Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Untitled Prezi

No description
by

Valon Nushi

on 10 July 2014

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Untitled Prezi

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE– NATYRORE 

VLORA NUSHI SHILEKU 

“NDIKIMI I NDOTJES SË AMBIENTIT ME METALE NË MITROVICË NË AKTIVITETIN E ENZIMIT DEHIDRATAZA E ACIDIT DELTA AMINOLEVULINIK VLERË TË HEMATOKRITIT DHE PËRQËNDRIM TE DISA METALEVE NË FEMURIN E PËLLUMBIT URBAN (Columbia Livia – Forma Domestica)

PUNIM I MASTERIT
Prishtinë, 2013

Falënderim
Ky punim i masterit është realizuar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Departamentin e Biologjisë, në Prishtinë, nën mbikqyrjen e Prof.Dr. Qerim Selimit, të cilin e falendëroj për ndihmën që më ka ofruar gjatë të gjitha fazave të realizimit të këtij punimi të Diplomës së Masterit.
Falendëroj gjithashtu anëtarët e komisionit, Prof.Dr.Isa Elezaj dhe Prof.Dr. Kasum Letaj të cilët me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre më ndihmuan që ky punim të merr formën përfundimtare.
Falendëroj gjithashtu familjen time për përkrahjen dhe mirëkuptimin që më dhanë gjatë realizimit të punimit.
Ndotja e mjedisit jetësorë në Mitrovicë dhe rrethinë, si problem ekologjik, kishte marë përmasa më të gjëra pas vitit 1930, atëherë kur eksploatimin e minierës së Trepçës e bënte kompania angleze “Trepça mines Limited” (Monografia Jubilare “Trepça”, 1974).
Burimet kryesore të ndotjes industriale kanë qenë njësitë si shkrietorja, rafineria, flotacioni, fabrika e akumulatorëve dhe fabrika e acidit sulfurik, të kombinatit “Trepça” si dhe Fabrika e Plehrave Superfosfate. Puna e këtyre njësive bëri që Mitrovica të jetë një ndër qytetet më të ndotura në Evropë.
Në qytetin e Mitrovicës me rrethinë, ndotësit kryesorë të atmosferës ishin: dioksidi i squfurit (SO2), flori, plumbi, zinku dhe kadmiumi dhe metalet tjerë, vlera e të cilëve i tejkalonte përqëndrimet maksimale të lejuara (PML) me dhjetëra e nganjëherë edhe me qindra herë (Popovac dhe bashkëp.; 1981).
Përqëndrimi mesatar vjetor i plumbit në ajër në qytetin e Mitrovicës, sipas Popovac dhe bashkëp., (1981) sillej ndërmjet 21,3-29,2 µg/m3. Gjatë korrikut të vitit 1981, përqëndrimi i plumbit në ajrin e këtij rajoni kishte arritur vlerë të lartë që ishte rreth 50 herë më e lartë se sa përqëndrimi maksimal i lejuar (PML) te ne (2.0µg/m3), ose 100 herë më i lartë se PML (1.0µg/m3) në Zvicër (Eëers dhe Schlipkoter, 1991).                       
Ndonëse kanë kaluar mbi dhjetë vite që kur është mbyllur shkrietorja e plumbit dhe zinkut në Mitrovicë, si dhe janë mbyllur të gjitha repartet përcjellëse, konsiderohet se ndotja e truallit, ujit, pemëve, perimeve e në një masë të caktuar edhe e ajrit në Mitrovicë paraqet rrezik të lartë të kontaminimit me metale të rënda, si rezultat i shtresimit të tyre për disa dekada.
Hyrje
Materiali dhe metodat
Metodat e punës
Metodat e punës
Metodat e punës
Ka një përdorim të gjerë në industrinë e akumulatorëve, rafinimin e karburantëve, në industrinë e ngjyrave, e prodhimeve plastike, procesin e galvanizimit, prodhimin e legurave të plumbit, në industrinë grafike, ushqimore.
Mund të dëmtojë në masë të madhe organet ose sistemet e organeve, lidhet me grupet sulfhidrile, amine, fosfate dhe karboksile, pengon hyrjen e kalciumit në reaksione me proteinat
Për grupet sulfhidrile ka afinitet më të madh.
Lidhet gjithashtu edhe me metalotionine
Nuk është konstatuar se bën zhvendosjen e zinkut dhe bakrit prej tyre.
MATERIALI:
Për realizimin e këtij hulumtimi janë siguruar 10 pëllumba (të dy gjinive), të rritur në një fermë private në qytetin e Mitrovicës në mjedis “jo” të kontaminuar me metale të rënda. Pas sjelljes në laborator janë marrë mostrat dhe është bërë analiza e aktivitetit të (D-AAL) , vlera e hematokritit, niveli I plumbit në gjak dhe përqëndrimi i Pb, Zn dhe Cu në indin e femurit.
