Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Mospërputhja e praktikave të vlerësimit me objektivat e
të mësuarit, ndikimi i vlerësimit negativ ose gjykimet
subjektiviste të pabazuara nëtë dhëna etj. mund të ndikojnë
në rezultatet e të mësuarit.
Vlerësimi me notë
Cilësia e vlerësimeve
Çfarë.të vlerësojmë?
Vlerësimi I kompetencave
Kritere për vlerësimin
Objektiviteti (pavarësia): Sa më shumë rezultatet e matjes janë të pavarura nga personi që e kryen atë, aq më objektive është vetë matja. Nëse një matje është objektive, personat e ndryshëm të përfshirë në të duhet të arrijnë në të njëjtat rezultate për të njëjtat tipare të matura.
Qëndrueshmëria (saktësia e matjes): Sa më saktë një matje shpreh nga pikëpamja sasiore një tipar të caktuar, aq më e lartë është besueshmëria e saj. Si në rastin e objektivitetit, edhe besueshmëria nuk është një kriter absolut, për shkak se matja nuk mund të jetë më e besueshme se vetë qëndrueshmëria e tiparit që do të matet
Dobishmëria (vlefshmëria): Matja e një veprimtarie është e dobishme nëse ajo faktikisht mat atë që duhet të masë dhe jo diçka tjetër. Nëse një matje nuk mat atë çfarë pretendon, thjesht nuk është e vlefshme.
Për të krijuar vlerësime që realisht trajtojnë nivele te dëshiruara të taksonomisë,është e dobishme të bëhen pyejtjet e mëposhtme
• "Përputh detyrën e vlerësimit me rezultatin e të
mësuarit;
• Mundëso vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e
vendosjes së notave;
• Identifikon fushat e mosmarrëveshjeve ndërmjet
vlerësuesve;
• Ndihmon studentët të arrijnë rezultatet e pritshme
të të mësuarit;
• Përdoret për të siguruar studentëve informacion
"(Brown 2001, p. 16).
1. Cilat janë objektivat që duhet të vlerësohen dhe në cilin nivel
duhet të vlerësohen ato?
2. A është strategjia e vlerësimit në përputhje me objektivat e të
mësuarit?
3. A janë formatet e zgjedhura relativisht të efektshme në lidhje me
kohën e studentit dhe kohën e stafit?
4. Cilat janw alternativat e mundshme? Cilat janw avantazhet dhe
disavantazhet e tyre?
5. A përputhen detyrat e veçanta të vlerësimit me rezultatet dhe
aftësitë?
6. A është e përshtatshme skema e vendosjes së notave
dhe të kritereve?
Objektivat e të mësuarit përcaktojnë çfarë duhet të vlersohet .
Vlerësimet duhet të ofrojnë informacion për objektivat e të mësuarit të përmbushur dhe për shkallën e përmbushjes së tyre, p.sh.cilën kompetencë dhe cilin nivel competence kanë arritur studentët.
Kjo shtron nevojën e një formati të vlerësimit
• mësojnë të vlerësojnë arritjet e tyre dhe ato të kolegëve të tyre
(vet vlerësimi dhe vlerësimi I njëri- tjetrit);
• mësojnëtë zhvillojnë vetvlerësimin ose caktimin e detyrave;
• punojnë në bashkëpunim për një vlerësim (vlerësim në grup,
trajnim i bashkëmoshatarëve) e
Arritjet ë njëjta duhet të vlerësohen me të njëjtën notë.Megjithatë,notat e njëjta mund të jepen edhe për arritje të ndryshme, sepse notat gjithmonë përfshijnë një hapërisë arritjeje. Nëse vlerësohen 100 nxënë, mund të kemi 100 rezultate të ndryshme, por nëse ekzistojnë vetëm tre pohime, atëherë mund të ketë vetëm tre nota të ndryshme
Këshilla për përdorimin e notave
Vetëm karakteristikat që lidhen me standardet referees të zgjedhur mund të maten.Për shembull,vendosja e notave duke u bazuar në kritere nuk mund të ndryshojë pas vendosjes së tyre, thjesht sepse dikush mendon se më shumë nxënës do të duhet të marrin një notë të mirë.
akademike dhe të sjelljeve, por vetëm të
arritjeve akademike.
Kjo do të thotë,që kur vendosin notat,mësuesit duhet të jenë
të vetëdijshëm për gabimet e mundshme të matjes dhe
duhet të përpiqen t'i pakësojnë ato sa të munden.
