Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Problemet mjedisore ne trevat shqiptare

No description
by

Sara Kokonozi

on 31 March 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Problemet mjedisore ne trevat shqiptare

Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit ose ndryshe ndotja e atmosferes , ka te beje me shtimin e substancave (ndotesve ) ne atmosfere qe ne kushte normale nuk do te ekzistonin. Ne kohet moderne , ndotja e ajrit eshte shpesh nje rezultat i aktivitetit njerëzor. Si ne cdo vend te globit edhe ne trevat shqiptare kjo ndotje eshte shkaktuar kryesisht nga 3 aktivitete te tij: Industrise, Transportit, Urbanizimit. Ku perkatesisht industria eshte pergjegjese per 50 % te ndotjes se ajrit, transporti 35% ndersa urbanizimi 15%.
Dy nga qytet me te ndotura ne trevat shqiptare jane Tirana dhe Elbasani.
Niveli i ndotjes ne Tirane kapërcen normat e Bashkimit Europian me mbi 20%. Matjet me te fundit te bera nga Agjencia Kombetare e Mjedisit deshmojne per nivel te larte te ndotjes se ajrit nga grimcat e pluhurit. Ne rritjen e nivelit te ndotjes ne kryeqytet ndikon trafiku i automjeteve, ndertimet por edhe menyra e pastrimit te qytetit ende me fshesa jo me makineri me uje sic eshte behet ne vendet e tjera .
Per sa i perket qytetit te Elbasanit , ndotja e ajrit ne kete qytet rezulton pak me e larte se normat tona kombetare , por nese krahasohet me normat e BE , atehere ndotja eshte shume here me e larte. Ku sipas ISHP-se normat tona kombetare ne krahasim me ato te BE lëvizin me 60%.
Megjithate po behen përpjekje per uljen e kësaj ndotje. Ministria e mjedisit eshte e angazhuar per uljen e nivelit te ndotjes me mbi 30% ne te gjithe vendin duke disiplinuar te gjithe faktoret qe ndikojne ne rritjen e cilesise se ajrit. Sipas nje projekti te fundit , do te behet nje monitorim i cilesise se ajrit urban ne 9 qytete sipas parametrave te Bashkimit Europian , nderkohe qe deri tani eshte bere vetem ne 3 ose 4 qytete.
Ndotja e ajrit ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne shëndetin e njerëzve. Ku mijera njerëz vdesin cdo vit nga sëmundjet e shkaktuara nga ky problem mjedisor. Disa nga semundhjet kryesore qe shfaqen ne mase jane : Kanceri, Semundje zemre dhe rreziku per atak, semundje mjekësie si cirroza dhe emfizema, astma, pneumonia dhe komplikacionet e saj, bronkiti etj
Ndotja e ujit dhe e tokave
Ndotja e resurseve natyrore eshte shqetesimi kryesor I vendeve te ndryshme ne mbare boten.Ndotja e ujit dhe e tokes: Ndotja e ujit dhe e tokes eshte bere nga derdhjet e shumta te ujerave te ndotur te fabrikave,uzinave,te komplekseve blegtorale,te ujrave te zeza te papastruara,nga perdorimi I kimikateve ne bujqesi etj.
Pasojat: Ndotja e liqeneve,lumenjve dhe deteve. Lumenjte me te ndotur jane Sitnica dhe Ibri ne Fushen e Kosoves,Gjanica dhe Semani (nga mbeturinat industrale te naftes), Shkumbini (prej mbeturinave te kombinatit metalurgjik) etj. Pasoja te tjera jane dhe ndotja e siperfaqeve te gjelberta. Jane demtuar bimet dhe kafshet,ndersa te njerezit jane shfaqur nje sere semundje te organeve te frymemarrjes,te gjakut,zemres,melcise,veshkave, semundje nervore e deri te ato kanceroze.Probleme serioze kane sidomos grate shtatezena,deri te lindja e femijeve te vdekur.Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë.
Problemet mjedisore ne trevat shqiptare
Site te trashegimise kulturore dhe boterore nga hapesirat shqiptare

