Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Nga turqishtja kemi nje sasi te madhe te fjaleve qe kane hyre ne gjuhen shqipe ne menyre krejt te panevojshme e te cilat zevendesohen shum thjesht e paster me fjalet shqipe qe edhe atehere nuk kane munguar.
disa prej tyre e mund te shtoni edhe te tjera jane:
penxhere -> dritare
jatak......-> shtroje
kapak.....-> mbulese
hata....... -> gabim
rezil....... -> i turpshem
Pushtimet e para osmane në Shqipëri
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shkupit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".
Në muajin gusht të vitit 1385 Balsha II i shkruante Republikës së Venedikut se zotërimet e tij ishin nën sulmet e përditshme të ushtrive osmane dhe se ato kishin shkaktuar një pështjellim të madh te nënshtetasit e tij. Kur Balsha II ishte i zënë në konflikt me mbretin e Bosnjës, Tvërtkon (1376-1391), për çështjen e zotërimit të Kotorrit, një ushtri e fuqishme osmane, e komanduar nga Timurtash Pasha, në shtator të vitit 1385 u fut me shpejtësi në thellësi të tokave shqiptare. Balsha II së bashku me një grup fisnikësh të udhëhequr prej tij, mobilizuan me shpejtësi një pjesë të ushtrisë dhe u dolën përpara osmanëve në fushën e Savrës (pranë Lushnjës). Në betejën e Savrës, që u zhvillua më 18 shtator 1385, forcat ushtarake shqiptare u thyen dhe vetë Balsha II gjeti vdekjen. Fitorja e betejës i dha mundësi ushtrisë osmane që të pushtonte Beratin, Krujën etj., të cilat i mbajti përkohësisht, derisa ua lëshoi zotëruesve të mëparshëm. Inkursionet e tyre u shtrinë edhe në Shqipërinë e Epërme deri në Lezhë, si dhe në Shqipërinë e Poshtme. Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin dhe pas një viti Selanikun, që e mbajtën përkohësisht në duart e tyre, deri më 1403.
Për disa familje fisnike të njohura, si Balshajt, Muzakajt etj., beteja e Savrës shënoi rënien e tyre nën vasalitetin osman, i cili në fillim qe i dobët dhe herë-herë formal. Pa kaluar shumë kohë nga disfata që pësuan në fushën e Savrës, Balshajt rifilluan të ndiqnin një politikë të pavarur. Në vitin 1388, Gjergji II Balsha, krahas forcave ushtarake të sundimtarëve të Rashës e të Bosnjës, mori pjesë në betejën që u zhvillua në Beliqë (Bosnjë) dhe forcat e tij luajtën një rol të rëndësishëm në thyerjen e ushtrive osmane, të komanduara nga L`alla Shahini. Kjo fitore nxiti Karl Topinë dhe Muzakajt që të shkëpusnin lidhjet e tyre të vasalitetit ndaj osmanëve.Ballkani ne shekullin XIV ishte nje teritor i coptuar, i ndar ne shume principata e shtete te pavarura sic ishin principata greke,bullgare, serbe,dhe shqiptare. Ndermjet tyre kishte mosmarrveshje e zhvilloheshin luftra per ceshtje fetare si dhe per probleme kufijesh. Keto dy ceshtje kishin krijuar nje anarki ne Ballkan e cila letesonte perparimet e ushtiris osmane.
Një vështrim më i afërt i modeleve tradicionale shqiptare portretizon shpirtin otoman, që është një pjesë integrale e kulturës së Shqipërisë. Stilimet janë rezultat i një procesi të gjatë dhe të lodhshëm dhe çdo stil ka një kuptim më vete. Shqiptarët njihen për besnikërinë e tyre ndaj traditave. Ndaj, fustanet tradicionale janë ende në përdorim, veçanërisht në ceremoni dasmash.
Fustanet tradicionale konsiderohet të jenë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por në vend nuk ka një kulturë homogjene të veshjeve. Shqipëria e veriut, e jugut dhe e mesme kanë mënyra të ndryshme të të veshurit. Fustanet tradicionale shqiptare janë të zbukuruar me simbole kombëtare dhe fetare. Veçanërisht, në Shqipërinë qendrore dhe veriore, stilet otomane mbizotërojnë stilet tradicionale në qytete si Shkodra, Berati, Tirana, Elbasani dhe Kruja.
