Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Make your likes visible on Facebook?

Connect your Facebook account to Prezi and let your likes appear on your timeline.
You can change this under Settings & Account at any time.

No, thanks

Shëndeti

Health
by

Debora Ereqi

on 5 June 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Shëndeti

SHËNDETI

ÇfarË ËshtË shËndeti?
Shëndeti fizik
nënkupton gjendje të mirë trupore dhe është rezultat i ushtrimeve fizike të çrregullta, dietës dhe ushqimit të duhur, si dhe çlodhjes.

Shëndeti mendor
përcaktohet si një gjendje e mirëqenies psikologjike dhe emocionale, në të cilën individi është i aftë të përdorë kapacitetet e tij njohëse dhe emocionale, në funksion të shoqërisë dhe për të përmbushur kërkesat e zakonshme të jetës së përditshme.

Shëndeti shoqëror
nënkupton marrëdhënien e individit me familjarët, shokët në shkollë apo vendin e banimit, si edhe marrëdhëniet me të tjerët kudo që mund të ndodhen.

SHëndeti i adoleshentëve
Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor e njeriut, zakonisht e renditur ndërmjet fazës së fëmijërisë dhe pjekurisë ligjore. Gjatë kësaj faze, vetë ne adoleshentët, priremi ndaj sjelljeve që prekin drejtpërdrejt shëndetin tonë.
Jo në pak raste, adoleshentët mund të kënë probleme të shëndetit mendor që ndërhyjnë me mënyrën e tyre të të menduarit, të sjelljes dhe të të vepruarit. Problemet e shëndetit mendor përfshijnë: vetvlerësim të ulët, ankth, depresion dhe ç’rregullime në sjellje. Në qoftë se nuk kurohen, problemet e shëndetit mendor mund të çojnë në dështimin shkollor, konflikte familiare, abuzim me drogën, dhunë e deri në vetëvrasje. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ketë një komunikim mjaft të mirë midis prindërve dhe adoleshentëve për të bërë të mundur
njohjen e këtyre problemeve dhe kurimit sa më të shpejtë të tyre.
Shëndti seksual dhe ai riprodhues
Është e vërtetë se në adoleshencë fillojnë shoqëritë me seksin e kundërt, pëlqimet dhe lidhjet e para dhe kështu adoleshtenti priret që të kryejë edhe marrëdhënie seksuale.
Sa të mbrojtura janë këto marrëdhënie dhe si ndikojnë ato në shëndetin e një adoleshenti?
PUNOI :
Debora Ereqi
ADOLeshentët dhe duhani
Ç'është duhani?
Duhani bën pjesë në familjen e bimëve që quhen nikotina dhe përmban shumë shubstanca të dëmshme, si: nikotina, katrani, monoksidi i karbonit etj.
ALKOOLI, DROGA DHE ADOLESHENTËT
Anketa për duhanin

Duhani dëmton:

sistemin e frymëmarrjes.
Pirja e duhanit dëmton qeset e ajrit në mushkëri.

sistemin tretës.
Përdorimi i duhanit është i lidhur me kancerin e gojë, fytit, stomakut, ezofagut dhe pankreasit.

sistemin nervor.
Përdorimi i duhanit ul dërgimin e oksigjenit në tru.

sistemin e jashtëqitjes.
Tek duhanpirësit ka 2 herë më shumë mundësi të zhvillohet kanceri i fshikëzës sesa tek ata që nuk pinë duhan.

sistemi i qarkullimit të gjakut.
Përdorimi i duhanit është i lidhur me sëmundjet e zemrës.
Alkooli-drogë e krijuar nga reaksionet kimike që ndodhin në disa ushqime, si tek frutat ashtu edhe tek drithërat. Alkooli është drogë që krijon varësi dhe ndikon negativisht mbi personin, si nga ana fizike, mendore, emocionale ashtu edhe nga ana sociale.
Droga- substancë kimike që ndryshon funksionin e trupit apo mendjes. Ndër drogat e ligjshme përmendim duhanin, alkoolin, kafeinën etj. Drogat e paligjshme janë marihuana, kokaina, heroina etj. Adoleshentët fillojnë të përdorin drogë për kuriozitet ose për të mos u ndjerë inferiorë në shoqëri.
DROGA
shkakton dëme të pariparueshme.
Rreth 10% e adoleshentëve kanë kryer marrëdhënie seksuale në moshë të hershme, bëhet e ditur nga studimet e ndryshme lidhur me sjelljet e rrezikshme te tyre. Kështu, sipas studimeve. 5% e adoleshenteve janë bërë nëna ndërsa me shqetësim shihet kryerja e abortit kur në rreth 4 lindje, ndodhë një abort për shkak të shtazanisë së padëshiruar.
Ndërkohë, marrëdhëniet e pambrojtura dhe martesat e hershme që prej nga mosha 13 vjeç janë pikënisja e shtatëzanive tek adoleshentet, qe në më të shumtën e rasteve çojnë në aborte apo në lindjen e fëmijëve të cilën më pas nuk njihen ligjërisht.
Zakonisht foshnjet nga adoleshentet nëna, nuk regjistrohen për shkak se prindi është vetëm 13 apo 14 vjeç.
Mosha e adoleshencës është nje moshë delikate dhe mjaft e ekspozuar ndaj infeksioneve seksualisht te transmetueshme. Në këtë moshë informacioni ndaj këtyre infeksioneve mungon totalisht. Gjithashtu masat mbrojtëse tek adoleshntët gjatë aktit seksual mungojnë. Ajo çka është shqetësuese është fakti se adoleshentët mund të kenë edhe më shumë se një partner, çka do të thotë se janë më në shënjestër të infeksioneve seksualisht të transmetueshme siç janë: kondilomat, herpesi gjenital, gonorrhea, sifilizi dhe HIV/AIDS.
Por adoleshentët duhet të dinë se kontrolli shëndetësor vjetor u ofron atyre mundësinë që:
-të zbulojnë dhe parandalojnë në kohë sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), si dhe rrezikun e infektimit me HIV.
-të promovojnë zgjedhjen e nj stili jete te shendetshme qe perfshin ushqimin dhe stervitjen.
-të vlerësojnë nëse kanë çrregullime të ngrënies, si : anoreksi nervore, bulimi ose obezitet.
-të zbulojne nëse po përjetojnë probleme emocionale, si depresioni apo ankthi.
-të ekzaminojnë depresionin ose rrezikun për vetëvrasje kur ata kanë rënë në mësime, kanë melankoli kronike, probleme në familje, probleme me alkoolin, drogën etj.
Interneti është kthyer në domosdoshmëri për kohërat në të cilat jetojmë. Përdoruesit e internetit janë të shumtë, por adoleshentët janë ata që kryesojnë listën. Shumë adoleshentë shprehen se komunikimi në internet, sidomos shkëmbimi i mesazheve, është bërë një tipar thelbësor i jetës së tyre shoqërore. Për ta, ndërveprimi ballë për ballë dhe bisedat telefonike janë zëvendësuar pjesërisht me email dhe komunikime nëpërmjet mesazheve të çastit (online). Marrëdhëniet që dikur mund të kenë qenë të vështira për t’u krijuar, ndërsa tani janë ushqyer me lehtësinë dhe shpejtësinë e shkëmbimit të mesazheve të menjëhershme dhe mesazheve të postës elektronike.







Marrëdhëniet romantike fillojnë dhe përfundojnë “online” në internet. Bisedat e vështira me miqtë ndërmjetësohen tani nga distanca emocionale që interneti ofron. Bisedat intime ndonjëherë duken më të lehta për t’u biseduar, në krahasim me ato që ndodhin ballë për ballë. Adoleshentët shprehen se kjo mund të jetë shumë e dobishme për ta, sidomos në situata të vështira, ose ndryshe në situata kur ata janë shumë të turpshëm për të folur. Në anën tjetër, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët romantikë shpeshherë janë lënduar apo shkatërruar për shkak të keqkuptimeve që ndodhin gjatë komunikimit në internet, por që për të rinjtë e bëjnë ndërveprimin akoma dhe më tërheqës.
Raporti i adoleshentËve me internetin
Sa ndikon interneti nË shËndetin e adoleshentËve?
Sipas adoleshentëve, interneti, sidomos komunikimi online ka më shumë avantazhe se sa disavantazhe.
Ja çfarë mendojnë adoleshentët për komunikimin online:

•Forcon miqësinë

Rreth gjysma e adoleshentëve në internet (48%), besojnë se interneti ka përmirësuar marrëdhëniet e tyre me miqtë. Por për disa adoleshentë të tjerë, ndërsa ata vlerësojnë lehtësinë e komunikimit me internet dhe aftësinë e tij për t’i ndihmuar, të mbajnë kontakte me një grup të madh njerëzish, gjithashtu pranojnë se mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ose ruajtur marrëdhënie të thella. Nëse nuk e njihni plotësisht personin me të cilin po komunikoni, atëherë ata janë thjesht persona anonimë të fshehur pas ekranit tuaj dhe si i tillë, interneti,- shprehen adoleshentët.

•Interneti: i mirë për të takuar njerëz, por jo i duhuri për të krijuar shoqëri të re

Shumica e adoleshentëve, nuk besojnë se interneti është një ndihmesë për të bërë shokë të rinj. 67% e adoleshentëve që komunikojnë online, mendojnë se interneti ndikon “pak” ose “pothuaj fare” kur nisen për të bërë shoqëri të re. Fëmijët e vegjël janë më shumë entuziastë ndaj internetit se ata më të rriturit kur bëhet fjalë për të gjetur shokë në internet. 37% e adoleshentëve thonë se interneti i ndihmon të takojnë njerëz të rinj, krahasuar me 29 % të adoleshentëve më të rritur që e mohojnë këtë gjë.

Ka shumë adoleshentë që e përkrahin ndryshimin që ka një takim rastësor me njerëz online apo në dhomat e chatit apo diskutimeve interaktive dhe krijimit të një shoqërie të mirëfilltë. Ata pohojnë se është më e lehtë të takosh njerëz online se sa të bësh miq.

Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt se sa tek femrat, përkatësisht 60 %, kundrejt 18%

Shtimi i adoleshentëve që pinë duhan vjen si rezultat i qëndrimit në ambiente duhanpirëse, në familje apo në ambiente të konsumimit të duhanit.
•Nga të dhënat e studimit del se mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre;
•mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.

60% e të anketuarve thonë se kanë filluar të pinë duhan me shoqërinë, ndërsa 40% prej kureshtjes.

Ndërkohë, këta adoleshentë mendojnë se duhani është më pak i dëmshëm se veset e tjera dhe se një paketë cigare nuk sjell ndonjë dëm të madh.
Afërsisht një e katërta e tyre fillojnë të pinë duhan para moshës 10 vjeç.

Pavarësisht se të gjithë këta adoleshentë pohojnë se duhani është i dëmshëm për shëndetin, ata ende vazhdojnë ta pinë atë dhe shumica e duhanpirësve mendojnë që pirja e duhanit në publik nuk duhet ndaluar.
Arsyet që i shtyjnë këta adoleshentë të pinë duhan janë të shumta, por do të veçoja këto : • për të mos u ndarë nga shoqëria
•nuk e lë dot (ka krijuar varësi)
• për të tërhequr vëmendje
Nga një anketë e zhvilluar me nxënës të klasave të X të shkollës '' Janaq Kilica '' rezultoi se:
Full transcript