Poezia është ndërtuar
mbi bazën e simbolit. Duke qenë se
është poezi lirike dhe poeti romantik i frymëzuar
nga natyra,është përdorur bilbili, Këngëtari i lirisë, si
simbol i unit lirik të autorit.
Figura të tjera, që gjenden në poezi janë pyetjet retorike, për të
shprehur trazirat shpirtërore dhe dilemat e poetit dhe retiçencat,
që thyejnë vargjet dhe i lënë mendimet të hapura.
Është përdorur apostrofi për ta thirrur sa më pranë, atë çka autori ka nevojë. Gjithashtu, në poezi janë përdorur edhe epitete, metafora e anafora.
Mesazhi:
Liria është ndjenja që u përket atyre njerëzve, të cilët edhe psee ndiejnë mungesën shtrënguese të saj, kanë shpresën,besimin, optimizmin, dëshirën dhe vullnetin se do të mund tafitojnë atë, pavarësisht çdo pengese.
Shpjegimi:
Bylbyli i Mjedës është një copëz, që simbolizon unin lirik të
vetë poetit. Autori e krahason mungesën e lirisë me bylbylin e
burgosur në kafaz. Shpendi i bukur dhe këngë tar ndjen
natyrën që po çel, e cila e thërret në gjirin e saj. Ajo i zgjon
dëshirën dhe optimizmin për tu ngritur, për t’i luftuar
pengesat, për të qenë i lirë. Dhe ai që vërtetë e ndjen
mungesën e lirisë mund ta gjejë guximin e duhur, i cili vjen si
pasojë e optimizmit.
Mjerimi dhe e keqja na shpalosen në
forma nga më të ndryshmet. E rëndësishme është
të duam t’iadalim edhe të presim,
sepse koha shëron çdo plagë.
Analiza metrike e poezisë
Për sa i përket llojit
të vargut, ai është i ndryshëm në
pjesë tëndryshme, por edhe vetë brenda
pjesëve. Në pjesën e parë,vargjet variojnë nga katër
deri në shtatë rrokësh, por më së
shumti hasen ata katër rrokësh e më pas pesë rrokësh.
Pjesa e dytë ka vargje gjashtë deri në dhjetë rrokësh, me
dominancë të tetë rrokëshit. Vargjet e pjesës së tretë shkojnë
nga shtatë deri në njëmbëdhjetë rrokësh dhe mbizotërues është
vargu me nëntë rrokje.
Në pjesën e fundit, gjysmëvargjet janë
gjashtë rrokësh, kurse vargjet e tjera kanë dhjetë deri në
katërmbëdhjetë rrokje dhe më i shpeshti është njëmbëdhjetë
rrokëshi e më pas dhjetë rrokëshi.
Rima, gjithashtu
ndryshon sipas pjesëve. Në pjesën e
parë,kemi rimë mes vargut të dytë dhe të
katërt të çdo strofe, por edhe përsëritje të
zanoreve: a, e, i, o, u, y dhebashkëtingëlloreve:
r, rr, si edhe të vargjeve të ndryshme, por
edhe të vetë strofave.Rima e pjesës së dytë realizohet
mes vargut të dytë dhe të tretë të çdo strofe dhe vargjeve të
fundit të çdo dy strofave. Nëpjesën e tretë kemi rimë të kryqëzuar ABAB, kurse rima epjesës së fundit është e puthur AABB.
Analiza stilistike:
“Vaji i bylbylit” është një poezi e pasur me figuracion letrar.
Së pari, vlen të përmendet inversioni, që haset shpesh në
tekstin e kësaj poezie. Anasjella është përdorur me synimin
për të mëshuar te fjalët kyçe, fjalët më të rëndësishme që e
bëjnë më të qartë kuptimin e vjershës.
Dendur gjendet edhe kontrasti, si ai mes fjalëve, ashtu edhe
ai kontekstual. Si romantik, Mjeda përdor natyrën nga njëra
anë dhe qenien njerëzore me botën e tij shpirtërore
nga ana tjetër, për të realizuar kontrastin. Kontrastet
në poezi rrisin dramaticitetin e për pasojë
e bëjnë më të dukshëm
mesazhin.
Poezia “Vaji i bylbylit”
përbëhet nga katër pjesë dhe në
total ka dyzet strofa, ku dy pjesët
e para kanë nga dhjetë strofa secila,kurse pjesa e tretë dhe e katërt kanë përkatësisht shtatë dhe trembëdhjetë strofa. Strofat e tre pjesëve të para janë katër vargëshe, kurse strofat e pjesës së fundit përbëhen nga trevargje e gjysmë. Gjysmë kjo, e cila është e njëjtë në të gjithastrofat, përveç asaj të fundit.
Për sa i përket llojit të vargut, ai është i ndryshëm në pjesë tëndryshme, por edhe vetë brenda pjesëve.Poezia “Vaji i bylbylit” përbëhet nga katër pjesë dhe në total ka dyzet strofa, ku dy pjesët e para kanë nga dhjetë strofa secila, kurse pjesa e tretë dhe e katërt kanë përkatësisht shtatë dhe trembëdhjetë strofa. Strofat e tre pjesëve të para janë katër
vargëshe, kurse strofat e pjesës së fundit
përbëhen nga trevargje e gjysmë. Gjysmë
kjo,e cila është e njëjtë në të gjitha
strofat, përveç asaj
të fundit.
Vaji i Bylbylit
Pikëpamjet e Mjedës për bukurinë:
1) Poetët mund ta shprehin bukurinë ose
duke përshkruar sendet e bukura të natyrës, ose duke e krijuar vetë një
send të bukur.
2) E bukura është e dallueshme prej gjithkujt.
3) Bukuria e shprehur nga poetët, vjen e përshtatur sipas
modelit të së bukurës, që ata kanë në mendje.
4) Natyra dhe e bukura janë të pandashme nga njëra-tjetra
dhe janë frymëzimi kryesor i poetëve, që
kanë bërë vepra
të suksesshme.
VAJI I BYLBYLIT- Ndre Mjeda
Ndre Mjedja
Ndre Mjeda ose Mjedja (Shkodër, 20 nëntor 1866 - 1 gusht 1937) ka qenë prift, gjuhëtar, poet lirik dhe deputet shqiptar.
-Biografia
U lind në Shkodër më 20 nëntor 1866, i biri i Jakut të Zef Kryeziut dhe Luçijes së Shtjefën Thaçit,banonin në një jerevi në rrugëzën "Krroqej".I mbetur jetim nga i ati herët, me përkrahjen e jezuitit Atë Jungg u regjistrua me të vëllanë, Lazrin,në kolegjin saverian të porsahapur; ku studioj nga 5 prill 1877 deri më 1880.Më 1883 gjendej në Porto Re duke studjuar retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit.Nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha muzikë në kolegjin "Marco Girolamo Vida" në Kremona.
-Tituj të veprave
Jeta e sceitit sc' Gnon Berchmans (Jeta e Shën Gjon Berhmansit) përkthim. Romë, 1888.
T'perghjamit e Zojs Bekume (Vëgimi i Zonjës së Bekuar) përkthim nga spanjishtja. Romë, 1892.
Historia e shejtë përkthim nga "Katekizmi i madh" në tre vëllime dhe jetëshkrim i Shën Luigj Gonzagës.
Juvenilia - botim poemash. Vienë, shtypshkronja Gj. M. Vernay, 1917.
Lissus - libërth, poemth liriko-romantik me 12 sonete. 1928.
Punoi:Erion Statovci IX/6