnjanese ne luften ballkanike per shkak te frikes se copetimit ne rast se fitonin shtetet Ballkanike .
28 nentor 1912 u hap Kuvendi i Vlores ne t cilen Ismail Qemali vendosi qe Shqiperia duhet te shpallte pavarsine dhe jo te kerkonte autonomine .
Lufta Ballkanike dhe Kuvendi i Vlores
Ne nje atmosfere festive pa pritur ardhjen e te gjithe delegateve u mblodh Kuvendi i Vlores
u shpall Pavarsia dhe u nenshkrua dokumenti historik
u nenshkrua nga 40 delgeate e me pas u ngrit flamuri kombetar perpara popullit
u be themelimi i institucioneve qevereisese te cilat ishin qeveria dhe pleqesia
kryetar u zgjodh Ismail Qemali i cili formoi Qeverine
u formua dhe pleqesia me ne krye Vehbi Dibren
Rendesia e pavarsise
Shpallja e pavarsise pati rendesi te madhe sepse i dha fund pushtimit 5 shekullor osman dhe kurorezoi perpjekjet e shqipetareve
Qeveria e Vlores veproi ne kushte te veshtira
doganat nuk funksiononin
vepronte vec ne rrethin Berat Lushnje Vlore
vuri nen varesine e saj Shqiperine e mesme duke emeruar minister te brendshem Esat Toptanin
i dha rendesi arsimit
shpalli gjuhen shqipe te detyrueshme
u moren masa per hapjen e shkollave dhe pergatitjen e mesuesve
filloi mbledhja e taksave
u krijua Banka Kombetare e Shqiperise me kapital austriak dhe italian
Prova më e vështire për qeverinë ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur në Londër. Aty Fuqitë të Mëdha vendosen fatin e Shqipërisë. 2/3 e territorit të vendit dhe 1/2 e popullsisë mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar.Shqiperia u shpall prinipate autonome .Në Shqipërinë e cunguar u vendos një komision administrimi që caktoi si mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme.
Asgjë në të ardhmën nuk mund të ndryshohet nëse nuk nxjerrim mësim nga historia !

Princ Vidi u largua me 3 shtator 1914 per shkak te
Kryengritjes Vorio Epirote
Kryengritjes se Shqiperise se mesme e cila u be per shkak te pakenaqesise se popullsise ndaj mobilizimit te pergjithshem dhe shtytjes se Esat Toptanit
nuk pati mbeshtetjen nga Fuqite e Medha duke qene se po pergatiteshin per 1 lufte boterore.
Jo Ballkani, por e gjithë Evropa ishte në vitin 1914 një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitila, një prej të cilëve ishte Shqipëria.Shqipëria qe duke hedhur hapat e parë si shtet pas shpalljes së pavarësisë, kur ndodhi atentati i Sarajevës më 28 Qershor 1914, që konsiderohet edhe si preteksti për shpërthimin e Luftës e Parë Botërore.Shqipëria u kthye shpejt në një shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun. Italianët pushtuan pjesën qendrore. Në jug Greket, Francezet dhe Italianët kishin ndare zonat e tyre.
Ne vitin 1916 levizja kombetar emori karakter te organizuar e cila synonte
sigurimin e pavarsise se Shqiperise
Rishikimin e kufive te vitit 1913
Ne mbarim te luftes u botua traktati i fshehte i londres sipas se cilit Shqiperia ndahej ne disa zona pushtimi dhe per kete u thirr edhe kongresi i Durresit per formimin e nje qeverie qendrore shqiptare .
Kongresi i Durresit u thirr me 25 dhjetor 1918
Formoi nje qeveri me ne krye Turhan Pashe Permetin
Miratoi delegacionin shqiptar qe do mbronte kerkesat e shqiptareve ne Konferencen e paqes
Formoi pleqesine si organ keshillues
Qeveria e Fan Nolit