Kur vlerësojmë studentët,ne kemi nevojë për një lloj shkalle ose për standard të pranuara.Standardet vendosin kritere për demonstrimin e suksesshëm të të kuptuarit të një koncepti ose aftësie
1. Standarde referees që bazohen në arritjet e mëparëshme individuale:Arritjet e një nxënësi maten duke i krahasuar me zhvillimin e tij personal.A është përmirësuar apo është përkeqësuar nxënësi në raport me një objektiv specifik të mësuari ose kompetence, në raport me arritjet e tij të mëparshme?
2. Standarde referues që bazohen në kritere të paracaktuara: Arritjet e nxënësve maten në lidhje me objektivat e të mësuarit të përcaktura më parë(kompetencat).
3. Standarde referees që bazohennë disa tregues socialë:
Arritjet e studentit krahasohen brenda një grupi të
caktuar social (p.sh.klasa ose grupi).Sa I madh është
deviacioni i arritjeve individuale nga mesatarja e
grupit?
Çfarë është vlerësimi?
Huba dhe Freed (2000) e përcaktojnë vlerësimin si:
"Procesi i mbledhjes dhe i diskutimit të informacionit nga burime të shumta dhe të ndryshme, për të kuptuar thellë atë çfarë studentët dinë, kuptojnë dhe mund të bëjnë me njohuritë, si rrjedhojë e përvojës së tyre arsimore; procesi arrin majën kur
rezultatet e vlerësimit përdoren për të përmirësuar të mësuarit në vijim"(fq.8)
Përgjegjshmëria dhe gatishmëria e studentëve,
Mbajtja parasysh e diversitetit dhe trajtimi i barazisë
Vlerësimi i njohurive dhe i aftësive të duhura,
Përqendrimi tek arsimi i bazuar në kompetenca
Mundësimi i njohurive ndërlëndore
Vështirësive të realizimit të vlerësimeve në grup
Nxit studentët të bëhen përgjegjës për të mësuarit
e tyre,duke i pajisur ata me aftësinë për të formuar opinion për aftësitë e tyre,për të ndërtuar njohuritë
e tyre dhepër të vendosur synime për veten.
Vlerësimi përmbledhës përdoret për të gjykuar cila është kompetenca me të cilën studenti lë modulin ose programin, p.sh. nëse i ka realizuar apo jo studenti rezultatet e pritshme të të mësuarit. Për këtë qëllim, tipi i detyrave përmbledhëse dhe kriteret e vlerësimit duhet të harmonizohen me përmbajtjen e kursit dhe objektivat e të mësuarit.
Vlerësimi formues ndodh gjatë programit, pra brenda procesit të të nxënit dhe të mësimdhënies,ai konsiderohet si vlerësim për të mësuar; ai lehtëson të nxënit e studentëve dhe vepron si instrument i të nxënit në përgatitjen për vlerësimin përmbledhës.
Si vlerësim i të mësuarit, vlerësimi përmbledhës është gjykim për t'iu komunikuar të tjerëve arritjet e studentit; ai mund të jetë pjesë si e vlerësimit të vazhduar ashtu edhe e atij të integruar.
Qëllimi I vlerësimit formues është të lehtësojë të
nxënit.Informacionet e marra nga lloje të ndryshme
detyrash i bëjnë studentët të aftë të gjykojnë arritjet e
tyre dhe çfarë duhet të bëjnë për të mësuar në
mënyrë më të efektshme.
Vlerësimi përmbledhës shërben për të konfirmuar arritjen e një niveli të caktuar të arsimit.Në këtë mënyrë, vlerësimi përmbledhës zakonisht ndodh në çaste specifike ose në pikat fundore të një moduli/semestri/programi
Qëllimi i vlerësimit permbledhës është
të verifikojë arritjet e nxënësve
Vlerësimi i të nxënit: ndihmon mësuesit të
përdorin të dhënat e të nxënit të studentëve për
të matur arritjet përkundrejt disa rezultateve e standardeve
I quajtur shpesh si "vlerësim përmbledhës",ai zakonisht
ndodh në pika të caktuara gjatë një njësie mësimore ose në
fund të një njësie të tillë,siç mund të jetë semestri dhe mund të përdoret për t'u vënë nota studentëve.
Vlerësimi për të nxënit: mësuesit përdorin të dhënat për njohuritë,të kuptuarit dhe aftësitë e studentëve për të ndihmuar mësimdhënien e tyre. I quajtur shpesh si "vlerësim formues"ai ndodh gjatë procesit të mësimdhënis dhe të mësuarit,për të qartësuar të mësuarit dhe të kuptuarit e studentëve.
Vlerësimi si proces të nxënit: Kjo ndodh kur studentët
vlerësojnë veten. Studentët mbikëqyrin të nxënit e tyre,bëjnë
pyetje dhe përdorin strategji të ndryshme për të përcaktuar
çfarë dine dhe mund të bëjnë dhe si të përdorin vlerësimin
për të mësuarit e ri.