Figura1. Në fotografi është paraqitur oborri i fermës prej nga janë siguruar pëllumbat (Columba livia-forma domestica), në Mitrovicë.
Figura 2, 3. Të gjithë pëllumbat janë trajtuar me anestezion (eter) para dekapitimit të tyre.
Fig. 4 Pamja e pëllumbave pas dekapitimit
Aktiviteti i enzimit dehidrataza e acidit delta-aminolevulinik (D-ALA), është analizuar me metodën Evropiane të standardizuar sipas Berlin dhe Schaller (1974).
Vlera e hematokritit është përcaktuar me metodën standarte (mikrohematokriti).
Përcaktimi i koncentrimit të Pb, Zn dhe Cu është bërë me metodën e spektrofotometrisë të absorbcionit atomik (AAS) sipas metodës së Blanusa (Blanusa dhe Breski, 1983).
ANALIZA E PLUMBIT, E ZINKUT, DHE E BAKRIT NË FEMURIN E POPULLATËS SË PËLLUMBIT URBAN (C.Livia-forma Domestica).
ANALIZA E AKTIVITETIT TË ENZIMIT D-ALA NË GJAK
Analiza është bërë në këtë mënyrë:
Janë marë tri epruveta centrifugimi, ku njëra prej tyre ka shërbyer si provë e verbër, secila ka permbajtur nga 1.3ml ujë të destiluar
Në të tri epruvetat është shtuar 0.2ml (200µl) gjak dhe janë përzier mirë
Në banjo ujore, për 10 minuta, në temperaturë 42°C
Prova e verbër- është shtuar 1ml e tretjes 10% të acidit treklor acetik (TCA),
Në të tri epruvetat janë shtuar nga 1ml substrat 0.01 molar të acidit aminolevulinik të përgatitur në puferin fosfat (pH=6.4±0.01), dhe janë përzier mirë.
Epruvetat -rishtas në banjo ujore, në temperaturë 42°C ne kohëzgjatje prej 60 minutash.
Përcaktimi - me teknikën e spektofotometrisë së absorbcionit atomik (SAA) teknika me flakë sipas metodës së Blanushës dhe Breshkit (Blanusa dhe Breski, 1981).
Pas dekapitimit, pëllumbave u është marë femuri i djathtë,
Femurët janë peshuar dhe vendosur në gota laboratorike 50ml.
Mostrat janë tharë në 105 °, së paku 12 orë, kurse pas ftohjes janë peshuar.
PËRPUNIMI STATISTIKORË I REZULTATEVE
Rezultatet
Mostrat e çdo standardi janë përthithur drejtpërdrejt në spektrofotometrin e absorbcionit atomik me flakë (UNICAM 929)
Kalibrimi - me metodën e shtimit standard të elementeve të analizuara në H2O-Re në mënyrën që vijon:
Pb
është lexuar absorbacioni i plumbit në gjatësinë valore 283.3nm.
Kurba kalibruese është bërë duke i shënuar përqëndrimet e tretura të plumbit në abshisë (x) dhe absorbacionet përkatëse në kordinatë (y) të sistemit koordinat.
Zn
është lexuar absorbcioni i zinkut në gjatësinë valore 213.9 nm. Në bazë të vlerave të fituara, është përpiluar kurba kalibruese.
Cu
është lexuar absorbacioni i bakrit në gjatesinë 324.7 nm. Në bazë të vlerave të fituara,është përpiluar kurba kalibruese.
Përpunimi statistikor i të dhënave është realizuar me kompjuter, duke përdorur programet për përpunimin statistikor të të dhënave, Sigma Stat 3.5, 2005
Rezultatet e këtij punimi janë shprehur si vlera mesatare (X), ± devijim standard (DS).
Tabela.1. Aktiviteti i enzimit dehidrataza e acidit -aminolevulinik, vlera e hematokritit dhe niveli i plumbit në gjakun e pëllumbit urban (Columbia Livia-forma domestica) të qytetit të Mitrovicës
Tabela.2. Koncentrimi i Plumbit, Zinkut dhe Bakrit (Pb, Zn, Cu), në femurin e pëllumbit urban (Columbia Livia-forma domestica) të qytetit të Mitrovicës.
Vërejtje: Rezultatet janë paraqitur si vlera mesatare (X). ± = S.D. devijimi standard. Në kllapa është shenuar numri i individëve.
Grafikoni 2. Koncentrimi i Plumbit, Zinkut dhe Bakrit (Pb, Zn, Cu), në femurin e pëllumbit urban (Columbia Livia-forma domestica) të qytetit të Mitrovicës
Grafikoni.1 Aktiviteti i enzimit D-AAL, vlera e hematokritit, niveli i plumbit në gjak te pëllumbi (Columbia Livia-forma domestica) në Mitrovicë.
Plumbi
Zinku - doza e rekomanduar te njeriu :

5 mg te fëmijët e posalindur
15mg te personat e rritur (ATSDR, 1989).
Zinku në plazmë kompleksohet me ligandën organike.
Niveli i Zn në serum dhe plazmë sillet prej 80 deri në 150 mg/dL.
Shumica e enzimeve humbin aktivitetin e tyre në mungesë të Zn.
Deficiti i Zn është shkak i çrregullimeve olfaktore te njeriu në 33% të rasteve (Zapsalis dhe beck,1985).
Dozat toksike të zinkut inkibojnë aktivitetin e fosfatazës alkalike në zorrë intestinale, ksantin oksidazës, katalazës së mëlçisë,citokromoksidazës, sukcinildehidrogjenezës.
Ndryshojnë ekskretimin e azotit, fosforit dhe squfurit.
Zinku
Është komponent përbërës i transportit të elektroneve në mitokondrie. Ndikon në absorbimin e Fe, në lidhjet kryqëzore të molekulave të indit lidhor;Në mbajtjen e nivelit të neurotransmiterëve dopaminë dhe norepinefrinë, mielinizim, metabolizëm të lipideve sintezën e melaninës (O’Del, 1976).
Është pjesë përbërëse e disa enzimeve p.sh. tirozinazës, citokrom oksidazës, superoksid dismutazës, amino oksidazës, urikazës.
Është i rëndësishëm në inkorporimin e hekurit gjatë formimit të hemoglobinës.

Organizmat indikatorë të akumulimit të angjensëve biologjikisht jodegradues (pesticidet dhe metalet e ndryshme joesenciale, p.sh. Pb, Cd, dhe Hg) janë:
Karnivorët e ndryshëm-që zakonisht gjenden në maje të vargut trofik.
Organizmat të cilët i karakterizon metabolizmi i lartë;
Organizmat të cilët kanë një kontakt intenziv me mjedisin, sic janë shpezët (në këtë rast pëllumbi urban-Columbia Livia ).
Organet adekuate kritike të akumulimit jane:Eshtrat,dhëmbët, flokët etj., Prej indeve të buta: muskujt, mëlçia,veshkët, shpretka, truri, palca, etj.
Bakri
Testi më senzitiv ndaj helmimit me plumb- Inhibimi i aktivitetit të enzimit dehidrataza e acidit delta aminolevulunik (D-AAL) në eritrocite
Enzimi dehidrataza e acidit delta aminolevulinik katalizon hallkën e dytë të sintezës së hemit, sintezën e monopirolit porfobilinogjen, nga acidi delta aminolevulinik. D-AAL është konstatuar në: palcën e eshtrave, indin e mëlçisë, veshkës, trurit, eritrocitet e gjakut periferik.