Statuti afirmonte formën e qeverisjes duke e përcaktuar Shqipërinë si Republikë Parlamentare “e kryesueme prej një kryetari sovraniteti i së cilës buronte prej popullit”.
Me një vendim të posaçëm të Kuvendit Kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh në krye të shtetit.
Parlamenti, për herë të parë dhe të fundit në historinë parlamentare të Shqipërisë, paraqitet i përbërë nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve.
Sistemi dydhomësh pati një jetë të shkurtër parlamentare dhe përbënte eksperiencën e vetme në historinë parlamentare të Shqipërisë. Dhoma e Deputetëve (Dhoma e Ulët) përbëhej nga 57 deputetë të zgjedhur nga populli ndërkohë që Senati (Dhoma e Lartë) përbëhej nga 18 senatorë, 2/3 e të cilëve zgjidheshin nga populli, ndërsa 1/3 nga Kryetari i Republikës.
Një organ tjetër i Parlamentit ishte ai i mbledhjes së dy dhomave në një seancë të përbashkët, të quajtur Asamble Legjislative, që paraqitej në statut si organ më vehte.
Gjatë kësaj kohe parlamenti miratoi një sërë ligjesh me rëndësi ndër të cilat mund të përmenden: ligjin mbi bankën kombëtare, ligjin e pensioneve civile, etj.
Ai u karakterizua nga mungesa e pluralizmit dhe për shkak të problemeve të mëdha të sistemit zgjedhor, ruajti një karakter përfaqësues fiktiv.
Mungesa e partive politike karakterizoi të gjithë periudhën e sundimit të Ahmet Zogut si Kryetar Republike e më pas si Mbret i Shqiptarëve.
Shpërndarja e Parlamentit të Republikës erdhi pas debateve për ndryshimin e formës së qeverisjes, duke i lënë vendin zgjedhjeve të reja për Asamblenë Kushtetuese.
Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën “monarkike” të qeverisjes, dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar. Shqipëria shpallej “mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme”, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej “LartMadhëria e tij Zogu I, nga familja e famshme shqiptare Zogu”. Ajo i dha fund punimeve më 1 dhjetor 1928, duke u transformuar në parlament. Në këtë periudhë u miratuan akte të rëndësishme si kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, apo kodi i procedurës civile të cilët shënuan shkëputjen drastike nga legjislacioni i periudhës osmane. Për këtë arsye, parlamenti i kësaj kohe u quajt nga Zogu I si “parlament konstruktiv” e “parlament reformator”.
Pas pushtimit Italian të Shqipërisë në 7 prill të vitit 1939, Mbreti Ahmet Zogu I u largua nga Shqipëria. Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, iu ofrua kurora e Shqipërisë.
Mbreteria Shqiptare
Arsyet qe e shtyne Ahmet Zogun per ta kthyer Shqiperine ne mbreteri
etja per nje pushtet me te gjere e te pakufizuar
frika nga marrja e pushtetit
deshira per ta trasheguar ate

11 vjet të historisë shqiptare nën Mbretin Zog I janë vërejtur për një valë të madhe të modernizimit të vendit, e cila kishte pësuar pesë shekujt e sundimit turk të ashpër. Pavarësisht të qenit i vogël, Shqipëria u rrit në kombin më të fuqishëm të zhvilluar të rajonit të Ballkanit.
Po në vitin 1928, u miratua Statuti Themeltar, Kodi Civil, ai Tregtar, etj.
U miratuan ligje për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj.
U hoq ligjin islamik që u zëvendësua me Kodin Civil të mbështetur tek ai zviceran,
Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.
Në vitin 1929, e gjithë bota do të mbërthehej nga kriza e madhe e shkaktuar nga mbiprodhimi. Efekteve të saj nuk do t’i shpëtonte as Shqipëria. Ishte pikërisht ky viti kur u panë edhe shenjat e para të kësaj krize, kryesisht në sistemin monetar e financiar të vendit, por ato u bënë më të ndjeshme në vitin 1930.
Kulmi i saj arriti në vitin 1934-‘35.
Industria pothuajse u paralizua tërësisht dhe shumë ndërmarrje të prodhimit të alkoolit, materialeve të ndërtimit, duhanit dhe cigareve, blojës dhe miellit, lëkurëve dhe këpucëve etj., u paralizuan apo falimentuan.
Kriza preku thellë dhe gjithë sistemin e kreditit. Në këtë kohë, si pasojë e deficitit të vazhdueshëm buxhetor dhe vështirësive financiare që evidentoheshin në shumë fusha e sektorë të vendit, nga qeveritë e ndryshme shqiptare dhe Mbreti Zog I, u morën dhe shumë hua e kredi nga vendet perëndimore, por në pjesën dërrmuese nga Italia.
Periudha e mbretërisë shqiptare u karakterizua nga rritja e numrit të ndërmarrjeve kapitaliste në fushën e punëve botore dhe në vitin 1939 ishin 36 ndërmarrje të industrisë së ndërtimit.
Gjatë periudhës 10-vjeçare 1929-1939 u ndërtuan 850 km rrugë kryesore, 456 km rrugë rurale, 4,062 ura të vogla me 10,250 ml dhe 76 ura të mëdha me 2,050 ml.

Kushtet Sociale
Shqipëria mbeti dekada prapa vendeve të tjera ballkanike në zhvillimin arsimor dhe social. Vetëm rreth 13% e popullsisë jetonte në qytete.
Analfabetizmi kaplosur pothuajse tërë popullatën.
Rreth 90 përqind e fshatarëve të vendit praktikonin bujqësi, duke përdorur metoda të lashta dhe mjete, të tilla si plugje druri. Pjesa më e madhe e tokës bujqësore më të pasur të vendit ishin nën ujë në malaria-infektuara kënetat bregdetare.
Shqipëris kishte nje sistem bankar, nje hekurudhore, nje port modern, nje ushtri efikas, dhe një shtyp modern.
Shqiptarët kishin lindjeve më të lartë të Evropës
Edhe pse qindra shkolla u hap në të gjithë vendin, në vitin 1938 vetëm 36 për qind e fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore ishin marrë arsimim të çdo lloji.
Gjatë mbretërimit të Zogut arsimi fillor u bë i nevojshme. Megjithë mundësitë e dobëta arsimore, letërsia në Shqipëri lulëzoi mes dy luftrave botëror .Zhvillim i veçantë është arritur në letërsi, dhe shkrimtarët botuese artit më të shquar si Fan Noli, Aleksandër Drenova Silistian, Esad Mekuli, Ndre Mjeda, Haki Stermilli, Lasgush Poradeci, Faik Konica, Sterjo Spase, Ndoc Nikaj, Foqion Postoli, Migjeni dhe të tjerët.
Në 1939 Shqipëria kishte 643 shkolla fillore dhe 18 shkolla e lartë në shkollat më të rëndësishme të larta ishin: shkollën pedagogjike të Elbasanit, Liceu i Korçës, Gjimnazi i Shkodres dhe shkolla e Tregtisë në Vlorë, ata që dëshironin të vazhdonin shkollimin e mëtejshëm kanë shkuar jashtë vendit (Itali, Austria, Franca ...).
Gazetat e përditshme filluan botimin e një numër të madh të botimeve pedagogjike dhe shkencore, duke përfshirë gazetat: "Demokracia", "Liria Kombëtare", "Besa", "Hylli i Dritës" dhe "Leka", së bashku me disa organizata , ishin të hapura kështu që shumë organizata të tilla si "Gruaja Shqiptare "për të modernizuar shoqërinë shqiptare dhe në vitin 1938 u lëshua stacioni i parë kombëtar i Radiofonik..
Këta ishin hapat e parë e modernizimit të vendit, por Shqipëria mbeti kombi më i prapambetur i Evropës në të gjitha drejtimet dhe kjo ishte arsyeja për mos zhvillimin e vendit të mjaftueshme në të gjitha aspektet në ekonomi, kulturë, politikë dhe ushtarak.
Shqiperia nen pushtimin Italian
Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shpejtë ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u largua në emigrim dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një mbretëri e vecantë në bashkimin personal me Kurorën Italiane.
Me gjithë këto fatkeqësi shqiptarët nuk u ligështuan. Përkundrazi, me energji të shumëfishuara, ndonse kishte përballë një armik të fuqishëm siç ishte Italia fashiste, populli shqiptar e vazhdoi luftën e vet heroike, sidomos pas 8 Nëndorit 1941, kur gjeti udhëheqësen besnike dhe të talentuar, partinë komuniste shqiptarë, deri sa korri fitoren historike të çlirimit të plotë të Shqipërisë dhe të vendosjes së bashku me pavarësinë e vërtetë të atdheut dhe të një regjimi demokratik popullor. Me 28 Nëndor 1944, qeveria demokratike shqiptare e
kryesuar nga udhëheqësi i luftës nacional-çlirimtare shoku Enver Hoxha, hyri në Tiranën e çliruar disa ditë më parë, i pritur me një entuziazmë të papërshkruar, nga populli heroik i kryeqytetit. Po atë ditë shoku Enver Hoxha, e filloi fjalimin e tij historik duke e evokuar ditën e madhe të 28 Nëndorit 1912 dhe plakun e urtë, trim e të pavdekshëm, Ismail Qemalin.
Për të fshehur aneksimin ata mblodhën në Tiranë «Asamblenë Kushtetuese», e cila shpalli«bashkimin personal» të Shqipërisë me Italinë,
i dhuroi mbre-tit italian, Viktor Emanuelit III, kurorën e Shqipërisë dhe
kri-joi qeverinë kukull shqiptare, të kryesuar nga çifligari i madh,Shefqet Vërlaci.
Në të vërtetë Shqipëria u kthye në një pro-vincë të perandorisë italiane, ku u vendos diktatura fashiste.
«Mëkëmbësia (Luogotenenza) e Përgjithshme» italiane ush-tronte në emër të mbretit gjithë pushtetin shtetëror, duke zba-tuar besnikërisht urdhrat e qeverisë së Romës.
Qeveria ku-kull shqiptare nuk ishte veçse një përçuese e thjeshtë e vull-netit të diktatorit fashist Musolinit dhe Mëkëmbësit të Përgjith-shëm.
