Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Struktura dhe ndertimi i sistemeve ekologjike

Atmosfera e Tokes permban afersisht 78,08% e azotit, oksigjenit 20,95%, nje sasi e ndryshueshme (mesatarja rreth 0,247%) avujt e ujit, 0,93% argoni, 0,038% dioksid karboni, dhe gjurmet e hidrogjenit , helium, dhe te tjera gazra fisnike (dhe i ndotesve te paqendrueshem).

Atmosfera e Tokes perbehet nga pese shtresa: Troposfera, stratosfera, mezosfera,termosfera dhe egzosfera.

Biosfera paraqet pjesen e holle te mbeshtjellesit te tokes (hidrosferes,litosferes,atmospheres) ne te cilen ekziston dhe ne menyre aktove vepron jeta. Biosfera paraqet kryesisht zhvillohet ne 8000m mbi nivelin e detit dhe 7000m nen nivelin e detit.Por dihet se 95%e jetes se gjithmbarshme zhvillohet ne 3000m mbi nivelin e detit dhe 90m nen nivelin e detit.Kjo sfere e jetes eshte e kushtezuar dhe mbahet me ane te proceseve tipike biokimike me qarkullimin e materies dhe me rrjedhjen e energjise.Perberja, struktura dhe energjetika e biospheres jane te kushtezuara me veprimin e qenieve te gjalla.

Atmosfera

Atmosfera paraqet nje shtrese te gazrave te cilat e rrethojne planetin apo nje trup tjeter material,qe mbahet ne vend nga graviteti I atij trupi.Nje atmosphere mbahet me mire nese graviteti I trupit eshte I madh ndersa temperatura ne atmosphere eshte e ulet. Atmosfera eshte ne siperfaqe me e dendur dhe me rritjen e lartesise shkon duke u rralluar

Perberja atmosferike ne Toke drejtohet kryesisht nga nenproduktet e jetes qe ajo mban.

Hidrosfera

Hidrosfera perfshin te gjithe ujin I cili ndodhet ne siperfaqen tokesore. Eshte sfere e tokes po aq e rendesishme sa sferat e tjera te saj. Nga siperfaqja e pergjithshme e tokes rreth 361 milione km2 kemi siperfaqe ujore ku perfshihen oqeanet,detrat,lumenjte etj. Dmth 70% e siperfaqes ne te cilen jetojne shume bime dhe gjallesa te tjera.

Hidrosfera ashtu si atmosfera eshte gjithmone ne levizje. Prej te gjithe ujit ne toke 97% I perfshijne ujerat e kripura dhe vetem 3 % ujin e embel ku prej 3% me se shumti eshte ne forme akulli dhe nuk mund te shfrytzohet , gje qe na tregon se vetem diku 1-2% nga I gjithe uji qe gjendet netoke mund te shfrytzohet per pije dhe per nevoja te njeriut. Hidrosfera ka veçori të krahasueshme me ato te atmosferes, mirepo ekzistojne edhe dallime te rendesishme.Dendesia e ujit, eshte rreth 770 here me e madhe se dendesia e ajrit, kjo mundeson qe organizmat e gjalla te pershtaten dhe te jetojne ne mjedis ujor.

Litosfera

Litosfera (greq. Lithos-pjese gurore) e tokes perfshin pjesen siperfaqesore te saj. Litosfera eshte e ndare ne pllaka tektonike.Poshte litosferes gjendet astenosfera e cila eshte me e dobet, dhe pjese me e nxehte e mantelit te jashtem te tokes.

Kemi dy lloje te litosferes:

Litosfera oqeanike dhe litosfera kontinentale

Pjesa e cila kontakton me litosferen,atmosferen,biosferen dhe hidrosferen si dhe qe eshte shtresa me e jashtme e e tokes dhe ku kryhen proceset e formimit te dheut quhet pedosfere.

Domethene shuma e te gjithe organizmave,tokes,ujit dhe ajrit me nje fjale quhet pedosfere. Pedosfera eshte e rendesishme sikurse te gjithe sferat e tjera per shkak se lidhmeria e seciles sfere eshte e rendesishme qe te kete balance per jeten ne toke.

Origjina e planetit Toke dhe e biosferes si sistem ekologjik

Toka (greq. Gaia lat: terra mater) eshte vendbanimi I I njerezve, kafsheve, bimeve,kerpudhave etj. dhe eshte planeti I trete nga Dielli me siperfaqe prej 509.088.842 km2 ku prej kesaj siperfaqe 71% jane uje (detra,oqeane etj.) dhe 29% siperfaqe tokesore .

Toka mendohet se eshte formuar 4.5 miliarde vjet me pare si nje re nga pluhuri dhe gazrat qe kane mbetur nga krijimi I Diellit.

Organizmi me I vjeter konsiderohet Eobacterium 3.7 miliarde vjet ndersa korja e Tokes 4 miliarde vjet.

Ne perberje te tokes marrin pjese : hekuri 34.6%, oksigjeni 29.5 %, silici me 15.2%, magnezi me 12.7%,nikeli 2.4%, sulfuri me 1.9%, titani me 0.05% dhe elementet e tjera me 3.65%.

Biosfera per njeriun nga pikepamja ekologjike eshte ne te njejten kohe mjedisi I jetes, burim I produkteve ushqimore, rezervuar I agjenteve patogjen dhe burim energjie.

Ererat gjeologjike te biosferes perfshijne:

Eren arkeozoike,paleozoike,mezozoike,kenezoike,kvarteri

Nese biosferen e shikojme si ekosistem atehere ate e perbejne: Atmosfera, hidrosfera, litosfera , pedosfera.

Sistemet biotike dhe Biosfera

Sistemet biotike: sistemin mund ta kuptojme si teresi te elementeve te cilat paraqiten si bashkesi dhe keshtu ne sisteme biotike perfshijme

Individin- I cili paraqet nje organizem te vetem qofte ai njeri,kafshe, bime etj.

Popullacioni- I cili paraqet grupin e individeve te te njejtit lloj organik ne mjedisin e dhene te caktuar jetesor ku mes tyre ata shkembejne materialin gjenetik.

Biocenoza- qe paraqet teresine e individeve te llojeve te ndryshem te bashkuar jo nga terheqja reciproke por nga ndikimi I ndryshem qe ushtrojne mbi to faktoret e shumllojte te mjedisit .

Ekosistemi- qe nenkupton njesine themelore funksionale ne ekologji dhe vete perfshin mjedisin fizik jot e gjalle (biotopin) si dhe organizmat te cilet jetojne ne te (biocenozen)

Biomet- qe perfshijne hapesira me te medha dhe komplekse me te medha te ekosistemeve si psh regjione, kontinente, oqeane etj.

Biosfera- e cila paraqet shkallen me te larte te integrimit te ekosistemeve

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi