Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Teatri i MOLIERIT

No description
by

Bianka Camaj

on 15 April 2016

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Teatri i MOLIERIT

Teatri i MOLIERIT
MOLIERI:
1. është një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullorë të teatrit botëror,

2. e shkëputi komedinë e tij nga dogmat e ngurta të klasicizmit,

3. i dha komedisë vendin që i takon si formë serioze arti me mundësi të mëdha shprehëse,

4. krijoi një vepër universale, që mbetet po aq e fuqishme edhe sot e kësaj dite.
Çështja e parë:
Biografia e Molierit dhe vendi që ai zë në teatrin botëror
-Fillimet e krijimtarisë së tij
-Arritjet e tij si komediograf janë pazgjidhshmërisht të lidhura me arritjet e tij si njeri i teatrit në krye të një kompanie që ai vetë e krijoi
-Molieri i dha komedisë vendin që i takon si formë arti serioze dhe me mundësi të mëdha shprehëse.
Çështja e dytë:
Vazhdon diskutimi mbi:
-Raportin e komedisë së tij me dogmat e ngurta të klasicizmit,
-Ndikimet e veprës së Molierit nga komedia romake, commedia del’arte dhe farsa franceze.
-Komedia e Molierit - një vepër universale, që mbetet po aq e fuqishme edhe sot e kësaj dite.
-Kaq popullore janë veprat dhe karakteret që ai krijoi, sa ato kanë hyrë në kulturën dhe fjalorin e përditshëm të shoqërisë bashkëkohore.
-Fillimet e krijimtarisë së tij
Ai u lind më 15 Janar të vitit 1622 dhe vdiq më 17 Shkurt të 1673.
Zhan-Batist Poklen është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze.

Jeta dhe krijimtaria e tij si komediograf dhe aktor skene i teatrit, i përkasin shekullit XVII, periudhë kjo që në historinë franceze njihet si periudha e sundimit të "mbretit diell" Luigjit XIV. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbretëror”, pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier.
Teatri i Molierit është i veçantë, origjinal dhe krejt i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve të vet, Kornejit e Rasinit.
Komedia e tij u ndikua nga komedia romake, commedia del’arte dhe farsa franceze (të cilat nuk janë zhanre të pastra, por mbartin si elemente komike e satirike, ashtu edhe elemente dramatike dhe tragjike).
Molierin nuk e shqetësonte shumë ideja e respektimit të rregullave të ngurta të klasiscizmit. Para se gjithash, ai dëshironte “t’i pëlqente publikut” dhe për të “kjo është rregulla e madhe e të gjitha rregullave”.
Sipas tij komedia duhet ta bëjë spektatorin të vetëkorrigjohet duke qeshur. Kjo cilësi u quajt katarsis komik. (d.m.th. të pastohesh shpirtërisht nëpërmjet së qeshurës).
Molier ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin.
Molier, i përket klasës borgjeze por kjo nuk e pengon atë t'i kundërvihet të metave të kësaj klase, duke kritikuar ashpër anët e saj të errëta. Ai gjithashtu është një kritik i ashpër i oborrtarëve dhe klasës së klerit dhe, për të përçuar mesazhin e tij të fortë kundër tyre, ai zgjedh satirën. Si çdo gjeni i kohës, edhe ai do kritikohej dhe do i shfaqen shumë pengesa në artin e tij, por këto pengesa vetëm sa do e vinin më në qendër të vëmendjes mjeshtërinë e tij krijuese.
Me pendën e tij, ai i kundrejtohet çdo vesi dhe zakoni të shoqërisë njerëzore, që shpërfytyrojnë personalitetin e njeriut.
Molieri shprehu nëpërmjet teatrit mendimin e vet për shumë nga problemet kryesore të epokës kur jetoi, si për shembull: hipokrizinë klerikale dhe shoqërore, degjenerimin moral e shpirtëror, preciozitetin, kopracinë, tendencën e një pjesë të borgjezisë për të imituar fisnikërinë, martesën borgjeze e despotizmin prindëror etj.
Molieri e ktheu kështu komedinë në gjini serioze, duke e lidhur artin e tij me jetën dhe me njeriun e gjallë.
Ai krijoi dy lloje të reja të komedisë:
1) komedia e karaktereve – zhvillimi i një karakteri të caktuar
2) komedia e zakoneve – subjekti lidhet me zakonet e shoqërisë së lartë të sallone mondane
Veprimi komik në veprat e tij rrjedh natyrshëm, shpejt dhe me tensionime. Kjo karakterizohet jo vetëm me situatat e freskëta komike, kthesat e papritura dhe kontrastet e ashpra, por edhe me dialogun e gjallë e shumë dinamik. Me mjeshtëri Molieri krijon atmosferë të nxehtë, të shkaktuar nga veprimet dhe pasionet e personazheve sipas mënyrës së të folurit dhe pasioneve të tyre i nënshtrohen plotësisht idesë kryesore: përqeshja dhe demaskimi i ashpër i së keqes shoqërore dhe triumfi i drejtësisë.
Veprat më të njohura të Molierit mbahen: Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.
Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Kaq popullore janë karakteret që ai krijoi, sa ato kanë hyrë në kulturën dhe fjalorin e përditshëm të shoqërisë bashkohore. Shpesh në vend të themi koprrac themi harpagon, në vend të themi hipokrit themi tartuf, në vend të themi mashtrues themi don zhuan e kështu me radhë.
Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Punoi: Bianka Camaj
dhe Sandi Dushkaj
Klasa XII 1
Full transcript