Trashëgimia kulturore mbarëshqiptare është pjesa më fisnike me të cilën çdonjëri prej nesh ka të drejtën të krenohet dhe të prezantohet.Trashëgimia kulturore materiale :
Monumentet e Kulturës së Shqipërisë, Parku Kombëtar i Butrintit, në “World Heritage List”, UNESCO,qyteti-muze i Gjirokastrës, “Pasuri kulturore e njerëzimit”, 2005, qyteti-muze i Beratit, “Pasuri kulturore e njerëzimit”, 2008.
Kalatë dhe kështjellat, parqet Kombëtare Arkeologjike të Apolonisë, Rozafës dhe Bylisit, monumentet e kulturës së kultit: kishat, xhamitë dhe teqetë, monumentet e kulturës në ndërtimet popullore nga Gjirokastra dhe Berati si dhe kostumet popullore si kryevepra artistike popullore.
Dinastia e fotografëve Marubi dhe fototeka “Marubi”, Shkodër.
Problematika e hasur ne trashegimine materiale.
Banesat tradicionale të Elbasanit në listën e monumenteve të kulturës dhe me vlera të rëndësishme për arkitekturën dhe historinë e qytetit po shkojnë drejt zhdukjes. Nuk do të jetë e largët dita kur nga shtëpitë e vjetra karakteristike të mbeten vetëm fotografi, pasi shumë prej tyre ose janë shkatërruar ose janë në rrënim të vazhdueshëm.Të paktë janë ata që i kanë restauruar vetë dhe vazhdojnë të mbajnë me fanatizëm tiparet e vjetra të banesës të trashëguar brez pas brezi.Ka ende shtëpi që nuk janë vlerësuar duke u lënë në harresë, edhe pse ato cilësohen karakteristikë për lagjen e vjetër dhe nuk janë prekur në stilin e tyre. Brenda në Kala janë disa të tilla, por që çdo vit numri pakësohet dhe tjetërsimi është i dukshëm.Banesa e Sul Shahinit në lagjen “Partizani” (Karavelie) i shpallur monument më 1963-shin,banesa e vëllezërve Kopili,Banesa e Hajdar Sejdinit, lagjja “Alejdine” e shpallur monument më 1963-shin ,jane pothuajse te rrenuara .
Parashikimet per gjendjen mjedisore shqiptare

Për Shqipërinë ndikimet e ndryshimeve klimatike mund të përfshijnë rritjen e temperaturës, shpeshtësimin e kushteve ekstreme të kohës, rritjen e erozionit të bregdeteve dhe nivelit të deteve, ndikimin në biodiversitetin detar, rritjen e nivelit të ujit nëpër lumenj, nën ndikimin e hapur të baticës, shtimin e përmbytjeve, presionin e madh në burimet e ujit, uljen e pasurisë së biodiversitetit, etj. Por, bazuar në studim, përveç kësaj do të ketë probleme për komunitetet lokale, që varen nga shërbimet që i siguron ekosistemi (në formë të ujit për pije, karburanti, materialit për ndërtim, si dhe resurseve që mundësojnë korrjen) dhe të cilat mbajnë kushtet e pranueshme të jetesës.Ndikimi i ndryshimeve klimatike në biodiversitet pritet të ketë pasoja direkte dhe indirekte ekonomike. Mendohet se ndryshimet klimatike do të ndryshojnë ofertën e shërbimeve te ekosistemit në vitet e para të periudhës 2000-2050. Sipas studimit, vlerësohet se çdo vit do të humbasim shërbimet e ekosistemit, vlera e të cilave do të jetë 5-8 miliardë euro vetëm nga ekosistemi i tokës.
Ndotja e biodiversitetit
biodiversiteti paraqet llojshmerinje jetesore ne toke.Biodiversiteti perben aktualisht problemet me te medha ne bote.
Mjedisi ndotet ne toke,ne uje dhe ne ajer. Keshtu pergjegjesit kryesor te ndotjes se ujerave, shkarkimet urbane,industrial,bujqesore te zonave me te zhvilluara,si dhe shkarkimet e naftes ne zonat ku ajo nxirret apo rrjedhjet nga anijet naftembajtese.
Shirat acide te shkaktuara nga veprimtaria industrial,prekin kryesisht zonat e industrializuara por ne saje te veprimtarise se eres,ndotja perhapet edhe ne zona shume te gjera.
Rritja e temperatures ne toke ,e shkaktuar nga efekti sere ,po I prin shkrirjes se siperfaqeve te akullta dhe zvogelimit te tyre.Edhe ne zonat e bregdeteve dhe ishujt rrezikohen nga ngrohja e klimes pasi shkrirja e nje pjese te akullnajave con ne rritjen e nivelit te derit.Mbeturinat urbane permbajne edhe produkte kimike qe zbresin ne thellesi dhe ndotin burimet e nendheshme ujore..Ekspertet mendojne se nese do te vashdohet me kete ritem ,humbja e diversitetit do te kete pasoja fatale per njerezimin.Eksiztojne shume faktore te cilet jane shkaktare te zhdukjes se llojeve,por me te theksua jane:
-Rritja e numrit te popullsisene bote
Shkalla e larte e shpyllezimit te siperfaqeve te pyjeve
-Tharja e mocaleve
-Zhvillimi I shpejte industrial
-Ngrohja globale
-Shiu acid
Disa qytete te shqiperise sidomos Tirana dhe Elbasani jane shume te ndotu.Era e rende ,thithja e ajrit te ndotur jane disa nga problemet e perditshme me te cilat perballen qytetet, ku trafiku I automjeteve,shkarkimet industrial dhe ngrohja e banesave jane te perqendruara ne zona te ngushta.
Biodiversiteti eshte begati thelbesore per ndertimin e cilesise te jetes tone
Full transcript