Ndërsa në pjesën jugore të vendit, duket ndikimi grek. Gratë shqiptare shpesh veshin një fustan të gjatë me një rrip të leshtë dhe një xhubletë. Burrat veshin një këmishë të gjatë, pantallona të gjata dhe një gunë. Ata mund të vënë edhe një rryp të kuq në brez.
Adber Shahini, një rrobaqepës që prodhon fustane tradicionale nënvizoi procesin e gjatë të punës së nevojshme për të qepur këta fustanë. Ai thotë se vajzat që do të martohen i preferojnë ato. Qepja e një fustani kërkon të paktën dy muaj kohë.
Është një fakt i pamohueshëm se lindja dhe konsolidimi i formacioneve popullore me vegla muzikore në qytetet kryesore të Gegërisë, si dhe në Berat, u lidh ngushtë me vetë rëndësinë dhe rolin që qytetet morën gjatë periudhës së pushtimit osman. Në jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve pas pushtimit turk, u vu re tendenca e cila shfaqej si një orientim i detyrueshëm për nga tradita dhe kultura islamiko-orientale. Kjo gjë filloi të pasqyrohej në të gjithë jetën e dukshme dhe të padukshme të qyteteve tona. Në qytetin e Beratit, p.sh, duke filluar që prej shek. XVII karakteristikën kryesore të strukturës urbanistike të qytetit e përbën lindja dhe zhvillimi i formacionit urban islamiko-oriental[36] etj. Për periudhën ndërmjet shek. XVI-XIX, formacioni muzikor më i njohur në muzikën popullore të qyteteve shqiptaro-veriore, ishin tajfat e muziktarëve popullorë.Sipas Zija Shkodrës: si forma esnafore primitive të vogla vlejnë të përmenden edhe tajfat e muziktarëve. Tajfat[37] e muziktarëve (të cilat janë konstatuar qysh në shek.XVI-XVII), janë vetëm një pjesë e historisë apo e traditës së muzikës popullore shqiptare me vegla. Tajfat ishin formacione të importuara nga perandoria (të cilat interpretonin kryesisht muzikë të llojit monodik), që luajtën rolin e tyre krahas gjithë pjesëve të tjera të shtetit dhe administratës turke, dhe veprimtaria e tyre duket se ka qenë pazgjidhshmërisht e lidhur me kulturën muzikore mbarëperandorake, të sjellë përgjatë sundimit pesëshekullor. Si të tilla, tajfat ishin formacione profesioniste të lidhura fare ngushtë me një skeme të përgjithshme të njësuar të funksionimit të shtetit perandorak, dhe jo si një realitet kulturor shqiptar i pranuar dukshëm nga të gjithë.
Në shek. XVI, një tajfë prej gjashtë vetësh ishte ajo e qytetit të Elbasanit. Për të kënaqur popullin dhe ushtrinë e këtij qyteti në lulëzim, këta u binin dy herë në ditë daulleve dhe zurnave, prandaj ishin përjashtuar edhe nga taksat edhe detyrimet e zakonshme te kohës. Çështja e të rënit kishte mbetur qysh në kohën e Fatihut. Për tajfat shëtitëse të muzikantëve, me lejen e mehterbashit (kryemuzikantit), qoftë edhe nëpër katunde, jepnin koncerte ndër dasma e synetllëqe. Për çdo koncert këto duhet t’i binin nga një peshqesh kryetarit të tyre. Këta instrumentistë, një pjesë e mirë e e të cilëve ishin jevgj, luanin me nje shkathtësi e siguri të jashtëzakonshme dhe përdornin vegla të tilla, si violinën, fyellin, sazen, kanunin dhe jongarin. E. Çelebi në udhëpërshkrimin e tij përmend faktin se në Elbasan kishte me dhjetëra vende argëtimi ku, ndër të tjera, muzika zinte vendin kryesor.