Përparësitë e analizës së D-AAL:
Inhibohet në raste të helmimit me doza shumë të vogla me plumb (0.02µl)

Mangësitë :
Koncentrimet e plumbit mbi këtë prag nuk japin përgjigje në inhibim të mëtutjeshëm të këtij enzimi
Rënia e aktivitetit të tij është konstatuar në raste të plumbizmit profesional dhe banorët e qyteteve të mëdha.
D-AAL
Qëllimi i hulumtimit
Konstatimi i efektit të ndotjes me metale të rënda në, aktivitetin e enzimit dehidrataza e acidit delta- aminolevulinik (D-ALA),
Vlerën e hematokritit (Hct %) si dhe
Akumulimin e disa metaleve (Pb, Cd, Zn dhe Cu) në femurin e individëve të popullatës të pëllumbit urban (Columba Livia forma - Domestica), të rritur në një fermë private në qytetin e Mitrovicës.
Pas trajtimit të pëllumbave me anestetik, mostrat e gjakut janë marë nga zemra me anë të shiringut të heparinizuar dhe janë bartur në epruveta për centrifugim, të cilat paraprakisht janë errësuar me folje alumini dhe kanë përmbajtur 0.02 ml heparinë/ml gjak.
ANALIZA E AKTIVITETIT TË ENZIMIT DEHIDRATAZA E ACIDIT DELTA-AMINOLEVULINIK (D-ALA) NË GJAK
Në dy epruvetat paralele të dedikuara për përcaktimin e aktivitetit të D-ALA, është shtuar nga 1ml tretje 10% të acidit treklor acetik TCA.
Pastaj, të tri epruvetat janë centrifuguar për 10 minuta, me nga 3000 rrot/min.
Nga çdo epruvetë është marrë nga 2.0ml supernatanti i pastër dhe është bartur në tri epruvetat tjera; ku, në secilën prej tyre është shtuar nga 1 ml reagens të Erlich-ut.
Pas 10 minutave është lexuar absorbacioni, në spektrofotometër në gjatësi valore 555nm.
Aktiviteti i enzimit D-ALA, është shprehur për litër të eritrociteve, sipas barazimit:

D-AAL(U/LE)=A555 e korrigj./%Htc x 1881.7
Gypi kapilar mbushet me gjak deri në nivelin përafërsisht, 70% të gjatësisë,
Kapilari mbyllet me parafinë speciale dhe centrifugohet për 5 minuta në 10.000 rrot./min.
Pas centrifugimit, kapilarët lexohen në letrën lexuese të hematokritit, të shprehur në përqindje (%).
Analiza e hematokritit
Mostrat e gjakut të bartura në epruveta sterile të heparinizuara (pa prani të gjurmës së metaleve), janë dërguar në laboratorin për analizën e metaleve në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Republikës të Kosovës në Prishtinë.
Analiza e nivelit të plumbit është bërë direkt në gjakun e patrajtuar me teknikën e spektrofotometrisë së absorbcionit atomik me kivetë grafite (GFAAS) me absorber të tipit UNICAM 929.
Niveli i limitit minimal të detektimit të plumbit me metodën e zbatuar ishte 0.5 µg/dl.
Mostrat janë lexuar në treplikat dhe prej tyre është marrë mesatarja si vlerë përfundimtare e nivelit të plumbit në gjak.
Analiza e plumbit në gjak
Mostrat janë vendosur në furrë për djegje 24 ore - temperatura është ngritur gradualishtë në 300 gradë.
Ditën e dytë temperatura gradualisht është ngritur në 450 gradë, mostrat janë djegur edhe 24 orë.
Është bërë zbardhja e mostrave me tretje 67% të acidit nitrik (të redestiluar 91ml 67% të acidit nitrik në 1g të masës së thatë) duke i nxehur në pllakë të nxehtë
Pas avullimit dhe ftohjes, mostrat rishtas janë vënë në furrë për djegje në temperaturë 450°C për disa orë.
Pas zbardhjes, mostrat janë zbutur dhe bartur në enë normale 10ml, dhe janë mbushur me ujë të redistiluar,
në fund tretja përmbante 10% acid nitrik.
Krahas çdo serie të mostrave, janë vendosur së paku katër prova të verbëta.
Tretësirat janë përthithur drejpërdrejtë në absorberin atomik me flakë (UNICAM 929) dhe janë lexuar absorbancat e Pb, Zn, dhe Cu.
Përqëndrimi i metaleve të analizuara është bërë me leximin nga kurbat kalibruese dhe është llogaritur për gram të masës së thatë të indit të analizuar.
Kalibrimi
Rezultatet tona që kanë të bëjnë me vlera relativisht të larta të plumbit ne gjakun dhe indin e femurit të pëllumbi (Columbia livia-forma domestica) të qytetit të Mitrovicës, janë në harmoni me rezultatet e autorëve të ndryshëm

