Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Task 1

PREZANTIMI NR 2

Add as many notes as you need

Task 2

MOTORET E KERKIMIT

Task 3

INFORMATIK

Task 4

PUNOI

FRENSIA METUSHAJ

Task 5

MOTORET

SEO

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqejeshow/hide details

SEO apo Search Engine Optimization, është një teknikë marketingu për të bërë një ueb faqe që të paraqitet më shpesh para të tjerave në një listë të rezultateve të shfaqura nga një motor kërkimi. Në Kosovë ky term tanimë nuk është i panjohur dhe në raste të caktuara disa kompani po punësojnë ekspert të SEO nga këtu për të kryer shërbime për kompani tjera ndërkombëtare të interesuara në SEO. SEO është term që ndërlidhet me Përshtatjen për Motor Kërkues, një proces që tërheq më shumë lexues në një ueb faqe nga motorët kërkues. Ueb faqet mund të editohen në mënyrë që të përmirësojnë dukshmërinë e tyre në motor kërkues, me synimin që të paraqiten në maje të listës së rezultateve kur bëhet fjalë për një term të popullarizuar kërkues. Sa më lartë që të jenë në rezultatet e shfaqura për një term, aq më shumë njerëz do të klikojnë në

Task 6

INFO

Motorët kërkues si Google apo Bing shërbejnë si indeks të fuqishëm të ueb faqeve. Përdoruesit shfrytëzojnë motor kërkues për të gjetur ueb faqe me informacione rreth një teme apo subjekti të caktuar, dhe motorë kërkues kthejnë rezultatet me një listë që renditet në bazë të ngjashmërisë dhe autoritetit të secilës ueb faqe që ndërlidhet me atë temë apo subjekt që po kërkon përdoruesi.

Sa më specifik të jetë një ueb faqe në lidhje me termin e kërkuar, aq më të mëdha janë gjasat që të paraqitet në maje të rezultateve të kërkimit. Ueb faqja duhet që gjithashtu të ketë një autoritet të mirë për tu paraqitur në pjesën më të lartë të listës, dhe zakonisht ndodh që shumë ueb faqe të jenë të lidhur me të në raport me subjektin apo temën e kërkuar.

Google ofron udhërrëfyesin e saj për të demonstruar sesi ueb faqet mund të punojnë me motor kërkues dhe të sigurojnë se përmbajtja indeksohet ashtu si duhet.

Procesi SEO bëhet më konkurrues kur shumë ueb faqe tentojnë të paraqiten në maje të listës së rezultateve për një term të popullarizuar. SEO mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm për menaxhim të reputacionit përreth një termi specifik, siç është një emër. Nëse brendi dëshiron të kontrollojë se çfarë informacioni paraqitet kur njerëzit kërkojnë për atë emër, ata duhet të sigurojnë që faqja e tyre të paraqitet mbi ato të tjerat që janë në rezultatet e motorit kërkues. Ato duhet të shtyjnë para gjërat pozitive dhe të largojnë ato negative.

Task 7

MOZILLA FIREFOX

Mozilla Firefox

Shfletuesi Firefox është ndër shfletuesit e parë me skenën sipërfaqësore në gjuhën shqipe. Edhe pse standardizimi i termeve nga kjo lëmi në gjuhën shqipe ende nuk është bërë, ekipet vullnetare më këtë shfletues edhe pse termet e zgjedhura paksa të "premë", ata ja kanë arritur që të bëjnë një shfletues me sipërfaqe që përdoruesve ju paraqitet si një skenë në gjuhën shqipe. Çka është edhe më e rëndësishmja ky edhe përdoret nga shumë shqiptarë. Mozilla Albania shërbën si portali zyrtar i komunitetit te Mozilla në trevat shqiptare. Fondacioni Mozilla u krijua në 1998 për të ndërtuar një internet më të mirë.

Task 8

GOOGLE

Google

Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.

Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004.[1]

Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing miksit duke u bërë kështu konkurente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.

Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 milliardë dollarë amerikan

Task 9

FOTO

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi