CV-ja është deklaratë lidhur me kualifikimin tuaj akademik dhe profesional. CV-ja është dokumenti i parë që ju nevojitet për punësim. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që CV-ja juaj të ketë informata të sakta. Nuk ka vetëm një formë të vetme të përgatitjes së CV-së, ajo duhet të jetë e ndryshme varësisht se për çka aplikoni. Cv-ja juaj duhet të paraqesë shumë qartë anët tua të forta, dhe të minimizojë anët tua negative. Ajo duhet të rishikohet për secilën pozitë që aplikoni. Qëllimi i CV-së Udhëzime të përgjithshme për
shkrim të CV-së Një CV efektive Është e shkruar në mënyrë të përpiktë
o Përmban informata per:
- Profilin akademik
- Përvoja e punës
- Interesimin
- Aktivitetet jashtë punës
- Dekorata, certifikimet dhe referencat
o Është e organizuar mirë
o Tërheq vëmendjen dhe interesin e punëdhënësit
o Lexohet lehtë o Ju përfaqëson në letër
o Të jetë një shpallje për ju – një fotografi shumë e qartë e juaja
o Të bind punëdhënësin që ju jeni personi ideal për punën e caktuar
o Demonstron vlerat tua të punës: shkathtësitë dhe aftësitë që lidhen me punën për të cilën ju keni aplikuar RRADHITJA: Emri, adresa, numri i telefonit dhe e-mail duhet të vendosen në krye të dokumentit. Pjesa tjetër e informacionit duhet të ketë një renditje logjike dhe lehtë për tu lexuar. Arsimi dhe përvoja e punës duhet të jenë të listuar duke filluar nga puna/shkollimi i fundit apo momental.
GJATËSIA: Një faqe është e mjaftueshme nëse ju jeni i sapo diplomuar dhe nuk keni përvojë të gjatë të punës. Nëse keni përvojë të gjatë të punës, atëherë CV-ja mund të ketë më shumë se një faqe.
STILI I SHKRIMIT: Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i përpiktë. Gramatika dhe tipografia duhet të jetë e përkryer.
FORMATI: Duhet të ketë paraqitje të bukur për syrin dhe të krijojë një përshtypje pozitive për ju. Nënvizoni, përdorni shkronja të pjerrëta dhe / ose germa të mëdha për titujt kryesorë
ORGANIZIMI: -Objektivi i punësimit -Arsimi -Përvojë pune relevante -Mund të shtoni: dekorata, anëtarësitë profesionale, publikime, certifikata -Referencat Prezantimi gjatë një interviste për punë Intervista është proces i komunikimit në dy drejtime me rekrutuesit dhe aplikuesit. Në këtë fazë të procesit të selektimit, udhëzimet, personaliteti dhe rezultatet kanë rëndësi të njëjtë. Intervista është mundësi për ju të tregoni se përshtateni me pozitën e kërkuar, por edhe koha për marrjen e informatës që nuk mund të merret askund tjetër
faleminderit per vemendjen
Objektivat:
- Si e planifikoni karrieren
- Te njohim tregun e punes
- Te analizojme aftesite dhe mundesite per planifikimin e karrieres
- Te vleresoni rendesine e shkolles ne lidhje me planikimin e karrieres
LENDA:Edukimi per karrieren
TEMA:Planifikimi dhe vendimarrja e karrieres
Menaxhimi i karrieres
Hapi i Parë: Njohja e vetvetes
Mënyra më e mirë për të hyrë në rrugën e karrierës që ju përshtatet është duke njohur sa më mirë veten tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë për të vlerësuar mundësitë tuaja, për të marrë vendime të qarta dhe për të identifikuar mundësitë më me vlerë.
Hapi i dytë: Konsideroni mundësitë tuaja
Zbulimi i mundësive profesionale apo të studimit, mund të jetë një proces interesant dhe me shumë vlerë. Prandaj, sa më shumë të kërkoni aq më mirë është për ju. Dalloni dhe organizoni mundësitë duke u bazuar në faktin se sa të vlefshme janë për ju dhe sa do t’ju ndihmojnë të përqëndroheni në marrjen e vendimeve të drejta.
Hapi i tretë: Marrja e një vendimi
Marrja e një vendimi të vlefshëm del si rezultat i një vlerësimi që duhet bërë duke krahasuar mundësitë dhe duke marrë parasysh personalitetin, vlerat, interesat dhe pritshmëritë tuaja. Qëllimi përfundimtar për marrjen e një vendimi është të zgjedhësh mundësitë që ju ofrojnë kënaqësi dhe sukses. Parashikoni sfidat e mundshme dhe pengesat që mund t’ju dalin gjatë rrugës dhe përshtatuni me ato.
Hapi i katërt: Krijoni planin e veprimit
Një plan veprimi ndihmon për të përcaktuar qëllimin tuaj, si dhe për të arritur hapat e nevojshme duke u bërë ballë sfidave që mund të hasni. Kjo do të jetë e dobishme për planifikimin dhe vazhdimin e studimeve tuaja, për të kërkuar punë apo për të vazhduar zhvillimin tuaj personal. Për secilën nga mundësitë tuaja specifikoni qëllimin, hapat e nevojshme dhe sfidat e mundshme. Rishikimi herë pas here i planit tuaj të veprimit ju ndihmon të përparoni.
Hapi i pestë: Planifikimi i kërkimit të punës suaj
Përdorimi me efektivitet i mjeteve dhe i strategjive për kërkimin e punës do të rrisë aftësinë tuaj për të ecur me sukses në tregun e punës. Mbledhja e informacionit përkatës, ndërtimi i dokumentacionit të nevojshëm dhe krijimi i rrjetit të kontakteve ju përgatisin që të keni përparësi në intervista pune.
Hapi i gjashtë: Menaxhimi i suksesit tuaj pas fillimit të karrierës
Eksplorimi dhe përdorimi i strategjive ju ndihmon të keni sukses dhe të lulëzoni në fushën profesionale. Të qenurit të kënaqur dhe të suksesshëm me karrierën tuaj, kërkon investim të vazhdueshëm.
Planifikimi i karrieres
Një planifikim i karrieres është i rendesishem për faktin se suksesi apo dështimi i karrieres lidhen ngushtë me identitetin, vetë-konceptin dhe sadisfaksionin e individit, për karrierën dhe jetën.
Planifikimi i karrierës është një proces i vazhdueshëm me anë të të cilit një individ përcakton qëllimet e tij të karrieres dhe identifikon mjetet për arritjen e tyre. Planifikimi i karrieres nuk koncentrohet vetëm në mundësitë e avancimit, meqënëse ambjenti aktual i punës i ka kufizuarshumë prej këtyre mundësive. Në disa pika, planifikimi i karrieres duhet të fokusohet në arritjen e suksesit që jo me çdo kusht nënkupton promocion.
Për vite me rrallë, kërkuesit janë përpjekur të identifikojnë detyrat kryesore që një individ kryen gjatë jetës së tij në punë dhe t'i organizojë këto detyra në stade të ndryshme të karrieres, si stadi fillestar, i mesëm, i vonshëm. Një numër i madh modelesh janë propozuar por saktësia e tyre nuk është berë e mundur të provohet. Ekzistojnë pak marrëveshje lidhur me faktin që stadet e karrierës janë të lidhura me moshën. Shumë teoricienë përcaktojnë kufinj moshore për çdo standart karriere, por këto kufinj janë shumë të ndryshëm. Është më e kuptueshme dhe e pranueshme të flasim për stadet e karierës lidhur me kohën, domethënë të përcaktojme një "orë karriere" e cila fillon të funksionojë në momente të ndryshme bazuar në eksperiencen dhe background-in e tyre.