Konstatimet tona të nivelit të lartë të plumbit në indin e femurit të pëllumbit Columba Livia forma Domestica, janë në harmoni me të dhënat e disa autorëve sipas të cilëve, plumbi akumulohet para së gjithash në indet “joaktive fiziologjike”, siç është p.sh. indi eshtërorë

Vlerat e fituara të nivelit të plumbit te popullata e hulumtuar në këtë punim janë diqka më të ulëta në krahasim me rezultatet e konstatuara në pëllumbin urban (Elezaj dhe bashkp., 2008), të Mitrovicës gjatë hulumtimeve katër vjeçare (2000-2003).

Kurse aktiviteti i enzimit D-ALA në gjakun e popullatës së pëllumbit urban të formës shtëpiake në Mitrovicë është pak më i lartë në krahasim me rezultatet e raportuara nga autorët e ndryshëm në organizma të ndryshëm si minjët (Rozhaja dhe bashkp., 1990), mjellmat (Finley dhe bashkp., 1981), pëllumbi urban (Hutton, 1983: Drach, 1987: Ohi dhe bashkpunëtorët., 1981: Elezaj dhe bashkp., 2008, Selimi dhe bashkp., 2008), pulat vojse (Elezaj dhe bashkp., 1989; Bakalli dhe bashkp., 1990).
Rezultatet tona të cilat kanë të bëjnë me aktivitetin e inhibuar të enzimës (Pb 50.6; D-AAL 5.2 U/L.E) në gjakun e pëllumbit – forma domestica janë në harmoni me rezultatet e fituara në laboratorin tonë:

Elezaj dhe bashkëp (1988), pas ekspozimit 30 ditor të pulave vojse (Hybro hysex) në Mitrovicë konstatojnë vlerën e Pb në gjak 53 ug/dl kurse aktivitetin e enzimit D-AAL13 U/L.E

Rozhaja dhe bashkëp. (1990) pas ekspozimit një mujor të miut laboratorik (Wistar) në oborrin e shkritorës në Zveçan konstatojnë përqëndrim të Pb në gjak 21.8 ug.dl ndërsa aktivitetin enizmit 4.0 U/L.E.

Elezaj dhe bashp. (2008) te pëllumbi urban në Mitrovicë gjatë periudhës 2000-2003 pas mbylljes së shkritores në gusht të vitit 2000, konstatojnë:
Në vitin 2000; Pb 84- D-AAL 0.85;
Në vitin 2001; Pb 95- D-AAL 0.66
Në vitin 2002; Pb 45 – D-AAL 3.06;
Në vitin 2003; Pb 0.70- DAAL 2.77 U/L.E
Në bazë të rezultateve të hulumtimit tonë, dhjetë vite pas mbylljes së shkritorës së plumbit dhe zinkut “Trepça”është konstatuar:

Vlerë e lartë e nivelit të plumbit në gjak

Në rastin e përqendrimit të plumbit në vlera “mesatare” si ind i akumulimit paraqitet gjaku e jo indi eshtëror.

Shkallë e lart e inhibimit të aktivitetit të enzimit dehidrataza e acidit δ-aminolevulinik në gjak.

Korrelacion negativ jo-sinjifikant mes aktivitetit të enzimit dehidrataza e acidit δ-aminolevulinik në gjak dhe i koncentrimit të plumbit, zinkut dhe bakrit në femur.

Se ndotja e mjedisit (toka, uji dhe ajri) me metale edhe dhjetë vite pas mbylljes së shkritores së plumbit dhe zinkut paraqet rrezik serioz për helmimin e popullatës humane dhe organizmave bimor dhe shtazor, të të gjithë niveleve të organizimit dhe mjediseve jetësore në qytetin e Mitrovicës dhe rrethinës.
Diskutimi
Konkluzat
Ju faleminderit për vëmendje!
Full transcript