Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Peja-shtrihet në pjesën përëndimore të rrafshit në dalje të lumit të Pejës nga trevat e Rugovës.Peja paraqet një qytet me rreth 100 mijë banorë,kishte industri të drurit, lekurë-kepucëve, ushqimore, metalike zejtari të zhvilluar dhe motive të shumëllojshme turistike.
Gjakova-qytet me 80 mijë banore në qendër të Dukagjinit, që kishte industri të tekstilit ,metalike ,të elektromotorëve ,të materialit ndërtimot ,të duhanit etj.
Eshtë një trevë malore brenda vargmalit të Alpeve .Trevat e Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjatur i rrethuar me male te larta, me anët e malit dhe fundin që prek në rrafshin aluvial të lumit të Pejës i cili herë-herë ngushtohet në form të kanjonit .
Turizmi i Rugovës është mjaft i zhvilluar sepse pozita e saj gjeografike në anën e majtë të pellgut është më e ulët dhe shihen fshatrat kurse në anen tjetër shihen format erozive akullnajore dhe më poshtë hasen materiale morenash.
Klima e kësaj treve është malore me dimra të ftoftë me borë dhe verëra të fresketa me reshtje mbi 1100mm gjatë viti.
Dikur kjo trevë ishte më e banura mirpo nga vitet e 60-ta popullsia e kësaj treve filloi të emigroj më afër qytetit. Kjo trevë ka 13 fshatra të cilat më parë kryesisht janë merrur me blegtari dhe pylltari ndërsa tanimë nuk janë shumë të banuara.
Rrafshi i dukagjinit shtrihet prej veriut te Monka dhe Mali i thatë e deri në jug te mali Sharr , ne perëndim kufirin e përbejne Alpet Lindore Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) ndërsa kufirin lindor bregoret e Llapushnikut.
Dimensionet e Rrafshit të Dukagjinit janë 70km gjatësi dhe 43km gjerësi.
Rrafshi i Dukagjinit është i prerë me disa lugina lumore ,me rrafshe të gjera aluviale,terraca lumore dhe rrafshet liqenore mes luginave.
Rrafshi i Dukagjinit dallohet me klimë të butë e cila ndikohet nga masat ajrore të Adriatikut e të cilat depertojnë edhe në luginën e Drinit.
Fushat me te dalluara jane:
Dukagjini ka disa qënda urbanë 2 prej qëndrave urbane të cilat kanë histori të gjatë janë Prizreni dhe Peja.
Trevë luginoro-malore, e shtrirë në një zgjerim eroziv të lumit të Prizenit. Strecka ka disa vendbanime të vendosura pergjat luginës së lumit dhe anët e maleve te Cvilenit dhe Oshlakut,të banuar me popullsi muslimane dhe pak serb .Qendër e kësaj treve është vet Strecka ,një vendbanim i cili gjendet në rruge ,përndryshe vendbanimet e tjera janë me të mëdha dhe arrijnë deri ne pjesën e sipërme të luginës
Treve bregore -kodrinore e cila shtrihet mes lumit të Klinës,Mirushës,Drinit të bardhe dhe Maleve Kosmas dhe Gradinë. është një trevë lidhëse mes Dukagjinit dhe Drenices.ështe më lart se Dukagjini dhe ka peisazhe të hapura dhe të prera. Përrenjët e kësaj treve kanë më pak ujë dhe gjatë veres shterrojnë . Vendbanimet pak me të medha janë: Kijeva , Gllareva dhe Arllati .
Që nga viti 1973 kur u ndërtua rruga automobilistike Prishtinë-Pejë, jetesa në kete vendbanim ka ndryshuar dukshem për mirë. Në skajet e kësaj treve gjenden Klina dhe Malisheva
Trevat malore dhe kodrinore të
Rrafshit të Dukagjinit
Trevat malore dhe kodrinore të Rrafshit të Dukagjinit janë:
Prizreni-është qyteti më i vjetër në rajonin e Dukagjinit me mbi 100 mijë banorë gjendet në pjesën jugore të rajonit, është qytet me traditë të gjatë zejtare ,urbane e tregtare,me industri ushqimore të tekstilit ,te metaleve, këpuceve , barnave etj.
Në kontaktin mes fushes dhe malit janë vendosur shtepi për vendbanime të cilat e perdorin fushën edhe malin për ekonomi bujqesorë të dyfisht .Në literaturën e mëparshme ky brez është quajtur "Podgor" ose "Podgur" por më mir do te tingëllonte si "Anamali i Pejës dhe i Prizrenit.
Hasi ështe trevë që shtrihet anëve te Pashtrikut të kthyera kah Dukagjini. Përkatesisht mes malit Pashtrik , Erenikut dhe Drinit të Bardhe.Veqohet si trevë karakteristike e thatë me pak ujra siperfaqsore,ka pakë tokë punë,është afër lumenjëve dhe merr 800-900mm reshje.
Hasjanët njihen si bukëpjekesit më të përhapur kudo në Kosovë. Njihen Hasi i Gjakovës dhe Hasi i Prizrenit. Qendra kryesore e Hasit është Zymi (mbi 3000 banorë ) dikur ishte edhe qëndër komunale.
Popullsia e Hasit ka një veshje karakteristike e cila dallon nga të gjitha trevat e tjera e sidomos ajo e femrave.
Anadrini përbëhet prej 3 pjesëve ,pjesës së epërme deri te Klina, pjesës së mesme nga rakovina deri te Ura e fshejtë, dhe pjesa e poshtme prej epigjenise dei në dalje të drinit nga Kosova.
Gjendet ne jugperendim të Prizrenit ,dhe është treve fushore e rrethuar me male .Fundi i fushës fillon rreth 800 m dhe ngritet deri 1300 m . Vendbanimet shtrihen kryesisht në skajet e fushës mirpo ka edhe në mes te saj . Ka klime malore. Opoja ka qenë e banuar me popullsi e cila merrej me blegtori e zejtare por vitet e fundit është shprehur kurbeti dhe migrimi drejt Prizrenit.
Opoja ka mbi 20 mijë banore .Si qendër sekondare e opojes po zjvillohet Bresana.
është trevë malore ne jug të Opojes shtrihet deri në kufi me Maqedoninë.|Eshte e përbere prej anëve malore, lugeve dhe luginave të ngushta lumore. Gora është e banuar prej popullsisë Gorane me fe muslimane ,flasin gjuhën sllave me fjalor të përzier veshje doke e zakone të aferme me popullsinë shqiptare ,edhe goranët njhen si Kurtbetqinje që kanë lëvizur jo vetëm në Kosovë por edhe në viset e
ish-Jugosllavisë.