Ajo çfarë mund të analizojmë duke vrojtuar një numër shumë të madh organizatash dhe vendeve të punës është ndarja e stadeve të karierës në përgjithësi në këto periudha të ndërmjetme:
1. një periudhë e para-karierës, pra të zgjedhjes së një fushe apo përgatitje arsimore për hyrjen në karrierë;
2. trajnim formal në fushën e zgjedhur apo vendin e punës;
3. hyrja në një vend pune apo organizatë;
4. një periudhë e të mësuarit, trajnimit dhe shoqërizimit;
5. një periudhë e përdorimit të plotë të talentit të një personi që drejton drejt disa formave të një statusi permanent përmes të dhënurit të një anëtarësie përmanente, një licence profesionale apo disa forma të tjera të çertifikimit;
6. një periudhë e punësimit produktiv;
7. një tendencë drejt administrimit, manaxhimit apo formave të tjera të të bërit një "lider" ;
8. mosangazhin gradual, punë me kohë të pjesshme dhe dalje në pension.
Në të folurën e përditshme fjala "karrierë" përdoret në mënyra të ndryshme e parë nga prespektiva të ndryshme. Autorët dhe studjuesit kanë prezantuar dy këndvështrime të konceptit të karrierës. Sipas këndvështrimit të pare objektiv, me karrierë kuptojmë:
Sekuencat e pozicioneve të zena nga një person gjatë kursit të tij të jetës.
Nga këndveshtrimi tjetër, ai subjektiv, karriera konsiston në:
Ndryshimin e vlerave, qendrimeve dhe motivimeve që ndodhin ndërsa një person bëhet me i vjetër.
Siç shihet të dy këto këndveshtrime fokusojnë tek individi dhe të dy supozojnë që individi ka një fare kontrolli mbi fatin e tij, që mund të manipolojë oportunitetet me qëllim që të maksimizoje suksesin dhe kënaqësinë që rrjedh nga karriera.
Fjala "karrierë" është përdorur në mënyra të ndryshme dhe ka shumë konotacione. Disa herë të pasurit karrierë është përdorur vetëm për dikë i cili ka një profesion ose jeta profesionale e të cilit është e mirë strukturuar dhe përfshin avancim të qëndrueshëm. Por nëse ne mendojmë për karierën si të qënurit diçka që çdo individ do ta konsiderojë si hapa apo faza të zënies në punë, atëherë çdo njeri ka një karierë dhe kjo karrierë është "ankoruar" prej vetë-imazhit të përsonit në lidhje me kompetencat, motivet apo vlerat e tii/saj.
Dikush mund ta konsiderojë këtë si një "karrierë të brëndshme" thjesht për ta dalluar atë prej çfarë të tjerët mund të shohin të jetë jeta në punë e një përsoni. Çdonjëri ka disa lloje pamjesh të jetës së tij në punë si dhe të rolit të tij/saj në këtë jetë. Për ta dalluar "karierën e brëndshme" prej përdorimeve të tjera të kësaj fjale, përdoret termi "karrierë e iashtme" i cili i referohet hapave konkretë që kërkohen prej një vendi pune ose një organizate për të ecur përpara përmes këtij vendi pune.
Planifikimi dhe zhvillimi i karrierës është bërë sot një biznes i madh, kjo për disa arsye:
• Është rritur vëmendja për cilësinë e jetës në punë dhe për planifikimin e jetës së individëve.
• Presioni i akteve të ndryshme ligjore.
• Rritja e nivelit të edukimit.
• Rritjet e vogla ekonomike dhe reduktimi i oportuniteteve për avancim.
Çfarë është karriera?
Para se të kërkojmë një punë: 1. Së pari, rishiko edhe njëherë mirë portofolin tënd. Rishiko përvojat e tua dhe aftësitë e tua.
2. Studio mirë anën financiare, por edhe aftësitë e reja që mund të të jap apo forcojë një punë e re. Vendos sipas përparësive.
