Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Struktura e atomit dhe bërthama e tij

-Bërthama dhe forcat bërthamore

Bërthamat të cilat kanë numër të njejtë protonesh Z , por numër të ndryshëm të masës A - pra numër të ndryshëm neutronesh (N = A - Z),quhen izotope. Elemente të ndryshme kanë numër të ndryshëm izotopesh.Kështu p.sh., hidrogjeni i ka tri izotope : protonin , deuteriumin dhe triciumin.

Numri i protoneve në bërthamën atomike shënohet me Z dhe quhet numri atomik , ndërsa numri i përgjithshëm i nukleoneve në bërthamën e atomit shënohet me A ,dhe quhet numri i masës.

Ndërtimi i bërthamës

Numri i masës së një elementi paraqet shumën e numrit të protoneve Z ,dhe të numrit të neutroneve N në bërthamë për elementin e dhënë ,do të thotë :

A = Z + N

Ose simbolikisht ,bërthama paraqitet në këtë formë:

-Bërthama e atomit është pjesa qendrore e atomit.Në të është përqendruar pjesa më e madhe e masës së atomit dhe ajo është e ngarkuar me elektricitet pozitiv.Dihet se bërthama atomike përbëhet nga protonet dhe neutronet,të cilat paraqiten me një emër të përbashkët - nukleone.

Protonet janë grimca të elektrizuara me elektricitet pozitiv ndërsa neutronet nuk janë fare të elektrizuara

Numri i protoneve dhe neutroneve në bërthamën atomike ndryshon.Kështu ,psh. atomi i hidrogjenit ka vetëm 1 proton në bërthamë ,atomi i heliumit 2 protone dhe 2 neutrone , ndërsa njëri nga atomet e uranit ,i cili është i fundit në sistemin periodik të elementeve , ka 92 protone dhe 146 neutrone në bërthamë.

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi