Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Shkencëtari rus Stoletov në bazë të eksperimenteve
që bëri formuloi këto ligje:
-
Numri i fotoelektroneve që lëshon katoda në njësi
kohe,varet nga intensiteti i rrezatimit.
-
Shpejtësia maksimale fillestare e fotoelektroneve varet
nga frekuenca e dritës,e jo nga intensiteti i saj.
-
Secila substancë karakterizohet me kufirin e saj të kuq
të fotoefektit,pa marrë parasysh intensitetin e dritës.
-
Fotoefekti është dukuri pa inercion.
Fotoefekti paraqet dukurinë e daljes se elektroneve nga
metalet nën veprimin e dritës.Këtë dukuri për herë të
parë e ka vërejtur Herci,i cili duke eksperimentuar me
harkun elektrik ka va vërejtur se elektroskopi i elektrizuar
mbi të cilin është vendosur pllakë zinku është
elektrizuar.
Efekti fotoelektrik
Fizikani i njohur gjerman Filip Lenard, i cili kishte fituar çmimin Nobel për kërkimet në fushën e studimit të gypave katolik, kishte dhënë një kontribut të çmuar në studimin e efektit të jashtëm foto-elektrik.
Përderisa Holvaksi
kishte matur me elektroskop procesin e krijimit të ngarkesave elektrike dhe lëvizjen e tyre nëpër përcjellës, Lenardi në anën tjetër këto dukuri i ka studiuar me ndihmën e foto-qelizave. Ai kishte studiuar vartësinë e rrymës elektrike të fituar nga fotoqeliza, prej gjatësisë valore dhe intensitetit të dritës me të cilën është ndriçuar fotoqeliza
Me ndihmën e aparaturës së më sipërme, Lenardi e ka matur shpejtësinë e elektronit dhe intensitetin e rrymës ndërmjet elektrodave dhe intensitetit të dritës. Faktin e parë eksperimental që e vërejti, ishte se intensiteti i rrymës foto-elektrike është në përpjesëtim të drejtë me intensitetin e dritës.
Kjo nënkupton se, nëse metalin e kemi ndriçuar me dritë më intensive atëherë rryma e matur e elektroneve ka qenë më e madhe. Një gjë e tillë edhe është pritur në mbështetje të njohurive të deri atëhershme mbi natyrën e dritës, sepse drita më e fortë sjell më shumë energji dhe nxjerr jashtë metalit më shumë elektrone.
Fakti tjetër eksperimental ka qenë i papritur:
“gjatë eksperimentit u vërejt se elektronet nuk dalin nga metali nëse atë e ndriçojmë me dritë, gjatësia valore e të cilës është më e madhe se një vlerë kufitare
”
.
Procesi i emetimit të foto-elektroneve nga metalet kur ato ndriçohen me dritë të gjatësisë së caktuar valore, quhet foto-efekt ose efekt i jashtëm elektrik. Këtë fenomen e kishte vërejt i pari H. Herci në vitin 1887, duke bërë eksperimente me valë elektromagnetike, përderisa bazën eksperimentale të fotoefektit e kishte dhënë Holvaksi. Pra studimet në lidhje me këtë çështje nuk kishin qenë zbulime të çastit por proces i tërë studimesh të pareshtura.
22
Sa për njohuri, Halvaksi ishte asistent i profesor H.Hercit, por që më vonë u bë edhe vetë profesor i
njohur për ndërtimin e instrumenteve shumë precize shkencore. Kishte zbuluar “Efektin Halvaks” që i
parapriu efektit fotoelektrik, të cilin e shpjegoj më vonë Ajnshtajni.
[
NATYRA KORPUSKULARE E DRITËS
]
18
Fletëzat e elektroskopit të ngarkuar me elektricitet janë lidhur me pllakëzën e zinkut e cila ndriçohet me dritë. Nëse elektroskopi është i ngarkuar me elektricitet pozitiv, atëherë fletëzat e tij do të hapen, mirëpo nëse elektroskopi ngarkohet me elektricitet negativ përsëri fletëzat hapen, por fletëzat e elektroskopit do të afrohen kur pllaka ndriçohet me dritë.
23
Holvaksi ka vërejt se neutralizimi i elektroskopit bëhet me ndihmën e burimit të dritës, në pjesën e ultravjollce të spektrit të dritës që bie mbi pllakën e zinkut. Mirëpo nëse pllakën e zinkut e lyejmë me një shtresë kaliumi, natriumi ose ceziumi, atëherë neutralizimi i elektroskopit do të rritet ose do të shpejtohet në masë të madhe.
Pra, është e rëndësishme të dihet që; “
Holvaks ka vërejtur se neutralizimi i elektroskopit me ndihmën e burimit të dritës dhe të pllakës së zinkut është efikas vetëm në pjesën ultravjollce të spektrit
”