Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Ciklet e karbonit dhe të oksigjenit përfshijnë dy procese kyçe: fotosintezën dhe frymëmarrjen. Fotosinteza shfrytëzon dritën e diellit, dyoksidin e karbonit dhe ujin për të krijuar karbohidrate e oksigjen. Frymëmarrja, që ndodh te kafshët dhe njeriu, kombinon karbohidratet me oksigjenin për të prodhuar energji, dyoksid karboni dhe ujë. Pra, produktet e një cikli janë lëndë të para për ciklin tjetër dhe gjithçka ndodh pa ndotje, me efektshmëri dhe pa u ndjer.
Trupi i njeriut nuk mund të rezervojë oksigjen për më shumë se disa sekonda. Kështu, njeriu duhet të marr frymë vazhdimisht. Ju frymëthithni dhe frymënxirrni ajër rreth 20,000 herë në ditë, dhe është interesante se e vini re këtë fenomen vetëm kur frymëkëmbimi ngacmohet, apo nëse duhet të merrni më shumë oksigjen për nevojat e trupit.
Oksigjeni është element shumë i përhapur,aq sa që pa të nuk mund të paramendohet jeta. Kështu dy të tretat (diku rreth 65%) e trupit të njeriut përbëhet nga ky element i pazëvendësueshëm. Këtë element në trupin e njeriut e gjejmë në formë të ujit.Oksigjeni është gaz i cili nuk digjet por e ndihmon djegjen. Oksigjeni së bashku me hidrogjenin formojne ujin. Oksigjeni gjendet ne dy modifikime alotropike si oksigjen i zakonshem (O2) dhe ozon (O3). Gjendet i lire dhe i lidhur , i lire gjendet ne ajer rreth 21% dhe i lidhur gjendet ne uje,toke,shkembinj,komponime organike dhe joorganike.
Gjithashtu cikli i oksigjenit eshte gjitheperfshires, per vete faktin se asnje gjallese sdo mund te bente pa te.
Duke qene se njeriu dhe kafshet kane nevoj per oksigjenin e bimeve, por edhe bimet kane nevoj per dyoksidin e karbonit qe prodhojn njeriu dhe kafshet, tregon se cikli i oksigjenit lidhet ngusht me ciklin e dyoksidit te karbonit.