Ministria e Jashtme shqiptare u mbyll.
Të drejtat e saji kaluan Ministrisë italiane të Punëvc të Jashtme.
Ministritë etjera drejtoheshin në të vërtetë nga «këshilltarët» italianë.Forcat e armatosura shqiptare u bënë pjesë e ushtrisë pera-ndorake dhe vareshin nga komanda italiane.
Konventa mbi«barazinë e të drejtave civile dhe politike• në Shqipëri mi-dis shtetasve italianë e shqiptarë u shoqërua me vërshimin edhjetëra mijë kolonëve italianë (punëtorë, bujq, specialistë,arsimtarë, sipërmarrës, tregtarë, nëpunës e të tjerë). Këta bash-kë me trupat e pushtimit përbënin forcën që kishte për që-Ilim, përveç të tjerave, kolonizimin dhe fashistizimin e plo-të të vendit.
Pushtuesit italianë i shpallën zyrtarisht Italinë dhe Shqi-përinë «një tokë të vetme». Kapitali italian vërshoi pa asnjëpengesë në Shqipëri dhe u bë zot i plotfuqishëm i ekonomisësë vendit, duke e shndërruar plotësisht këtë në një bazë Iën-dësh të para dhe në një treg vetëm për mallrat e veta.
Qeveria italiane filloi gjithashtu përgatitje të ethshme përta bërë Shqipërinë një bazë ushtarake që do të shërbente përagresionin kundër vendeve fqinje të Ballkanit.
Shqiperia nen qeverisjen e Princ Vidit
Ekonomia
Masat
Ardhja e princit Wilhelm von Wied me 7 Mars 1914 në Durrës, u prit me gëzim në gjithë Shqipërinë, sepse ky erdhi më shumë shpresa që nuk mund të plotësoheshin asnjë herë.
me 10 prill 1914 u shpall Statuti Organik
Shqiperia u shpall principate sovrane e trashegueshme
Kufinjte percaktoheshin nga fuqite e medha
\princi drejtonte administraten dhe ushtrine
Asambleja ishte organi legjislativ
Gjuha zyrtare ishte shqipja etj
Lufta e Parë Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime të mëdha politike e gjeostrategjike në hapësirat e Gadishullit Ballkanik. Për t´i shqyrtuar ndryshimet e bëra me luftë, e cila ende s´kishte përfunduar si dhe për të vendosur një ”rend të ri drejtësie dhe paqeje në këtë rajon” më 17 dhjetor 1912 në Londër u organizua një konferencë në nivel ambasadorësh nga gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia. Lidhur me të ardhmen e Shqipërisë, konferenca vendosi që të krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Pra, konferenca e Londrës nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga ”fakti” se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë. Konferenca që në seancën e parë në parim vendosi që Shqipëria autonome të kufizohej në veri me Malin e Zi e në jug me Greqinë, ndërsa më 25 mars 1913 ajo përcaktoi kufijtë verilindorë, duke lënë jashtë Kosovën dhe viset tjera etnike, të cilat kaluan nga pushtimi osman, nën robërinë serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e “Aleancës Ballkanike” (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) kishin pushtuar me forcë pjesën më të madhe të tokave shqiptare. Pas marrjes së Janinës nga forcat greke dhe të Shkodrës (22 prill 1913) nga forcat malazeze, Austro-Hungaria dhe Italia duke e parë se sundimi osman nuk mund të mbahej më në Shqipëri, konferencës paraqitën një projekt të ri për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Duke u mbështetur në këtë projekt, pas një lufte të ashpër diplomatike, konferenca më 29-31 korrik 1913 përfundimisht vendosi, që Shqipëria të bëhej shtet i pavarur, asnjanës dhe të vihet nën kontrollin e Fuqive të Mëdha.Tashmë Turqia nuk do të kishte asnjë lloj suvereniteti mbi Shqipërinë. Fuqitë e Mëdha për të ndërtuar një administratë civile dhe financiare, krijuan një Komision Ndërkomëtar të Kontrollit (KNK) dhe në tetor 1912 e dërguan në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe, për të vënë rendin dhe sigurinë në vend nisi krijimi i një xhandarmërie të huaj. Organizimi i xhandarmërisë fillimisht iu la në duar Suedisë, por pas refuzimit të saj, në Shqipëri u dërguan xhandarë holandez. Gjithashtu në mbledhjen e 31 korrikut u vendos që në krye të shtetit shqiptar të caktohet një princ i huaj, brenda 6 muajve nga vetë Fuqitë e Mëdha. Ky princ ishte pikërisht gjermani Vilhem Vidi.