3. Mundohu të studiosh dhe të kuptosh cilët janë sektorët në nevojë dhe cilët janë punëdhënësit më të fuqishëm në rajonin tënd.
6. Studio dhe merr informacion për të gjitha kurset profesionale afatshkurta në rajonin tënd.
7. Bëj gati një plan kualifikimi, pregatit dosjen tënde personale dhe fillo kërko punë. SUKSESE!
Zhvillimi i karrierës është një rrugëtim i gjatë, një proçes i vazhdueshëm, i cili duhet të ndihmojë të rinjtë, por edhe cdo individ në cdo moshë
dhe kohë të organizojë dijet dhe t’i përdorë ato në mënyrë efikase për të njohur botën e punës dhe për të zënë me sukses vendin e tij në këtë botë.
Por së pari, të rinjtë duhet të kuptojnë tregun e punës, çfarë kërkojnë punëdhënësit sot dhe si punësojnë ata?
Ç’kërkohet nga të rinjtë?
Të rinjtë duhet të kuptojnë se në të shumtën e rasteve kur punësohen, shesin një shërbim – dhe ky shërbim është dije dhe aftësi. Të rinjtë duhet të mësojnë se një vend pune në ditët e sotme kërkon nga individi:
- të jenë përgjegjës dhe të përgjegjshëm
- të jenë të vetëmotivuar;
- të aftë për ndryshim dhe përshtatje;
- të jenë të aftë të komunikojnë mirë;
- të kenë dije për të gjitha
aspektet e punës
- të jenë sipërmarrës dhe
të tregojnë pavarësi në punë.
Si të rinj në fillim të karrierës tuaj, ju keni aleatë:
Interneti - një minierë e vërtetë informacioni jo vetëm për vendet e punës, por edhe për mënyrën se si të aplikoni.
Shtypi - jo vetëm burim informacioni për vende të lira pune, por edhe për njohuri rreth sektorit që kërkoni punë.
Panairet e punës: këto janë vende shumë të mira njohje dhe aty jo vetëm që njiheni me mundësitë vendase por keni mundësi të ndërveproni me përfaqësues të kompanive të ndryshme.
Zyra e Punësimit Rajonal është vendi ku ju mund të shkoni, të merrni informacion për vendet
e punës dhe ndihmën e nevojshme për mundësitë e kualifikimit dhe punësimit.
1. Shiko mirë tek vetja dhe përcakto aftësitë e tua më të mira.
2. Gjithmonë hap pas hapi: mund të fillosh me një punë me kohë të pjesshme, e cila të ndihmon të riforcosh aftësitë e tua më të mira.
3. Mbaje gjithmonë të hapur komunikimin me kolegët dhe punëdhënësin. Puna është një proçes i vazhdueshëm të mësuari.
4. Vazhdo kërkimin në të gjitha fushat e mundshme.
5. Fito aftësi të reja në punë, shiko nga të tjerët, mos ngurro të kryesh edhe detyra sfiduese.
6. Shkruaj një CV shumë të mirë. CV-ja juaj do të duhet të tërheqë vëmendjen me aftësitë apo të vecantat tuaja të personalitetit.
7. Krijo sa më shumë lidhje: thuaj të gjithëve që ti po kërkon punë dhe që ke për qëllim të zhvillosh aftësitë e tua në një drejtim të caktuar.
8. Futu në programe trajnimi që kanë program të lidhur me punën, për të cilën po aplikon.
9. Puno si vullnetar – tregohu i hapur për të filluar punë diku,e dhe pa para. Ka shumë fronte pune për t’u bërë vullnetar.
10. Ji krenar për të gjitha përvojat e tua.
Keshilla
Pjestaret e grupit:
- Klaviola Harizaj
- Klea Dalipi
- Kevin Nelaj
- Ketiona Lala
- Klajdi Gashi
- Greta Lami