The Internet belongs to everyone. Let’s keep it that way.

Protect Net Neutrality
Loading presentation...

Present Remotely

Send the link below via email or IM

Copy

Present to your audience

Start remote presentation

  • Invited audience members will follow you as you navigate and present
  • People invited to a presentation do not need a Prezi account
  • This link expires 10 minutes after you close the presentation
  • A maximum of 30 users can follow your presentation
  • Learn more about this feature in our knowledge base article

Do you really want to delete this prezi?

Neither you, nor the coeditors you shared it with will be able to recover it again.

DeleteCancel

Dherat (tokat)

No description
by

Arta Ereqi

on 23 April 2015

Comments (0)

Please log in to add your comment.

Report abuse

Transcript of Dherat (tokat)

Elemenët përbërës të tokave



Pjelloria është veçoria e tokave (dherave) që i bën ato të ndryshojnë nga formacionet jopjellore, të cilat nuk mund t'i sigurojnë ushqimin bimës.


Dherat vazhimisht zhvillohen dhe ndryshojnë sipas kushteve ku ato ndodhen.
Në tokat e formuara mirë dallohen disa shtresa të quajtura horizonte e gjenetike.
• Horizontin e sipërm e bën shtresa e humusit.
•Horizontin e dytë nën të e përbëjnë kripërat e ndryshme.
•Horizontin e tretë dhe të katërt e përbën lënda minerale.

-Shkëmbinjtë ose materiali mëmë janë burimi i formimit të lëndës minerale të tokave. Përbërja e tyre ndikon në karakterin dhe veçoritë e tokave p.sh. nga shkëmbinjtë ranorë ose argjilorë formohen përkatësisht tokat ranore dhe argjilore.
-Relievi në mënyrë të tërthortë ndikon në formimin e tokave nëpërmjet shpërndarjes së elementeve klimatike dhe bimësisë. Nga ekspozimi i shpateve dhe pjerrësia e tyre përcaktohen kushtet e ndriçimit e të ngrohtësisë, shkalla e lagështirës në tokë dhe intensiteti i gërryerjes së tyre.
-
-Mosha që të formohen tokat (dherat), duhet një kohë e caktuar që, sipas tipave, ndryshon nga disa vjet në disa mijëra vjet.

-Ndikimi i njeriut mbi tokat mund të jetë pozitiv ose negativ. Duke zbatuar drejt rregullat agroteknike, duke i kulluar dhe plehëruar e të tjera masa, njeriu ka mundur t’i përmirësojë ato e të shtojë pjellorinë. Shkatërrimi i tokave është bërë nëpërmjet zënies së tyre me ndërtime urbane, industriale etj., e ndotjes prej tyre, shpyllëzimeve, gërryerjes ujore etj.

Nëpërmjet tjetërsimit fizik dhe kimik shkëmbinjtë copëtohen, thërrmohen, shkrifërohen, u nënshtrohen reaksioneve kimike dhe formojnë lidhje të reja.


Rezultati përfundimtar i tjetërsimit është formimi i shtresës së tjetërsuar.
Përbërësi i dytë i domosdoshëm i dherave është lënda organike.

Dherat (tokat)

Në formimin e tokave ndikojnë shumë faktorë:
-Klima. Klima ndoshta është faktori më i rëndësishëm që vepron në mënyrë aktive në formimin e dherave. Ajo vepron nëpërmjet temperaturës, reshjeve dhe erës. Nga klima varet gjendja e nxehtësisë dhe e lagështirës së tokave. Klima ndikon në intesitetin e proceseve fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që ndodhin në tokë, duke i shpejtuar ose ngadalësuar ato etj.
-Bimësia dhe bota shtazore janë përbërësit që furnizojnë tokat me lëndë organike. Bimët, me anë të rrënjëve shkriftojnë tokën, kurse gjethet, degëzat, trungjet e kalbura etj., e pasurojnë atë me lëndë organike. Nga lloji i bimësisë varet cilësia e lëndës organike që zbërthehet; gjithashtu, çdo formacioni bimor i takon një tip i veçantë i tokave.
Shumë kafshë si brejtësit, insektet, krimbat e tokës etj., gjatë të ushqyerit dhe ndërtimit të strofkave brenda në tokë, shkriftojnë dhe nxjerrin në sipërfaqe sasi të mëdha dheu.

• Tipat e tokave dhe përhapja e gjeografike e tyre


Përhapja e tokave (dherave) në rruzullin tokësor është e
lidhur ngushtë me faktorët që veprojnë në formimin e tyre . Shpërndarja e tipave te dherave, në vija të përgjithshme ka karakter zonal dhe është në formë brezash në drejtim të paraleleve. Këta breza ndjekin njëri-tjetrin nga polet në ekuator dhe u përgjigjen në përgjithësi brezave(zonave) klimatike dhe bimore. Kjo tregon gjithashtu për rolin kryesor që luan klima dhe bimësia në formimin dhe përhapjen e dherave(tokave).

Dhe (tokë) quhet shtresa e sipërme e shkrifët e kore e tokës së tjetërsuar, që karakterizohet nga pjelloria, dmth. nga aftësia për t'i dhënë bimës ushqimin dhe ujin e nevojshëm.
Në veçoritë fiziko-kimike të tokave bën pjesë ngjyra. Çdo tokë ka ngjyrën e vet. Nëpërmjet ngjyrës përcaktohet tipi i tokave dhe shkalla e pjellorisë së tyre.
FAKTORET KRYESORE TE FORMIMIT TE TOKAVE
Përveç tokave zonale dallohen dhe tipa të tjerë tokash që nuk kanë karakter zonal dhe lidhen me kushtet lokale. Këto quhen toka azonale.
Duke filluar nga zonat polare në ato ekuatoriale, dallojmë këto tipa tokash zonale:

•Tokat e tundrës formohen në klimën e ftohtë e në truall të ngrirë. Janë të cekëta dhe të pazhvilluara. Shtrihen në skajet veriore të Euroazië dhe të Amerikës Veriore.

•Tokat pozdole formohen në klimën kontinentale me lagështi dhe nën ndikimin e pyjeve halore.Kanë ngjyrë të përhimët, reaksion acid e pjellori të vogël. Shtrihen në zonën e tajgës euroaziatike dhe atë amerikane.

•Tokat e zeza formohen në kushtet e klimës kontinentale me verë të nxehtë e dimër të ftoht dhe të bimësisë së stepës e stepo-pyjore. Kanë ngjyrë pothuajse të zezë e pjellori të lartë.

•Tokat e kafenjta dhe të hirta kafe janë formuar në kushtet e klimës subtropikale mesdhetare dhe të një bimësie prej dushku e shkurreve mesdhetare me gjelbërim të përhershëm.

•Tokat e hirta të shkretëtirave janë formuar në kushtet e klimës së thatë dhe të mungesës së bimësisë.

•Tokat e murrme të kuqërremta të savanës janë zhvilluar në klimën subekuatoriale nën ndikimin e bimësisë së savanës.

Tokat laterite janë zhvilluar në kushtet e klimës dhe të bimësisë ekuatoriale. Kanë ngjyrë të kuqe ose të kuqe të zverdhur.
Tokat jo zonale ose azonale formohen nga kushtet lokale të truallit, ujit, relievit, etj. Në tokat azonale bëjnë pjesë tokat aluvionale, moçalore, të kripura etj.

Punoi :

DEBORA EREQI
Full transcript