Marredheniet e Shqiperise komuniste me KNER


Ne fillim marredheniet e Shqiperise me KNER ishin si dhe me Traktatin e Varshaves ,por me prishjen me Bashkimin Sovjetik doli nga keto organizma te cilat u etiketuan nga regjimi i Enver Hoxhes si organizma shfytezuese dhe agresive.Me pas edhe marredheniet vetme nderkombetare ato me Kinen,duke mos marre pjese edhe ne organizma te tjere nderkombetare.Keshtu politikat e jashtme te Shqiperise zhvilloheshin mbi principe ideologjike dhe jo mbi bazen e interesave kombetare.
Politika e jashtme e Shqiperise

Ne periudhen 1944-48 Shqieria kishte lidhje te ngushta me Jugusllavine qe kishte ndihmuar ne kriimin e partise komuniste.Pas prishjes se titos me Stalinin Shqiperia u be aleat i ngushte i BRSS.Mosmiratimi nga Shqiperia i procesit te destalizimit dhe afrimit sovjeto-jugosllav coi ne 1961 ne prishjen mes Tiranes dhe Moskes.

Veteizolimi total i Shqiperise

Nisi gjate luftes antifashiste dhe u kurorezua perfundimisht ne fund te viteve '70.Partia komuniste per te siguruar mbarevajtjen e revolucionit te saj e izoloi plotesisht vendin.Kudo kufirin e Shqiperise ekzistonin disa zona te ndaluara te cilat ruheshin nga ushtria dhe ishin te rrethuara me mur me tela ,me gjemba, me korent.Ne rast se doje te udhetoje duhet te ishe i pajisur me nje leje nga ndermarrja ku ishe i punesuar.Cdo shqiptar qe mundohej te largohej ,tradhetonte atdheun dhe idealin e socializmit.
Fundi i periudhes komuniste ne Shqiperi
Me renien e nje sere regjimesh diktatoriale ne Europen Lindore te vitit 1989,segmente et ndryshme te shoqerise shqiptare u bene politikisht aktive dhe filluan te ngrihesh me force kunder qeverisjes diktatoriale.Keshtu ne dhjetor te 1990 filloj renia e komunizmit ne Shqiperi me demostratat antikomuniste studentore.
BUJQESIA
Kolektivizimi i bujqesise u propagandua si menyre e vetme per zhvillimin dhe modernizimin e bujqesise shqiptare. Synimi i drejtuesve te PPSH-se ishte eleminimi i prones private dhe vendosja e bujqesise teresisht nen kontrollin shteteror.
INDUSTRIA
Drejtimi me i rendesishem i politikes ekonomike te shtetit shqipetare gjate regjimit komunist ishte inustrializimi i vendit. PPSH-ja shpalli se do ti jepte perparesi industrise se rende. Ne vitin 1970 perfundoi procesi i elektrifikimit te vendit nje sukses mjaft i rendesishem i shtetit Shqipetar.
Pas nderprerjes se ndihmave te RP-se te Kines shtetit i mungonin shume mjete financiare per projektin ambicioz te industrializimit.
INDUSTRIALIZIMI I VENDET
ARSIMI
Shteti shqipetar ka trasheguar nje sistem arsimor jo shume te konsoliduar dhe me nje shkalle te larte analfabetizmi. Ne gusht 1946 u miratua ligji per Reformen Arsimore
KULTURA
