Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Shoqerohen vetem me kenge polifonike dhe pergjithesisht emrat i marrin sipas vargut te pare te kenges. Nga permbajtja bejne pjese ne vallet epike te trimerise. Patosi epik qe i karakterizon shprehet permes strukturash karakteristike te kercimit dhe interpretimit. Kercimi me origjinal i ketyre valleve eshte ne dy grupe, ne dy gjysmerrathe qe komunikojne ne forme dialogu. Mbizoteron trehapeshi popullor i dyzuar. Kercimi lidhet kryesisht me valltarin e pare, perçorin e valles (ne fakt ata jane dy) Ai pergjithesisht e nis kercimin shtruar, me nje force te brendshme, pas levizjeve te para burrerore vjen perplasja e herepashereshme e kembeve nga toka, uljet gjysme te thella mbi njeren ose mbi te dyja kembet, rrotullimet e vrullshme, perkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve qe shoqeron me iso luan me hapa te thjeshte por te rende, ne pershtatje me karakterin e valles.
Valle grash me perjardhje nga fshati Dardhe i Korces. Per origjinalitetin, pasurine dhe interpretimin eshte bere e njohur ne mbare vendin. Grate valltare e luajne ne formacion gjysmerrethi, te kapura per duarsh zinxhir, duke u zhvendosur ne varg nga e djathta. Shoqerohet me kenge. Nje variant ka emertimin e vargut te pare te tekstit: “25 gersheta” (sipas tradites grate ne Dardhe i mbanin floket e gjate dhe i zinin gersheta). Valltaret kercejne dhe njekohesisht kendojne, njera ia thote kenges, nje e dyte ia pret, ndersa te tjerat ne grup mbajne ze. Zakonisht ajo qe heq vallen luan edhe rolin e marreses se kenges, njekoheshisht “heq kemben dhe kengen”.
Valle burrash e krahinës së Çamerise. Ka fuqi te madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo qe ka terhequr vemendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe te huaj, te cilet kane folur per perhapjen e saj edhe tek greket. Njihen disa variante qe praktikohen edhe ne zona te tjera te Shqiperise se Jugut, me emertime, kompozicion koreografik dhe shoqerim vocal-instrumental te ndryshem. Me e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Keto emra, gojedhena popullore i lidh me figura kapedanesh te Ali Pashe Tepelenes. Jane valle epike. Edhe kur kercehet dyshe ose ne grup, rolin kryesor e luan valltari i pare. Nje nder figurat e tij me origjinale eshte kjo: ben ecje te lehte, ngrihet mbi njeren kembe, rrotullohet dhe ne kete moment e perkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemene ose token, nderkohe valltaret e tjere kalojne mbi trupin e tij.
Poshtë nga çairet - Valle dasme (Përmet)
Poshtë nga çairet'ë
na ranë zinxhirët'ë
këta zinxhirët e larë
ç'i mbajnë ca djem beqarë
Hidhe, hidhe këmbën'ë
se ma plase zemrën'ë
gishtin djalë, gishtin'ë
ma këpute shpirtin'ë
Shih, shih, shih lanetkat'ë
ç'kërcejnë përmetkat'ë
në jelek, në dolloma
dolloma me flutura
ç'e mban meskëputura
Kërcimi e ka origjinën nga Shqipëria e Jugut. Ritmi është 2/4 dhe kërcehet i hapur dhe në formë cikli nga njerëz te bashkuar. Stili është krenar.
Nje nder vallet me te njohura ne Kosove. Fjala “shote” perdoret me perkedheli per vajzat e reja, te shkatheta e te pashme. Vallja luhet ne disa variante: dy gra a vajza, nje grua e nje burre (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Eshte valle lirike. Luhet net e gjitha tubimet festive dhe me shume gjate festimit te dasmes. Shoqerohet ne forma te ndryshme vokale-instrumentale
Punoi: Anxhela Kuçi Klasa XI-5