Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Tema:Uji-shfrytezimi i burimeve ujore

No description
by

Megi Domi

on 13 May 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Tema:Uji-shfrytezimi i burimeve ujore


Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur.
Pasuritë ujore shqiptare - vlerat dhe gjendja mjedisore e tyre
Sipas Stanners et Bourdeau (1995), Shqipëria renditet ndër vendet e para të Evropës përsa i përket sasisë së ujit për frymë të popullsisë. Sasia e ujit për frymë/vit arrin mbi 13’000 m3 ;rreth 44% e sasisë së ujërave buron brenda vendit. Rreth 247 liqene natyrore, shumica e të cilave me origjinë karstike, me përmasa të vogla (nga 1 deri në disa dhjetëra ha) gjenden në gjithë territorin e vendit. Ndër më të mëdhenjtë, më interesantët dhe më të rëndësishmit janë liqenet ndërkufitare të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës. Mbi 152 lumenj rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik (Kabo, 1990-1991; fig. 1-1). Ata janë të rrëmbyeshëm, gërryes në pjesën lindore dhe përgjithësisht formojnë shtrat të gjerë dhe të lakuar në Ultësirën Bregdetare Perëndimore.
Pavarësisht nga bonifikimi për qëllime bujqësore, ekzistojnë ende
rreth 15’000 ha sipërfaqe lagunore bregdetare, q që shërbejnë si strehë për mbrojtjen,
riprodhimin e shumë gjallesave,
ujore me rëndës ekologjike
dhe ekonomike
Mati dhe Fani
Fani është ushqyesi kryesor i lumit të Matit, ai është formuar nga Fani i Madh dhe Fani i Vogël të cilët bashkohen afër Rrëshenit.Uji ka mineralizim të ulët 162 mg/l. Ujërat e tij përdoren kryesisht për vaditje.

Ishmi, Tirana dhe Lana
Ishmi rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore (74 km i gjatë).
Sasia kryesore e lëndëve të ngurta që transportohen në det është 2 milionë tonë/vit. Ujërat e Ishmit përdoren për vaditje.
Ndotja e Lanes
Gjatë kalimit nëpër qytet, shumë shkarkime të lëngëta dhe të ngurta e transformojnë në një kanal të ujërave të zeza.
Semani, Osumi dhe Gjanica
Semani rrjedh në Shqipërinë Qendrore .
Ndotja e ujerave
Në vendin tonë nuk ka monitorim të ujërave të ndotura. Ujërat industriale janë një ndër ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Burimet e ndotjes janë mbeturinat e ushqimit, hedhurinat industriale, teknologjike dhe kanalizimet e qyteteve.
Uji,Rendesia
T
ema:Uji-shfrytezimi i burimeve ujore
-vleresimi dhe ndikimi i ndotjes

Grupi 2:Megi Domi
XII4

Uji gjendet kudo në natyrë, edhe në trupin e
njeriut.
3/4 e tokës është ujë.
95.5% e ujit të botës gjendet nëpër dete dhe oqeane.
70 % e trupit te njeriut është ujë.
4.5% është uj i pijshëm, megjithatë më shumë se gjysma e këtij uji është në formë akullnaje.
2% të ujit është në disponimin tonë.
Rreth 2/3 e peshës trupore përbëhet nga uji.
Ujërat e Matit kanë përgjithësisht cilësi të mirë, megjithëse ai mund të ketë ngarkesë me metale të rënda, si Cu, Cr, Fe, Zn etj., me origjinë natyrore ose antropogjene. Në dhjetëvjeçarët e kaluar, ndotje janë shkaktuar nga shkarkimet e ngurta dhe të lëngëta të minierave dhe fabrikave të pasurimit të bakrit dhe kromit të cilat hidheshin drejtëpërdrejt në lumë.
Lana, është degë e lumit të Tiranës . Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal t sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit. ujërat e Ishmit dhe të Tiranës janë nga më të ndoturat. Mbeturinat urbane janë burimi kryesor iëndëve ndotëse. Shumë
kritike është gjendja në lumin e Lanës.
Vetëm 6-7 vjet më parë në brigjet e Lanës u ngritën mbi 400 objekte, dhe mbi 5’000 m3 lëndë të ngurta u hodhën në lumë. Pas vitit 2001, pjesa e lumit brenda qytetit u sistemua. Gjithë ndërtimet përgjatë brigjeve u shembën dheu rigjelbëruan. Pavarësisht nga kjo, cilësia e ujërave mbetet ende shqetësuese, përderisa shkarkimet urbane nuk janë tësistemuara në kanale të mbyllura. Kjo vihet re dhe ndihet menjëherë;përgjatë brigjeve të lumit ndjehet dukshëm era e ujërave të zeza.
Duke marrë në konsideratë kushtet
hidrometeorologjike,ujëmbledhësi i Semanit është më i varfëri nga të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, lidhur me ujërat nëntokësorë.
Dega kryesore e Semanit, Devolli, buron nga shpatet jug-lindore te maleve të Moravës.
Mineralizimi ujit është 390 mg/l.
Osumi është degë kryesore e Semanit.Uji ka
mineralizim mesatar prej 345 mg/l .
Lumi i Gjanicës
Lumi i Gjanicës degë e Semanit, është lumi me ndotje më të rëndë në Shqipëri.
Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë
me mbeturina me origjinë nafte e nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftë nxjerrëse e Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh. Duke kaluar mes qytetit të Fierit,përpara se të bashkohet me Semanin në tëshkarkohen mbeturinat
urbane, duke e bërë ujin e tij pa asnjë formë jete. Eshtë vlerësuar se çdo muaj në Gjanicë derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina t lëngëshme me përmbajtje hidrokarburesh dhe vajra industriale . Krahas dëmit në
florën dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit
për vaditje dhelegtori është me rrezik
Ndotësit më të mëdhenj në vend janë: KEK-u, Ferronikeli, Sharrcemi, Minierat e Trepçës, Kizhnicës, etj. Si shkaktarë tjerë të ndotjes së ujit janë edhe kripërat e tretura: kloridet, sulfatet, etj, të cilët koncentrohen gjatë ujitjes së tokave. Gjithashtu, detergjentet dhe
derivatet e ndryshme të naftës,jane
vecanterisht te rrezikshem.
Sot, ujin e ndotin edhe komunikacioni ujorë, agrokemikatet (pesticidet dhe plehrat kimike), fabrikat, pastaj metalet nga proceset industriale, etj. Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokës. Lumenjtë çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si plehra dhe pesticide. Të gjithë këta ndotës e gjejnë rrugën deri në lumë e nga andej përcillen deri në det ose në oqean.
Mbrojtja nga ndojtja
Mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.
Full transcript