Gjate regjimit komunist kultura shqipetare u zhvilluan nen kontollin dhe censuren e shtetit. Ato duhet ti sherbenin edukimit komunist te shqipetareve nese artistet nuk u permbaheshin ketyre qellimeve, ndaj tyre mereshin masa te rrepta, deri ne burgime te gjata dhe inernime
ARTI
Arti u mbeshtet ne parimet e metodes se realizmit socialist. Pavarsisht kufizimeve ideologjike shkrimtaret dhe artistet shqipetare jo rralle here arriten te dilnin jashte korrnizave ideologjike dhe bene art te vertet
Rënia e komunizmit në Shqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore[1]. Zgjedhjet e marsit të vitit 1991 i lanë sërisht komunistët në pushtet, por një grevë e përgjithshme dhe opozita qytetare, shpunë në formimin e një koalicioni i cili përfshiu edhe jo-komunistë. Komunistët shqiptarë u mundën nga opozita në zgjedhjet e marsit të vitit 1992, mes kolapsit ekonomik dhe protestave shoqërore.
Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës autokratik.
Lëshim pas lëshimi, nga demonstratat e shumta, fuqia absolute e shtetit totalitar u dobësua. Paqëndrueshmëria ekonomike e trashëguar, ajo politike ndryshimet e vrullshme shoqërore e politike bënë që të binin njëri pas tjetrit një sërë qeverish.
Në marsin e vitit 1992 në zgjedhje fitoi opozita anti-komuniste e udhëhequr nga Partia Demokratike. Ramiz Alia dhe dorëheqjen nga president i vendit dhe u pasua në këtë post nga vetë Sali Berisha, që u bë kështu lideri i parë demokratik i Shqipërisë që prej kohës së para diktaturës.

Renia e Komunizmit
Projekt
Lenda:Histori
Tema: Shqiperia ne vitet 1912 /1990
Nentemat :1)Shteti Shqiptar ne vitet 1912-1914
2) Shqiperia gjate regjimit te Princ Vidit dhe Luftes se Dyte Boterore .
3) Republika Shqiptare ne vitet
1920-1924
4) Shteti Shqiptar nga viti 1925-1928
5) Mbreteria Shqiptare 1928-1939
6) Shteti Shqiptar ne vitet 1944-1990.

Konkluzione
Shqiperia gjithmone ka qene nje popull i mekembur nga Fuqite e Medha .
Zhvillimet historike nepër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, shpesh të ngarkuara me fatkeqësi fatale, kanë bërë që kombi shqiptar të humbasë kohë dhe si rrjedhim të mbesë mbrapa kombeve të tjera si motra në Evropë. Nuk është se shqiptari nuk kishte gjallëri dhe prirje për të ecur hap më hap me kombet e tjera. Shqiptari luftoi, e u dogj por mbijetoi, gjithmonë me bindjen se ''Kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë.'' Rrjedha e shekujve e bëri atë që të priste me vuajtje e durim -- në një hapësirë gjeografike të tijën të zvogëluar nga grabitqarët fqinjë-- duke kapërcyer sulmet armiqësore dhe planet ngatërrestare shekullore të armiqëve të kombit shqiptar dhe bashkpuntorëve djallëzorë të tyre.
Jemi ne ata te cilet mund ta ndryshojme kete rrjedhim .Sduhet te leme ate te neperkembet perseri por te luftojme per te drejtat e ketij populli ashtu sic bene paraardhesit tane per ne .
Full transcript