Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Parqet Kombetare

No description
by

Kris Ushe

on 17 April 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Parqet Kombetare

Rendesia e Pyjeve
1) Pyjet mbrojne furnizimin e ujit,
2) Frenojne permbytjet,
3) Mbushin rrjedhat ujore nentokesore,
4) Sigurojne ambjente çlodhese per njeriun dhe te rendesishme per kafshet e egra
5) Sigurojne nje numur te madh produktesh druri.
6) Filtrojne ujin dhe ajrin nga ndotesit e ndryshem
7) Ruajne ujin dhe perberesit ushqimore
8) Mbrojne dherat, fushat lumore dhe perrenjte
9) Sigurojne nevoja estetike dhe nevoja te tjera njerezore
10) Sjellin perfitime te dukshme per ujerat, kullotat dhe komunitetet
11) Jane nje nga perberesit me te rendesishem te sistemit ekologjik
12) Jane faktore qe sherbejne per normalizimin dhe vazhdimesine e jetes ne toke.
13) Pylli eshte rregullatori i pazevendesueshem i parametrave ekologjike te planetit tone.

Prerja e paligjshme e pyjeve
Shkatërrimi i pyjeve në nivel qendror dhe lokal, ende mbetet një dukuri mjaftë shqetësuese. Zyrtarë të institucioneve thonë se kjo dukuri çdo ditë shënon rritje. Këtë vit pritet të pajisen me armë mbrojtëse rojtarët e pyjeve.

Mbrojtja e pyjeve nga prerja ilegale e dorës së njeriut, është shumë e rëndë. Sezoni dimëror konsiderohet si një ndër sezonet ku prerja e pyjeve bëhet në mënyrë ilegale. Krimi i prerjes pa kriter te pyjeve nuk kursehet as tek drunjte e rinj, duke rritur ne menyre te parikuperueshme demin ndaj tyre.
Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Statistika
Pyjet dhe kullotat mbulojne rreth 1,5 milion hektare ose 52% te siperfaqes totale te Shqiperise. Mbeshtetur ne te dhenat kadastrale te vitit 2005, pyjet mbulojne 1.043 mije hektare ose 36% te siperfaqes totale, e cila eshte klasifikuar,
ne pyje te larte 458 mije hektar, ne pyje te ulet 325 mije hektar dhe shkurre 260 mije hektare. Duke iu referuar formave te pronesise, pyjet shteteror jane 690 mije hektare, pyje komunal 336 mije hektare dhe pyje privat 17 mije hektare.
Jane mbjelle 7 mije fidane dhe ne nje hark kohor prej 4-5 vitesh parashikohen te mbillen 10 milion fidane.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, për të festuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve dhe pemëve jashtë pyjeve.
Pyjet janë qendrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe janë një burim i ushqimit, jetesës dhe ujit.
Shpresohet se Dita Ndërkombëtare e pyllit do të ndihmojë njerëzit të njohin rëndësinë e pyjeve

Katastrofa pyjore ne Shqiperi
Shqiperia , si nje vend bregdetar dhe mesdhetar eshte shume e pasur me pasuri pyjore.Rreth 36 % e territorit te saj perbehet nga pyjet.Megjithate , askush nuk mund te na thote me saktesi se sa siperfaqe zene pyjet ne Shqiperi. Ne cdo raport qe publikohet mbizoteron fiktiviteti, fshehja e shifrave reale, dhe manipulimi i tyre. Ne kete menyre krijohet nje destabilitet dhe nje amulli, pasi masat dhe reformat qe duhet te ndermerren , do te karakterizohen nga mungesa e efiktivitetit dhe thellimi i gjendjes katastrofale qe po ndodh me pyjet shqiptare

Ne duhet dhe mund t'i ruajmë pyjet
Disa Parqe natyrorë dhe kombëtarë të Shqipërisë
Parku natyror i Dajtit

Ndodhet në lindje të kryeqytetit të
Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate . Ky park është një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet “Ballkoni natyror i Tiranës”. Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te veçante.

Parku Kombëtar i Lurës
Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të
Masivit “Kurora e Lurës”. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet
akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë.
Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave”
që ofron pamje shumë çlodhëse.
Parku Kombetar “Prespa”
Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke perbere ne kete menyre edhe Parkun Kombetar me te madh te Shqiperise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.
Vlerat

e pyjeve
Parqet natyrore dhe kombëtare të Shqipërisë
Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë, Lumi i Gashit , Rrajca dhe Kardhiq , 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura resursesh. Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sip së përgjithshme të vendit. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940 me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë Kune-Vain-Tale në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit në Berat.
Ruajtja e pyjeve është një prej formave të mbajtjes konstante të ndryshimeve
klimatike e në të kundërtën shkatërrimi i tyre shihet si një nga faktorët që do të ndikoi
në rritjen e këtyre ndryshimeve. Por jo vetëm kontributi që japin pyjet në ndryshimet
klimatikë është i vlefshëm, pyjet janë ekosisteme me vlera multidimensionale.
Pyjet u japin strehë njerëzve dhe kafshëve, ruajnë shumëllojshmërinë
biologjike, janë burim i ujit, ajrit të pastër, tokës së shëndoshë, ushqimit
dhe barnave mjekësore. Pyjet jo vetëm që japin drurin si material i rigjenereushëm,
por rregullojnë edhe furnizimin me ujë dhe mbrojnë nga kushtet ekstreme të motit.
Përveç kësaj pyjet janë zona të rëndësishme çlodhjeje me vlera kulturore e turistike.
Pra pyjet jo vetëm që janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes së mjedisit të pastër por
janë edhe një faktor ekonomik me rëndësi jetike për njeriun.


Punoi: Grupi 12
Full transcript