Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Letërsia e vjetër shqiptare

  • Humanizmi dhe nacionalja
  • Kultura e krishterë
  • Kultura e Lindjes

Këta autorë ishin :Buzuku,Budi,Bogdani,Bardhi e Kazazi në veri,Lekë Matranga e Jul Variboba te Arbëreshët.

Karakteristika të përbashkëta të shkrimeve të tyre janë temat fetare,synimi për përhapjen e fesë te shqiptarët,ndikimi latino-italian,ku ishin formuar nga ana kulturore dhe përdorimi i alfabetit latin.Po,përkundër qëllimit të njëjtë të veprave të tyre,secili autor dallon nga tjetri ,nëse jo për nga subjektet,për mënyrën e ndërtimit të tekstit,për idetë filozofike,edhe për temperamentin krijues,që nuk mbetet pa u shënuar në vetë thurjen e tyre letrare.

Autorët:Muhamed Kyçyku nga Konispoli,Nezimi dhe Sylejman Ramazani nga Berati e Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja krijojnë trupin e kësaj letërsie.Veprat e tyre merren me jetën qytetare,me përfytyrimet personale e sociale,me jetën e përditshme,madje dhe me shfaqjet karakteristike të kësaj jete.Është karakteristike se veprat e tyre mbetën përgjithësisht të pabotuara,në dorëshkrime dhe shpesh e humbën autorësinë duke qarkulluar si letërsi gojore.Ata u quajtën bejtejxhinj(sipas bejte-këngë)do të thotë vjershëtarë.

Karakteristikë e përbashkët e shkrimit të tyre është pra,se nuk shtjellojnë subjekte fetare;në to ndihet ndikimi i madh arab e turk në shprehje dhe në formë letrare të Lindjes,po ashtu edhe shkrimi kryesisht gjithnjë me alfabetin arab.Mungesa e frzmëzimeve fetare dhe atdhetare në shkrimet e vjershëtarëve iu bën të mundshme këtyre shkrimeve që të marrin trajtën e letërsisë së mirëfilltë,pa detyrë,pa synim.

Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga osmanët,pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë feudale e gjith kjo u zhvillua në mesjetë .Duke u nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike.

Marin Barleti

Letërsia e vjetër shqipe ndahet ne tri periudha:

  • Letërsia e Humanizmit- me përfaqësueses kryesor Marin Barletit.
  • Letërsia Filobiblike- me përfaqësueses Pjeter Budin, Pjeter Bogdani, Frang Bardhi
  • Letërsia e Bejtexhinjve- me përfaqësueses Muhamed Kycyku, Nezim Berati

Humanizmi dhe nacionalja

Si kudo në Evropë,Humanizmi në Shqipëri u zhvillua nën ndikimin e Humanzmit Italian.Veçori themelore e humanizmit shqiptar ishte qëndresa shqiptare kundër turqve për ruajtjen e mëvetësisë jetësore dhe kulturore.Kjo u simbolizua nëpërmjet figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Krijuesit shqiptar si Segoni,Barleti,Beçikemi,Frëngu etj.,në shkrimet e tyre ngrinin lart lirinë e njeriut,të atdheut,vlerat morale e shpirtërore të popullit.Të gjitha këto vlera i projektuan në figurën e

Kultura e krishterë

Skëndereut.Kjo duhet te vepra e Marin Segonit "Tregim mbi Gjergj Kastriotin"(1440-1485); te vepra e Marin Barletit "Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut" (1508-1510);te vepra e Dhimitër Frëngut "Komentar i çështjeve të turqëve dhe të z.Gjergj Kastrioti,princ i Epirit"(1539) etj.

Shkrimtarët flobiblikë duke qenë të gjithë priftërinj dhe duke botuar veprat kryesisht nga Propaganda Fide,shkrimin e vet letrar e mbështesnin në shkrimin biblik përsa i takon subjektit,ashtu dhe modelit e shprehjes letrare.

Faleminderit për vëmendjen!

Këta humanist shqiptarë i përkasin kryesisht elitës kulturore të shqiptarëve,që ikën nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut dhe u vendosën në Itali,në Venedik.Ata krijuan një shkrimtari,letërsi heroike,që do të bëhet më pas modeli fillestar i letërsisë shqiptare.

Kultura e Lindjes

Në shekullin XVIII një prodhim të veçante letrar në shqip e bëjnë autorët e qendrave jugore të Shqipërisë.Këta autorë:

  • Janë letrarë,sepse nuk shkruajnë tekste të caktuara për qëllime të tjera ;
  • Janë laikë,sepse krijojnë një letërsi laike qytetare.

Në letërsinë e këtyre vjershëtarëve shfaqet për herë të parë autori jo vetëm si shenjë e tekstit,por si subjekt krijues,si krijues i treguar dhe i shkrirë në shkrimin letrar,që ngjanjëherë kalon në nivelin e tepruar të vetëlavdërimit si te Nezimi(Divani).Pra,në këtë letërsi ështe e formuar vetëdija e autorit për krijimin letrar,një vetëdije që përsëritet e këndohet edhe në tekstn e veprave të tyre.

Punoi:Elona Zeqiri

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi