Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

C'jane enet e gjakut?

Arteria

Enë gjaku quhet një strukturë në formë gypi në të cilën qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë Sistemin e qarkullimit të gjakut.

Arteria është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.

Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut.

Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametrin prej rreth 3 cm.

LLojet e Arterieve

Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit.

Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.

Ndertimi

Muri i arterieve është i ndërtuar nga tre shtresa, nga ana e gjakut emrat latin:

Tunica interna (edhe Intima), e clia ka edhe tri nënshtresa:

Endoteli

Statum subendoteliale

Membrana elastika interna

Tunica media

Tunica externa (edhe Adventia)

Enet E Gjakut

Perse sherbejne enet e gjakut?

Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e kthejnë atë përsëri në zemër.

Ndarja

Enët e gjakut ndahen në:

Arterie

Arteriole

Kapilare

Venole

Vena

C'jane Kapilaret?

Kapilarët janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.

Vena

Në sistemin e qarkullimit të gjakut, venat janë enët e gjakut që bartin gjakun në drejtim të zemrës. Shumica e venave bartin gjakun e papastër nga indet deri në zemër; përjashtime kanë venat pulmonare dhe të kërthizës, dy nga të cilat bartin gjakun e oksigjenuar në zemër. Në kundërshtim me venat, arteriet bartin gjakun larg nga zemra. Venat janë më pak muskuloze se arteriet dhe shpesh janë më afër lëkurës. Në shumicën e venave ka valvula për të parandaluar rrjedhjen mbrapa.

Si klasifikohen venat?

Ngjyra

Venat janë të tejdukshëm, kështu që ngjyra e një venë e cila duket nga jashtë organizmit është e përcaktuar në pjesën më të madhe nga ngjyra e gjakut venoz, e cila është zakonisht e kuqe e errët, si rezultat i përmbajtjes së tij të ulët të oksigjenit. Venat shfaqen blu sepse yndyra në nënlëkurës absorbon dritë të frekuencave të ulëta, duke lejuar vetëm gjatesi vale me shumë energjike blu të depërtojnë deri në venën e errët dhe të reflektojnë përsëri në shikues

Venat janë klasifikuar në një numër të kategorive:

1.Sipërfaqësore - Të thellë

2.Pulmonare - Sistematike

3.Të mëdha - Të vogla

Venat sipërfaqësore janë ato të cilat janë afër sipërfaqes së trupit, dhe nuk kanë arteriet përkatëse, ndërsa venat e thella janë më thellë në trup dhe kanë arteriet përkatëse.

Venat sipërfaqësore shpesh shfaqen në sipërfaqe të lëkurës, të tilla si këto venat e një të bardhë.

Venat Komunikiuese janë venat që drejtpërdrejt lidhin venat sipërfaqësore me venat e thella.

Venat pulmonare janë një grup i venave të cilat japin gjakun e oksigjenuar nga mushkëritë në zemër.

Venat sistemike kullojnë indet e trupit dhe dërgojnë gjakun e papastër në zemër.

Ndertimi i Eneve te gjakut

Punoi:

Muri i enëve të gjakut përbëhet prej tre shtresave:

Tunica externa (Adventia)

Tunica media

Tunica interna (Intima)

Arteria më e madhe është aorta.

Enët e gjakut zgjerohen dhe ngushtohen në menyrë refleksive

Belino Xhiherri

Bekim Milushi

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi