Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Projekt

Libri dhe interneti

Punoi : Dea Sopaj

Libri është tërësia unitare, e ilustruar ose jo, e botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime.

Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike.Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.

A po e zëvendëson bota virtuale librin klasik? Një gjë e tillë ende nuk dihet me saktësi, se pas sa brezash librat do të zëvendësohen nga versionet elektronike të tyre, por ama një gjë është e vërtetë se prezenca e librave elektronikë po zbeh gjithmonë e më tepër imazhin e librave klasik. Nga ana tjetër një pjesë e shoqërisë, veçanërisht rinia janë të mendimit se nuk është më në ‘modë’, leximi i librit të shkruar apo klasik, nga se një gjë e tillë është zëvendësuar me format e tjera, që i ofron teknologjia. Në këtë mënyrë njerëzit informohen nga interneti apo së fundi edhe me formën tjetër virtuale siç janë bibliotekat e digjitalizuara apo online

Text

Pictures

Mbizoterimi i perdorimit te teknologjise ne jetet tona

Interneti dhe teknologjia e fundit na ka pushtuar gjithë secilit, në këtë formë duke na bërë “skllav” të tyre. Vit pas viti akoma dhe më shumë vërehet ky sundim që bëhet nga faktori “internet“.

Interneti ofron informata dhe mundësi të panumërta, por duket se atë që e ofron libri, fisnikërimin e mendjes dhe të shpirtit, interneti nuk e ofron. Madje interneti, sidomos tek të rinjtë, gati më shumë e rrezikon sesa që e mundëson fisnikërimin shpirtëror

Teknologja sa vjen e po zhvillohet me shume . Se bashku me te po ndryshon dhe kultura e cdo populli. Tanime gjithkush nuk mund te mos hape syte perballe mundesise qe te ofron teknologjia bashkekohore.Kemi pare se dhe librat po zevendesohen nga ata elektronike dhe kjo eshte nje fatkeqesi qe ka mberthyer te gjithe boten. Duke perdorur mjetet elektonike ata kane harruar vlerat e nje libri. Libri dhe interneti jane ne kontradite me njeri-tjetrin, ngjasojne si drita me erresiren, e kripura me te emblen, dimri me veren.

Pasojat pozitive te leximit te librave

1-Libri s’ka nevoje as per bateri e as per antene. Mund ta shfletosh , ta dhurosh apo ta flakesh tutje . I ka rezistuar shekujve dhe nuk mund te plaket brenda si homologet e tij elektronike.

2-Kenaqesia e nje libri eshte kur merret ne dore, lexohet, shfletohet , vendoset te bibloteka apo te koka e krevatit.

3-Librin e ke gjate gjithe kohes prane vetes ndersa me internetin eshte krejtesisht e kunderta.

4-Libri te fal nje ndjesi te cilen ti nuk do ta perjetosh kurre edhe nese lundron ne internet.

5-Pasurimi i fjalorit tone vjen nga librat dhe jo nga interneti , pasi kemi vene re se fjalori ne internet eshte shume i varfer.

6-Nenvizimi i nje libri apo kthimi i nje flete per ta rifilluar aty ku e ke lene jane pjese e nje kulture e cila dite pas dite po zhduket.

Avantazhet e internetit

Te gjithe kemi lexuar apo degjuar se shoqeria njerezore nuk eshte zhvilluar rastesisht.Gjithcka eshte fale leximit dhe librit.Ato I kane dhene njerezve mesazhe qe I kane ndihmuar ate ta kuptojë të kaluarën, ta menaxhojë të tashmen dhe të përgatitet më mirë për të ardhmen.Mendoj se nuk duhet te menjanohet kjo gje,edhe pse jemi ne epoken e internetit,ku librat mund ti gjesh dhe ti lexosh ne menyre elektronike. Sigurisht qe interneti eshte jo nje hap perpara ,por disa hapa para per njerezimin dhe s’mund te themi se eshte I padobishem,Por,sepse gjithmone ekziston nje e tille,edhe pse eshte nje shpikje e madhe interneti nuk mund te zevendesoje librin.Nese libri nuk do te ekzistonte,as fjalet,as mesazhet,atehere njerezimi nuk do te mundte te kalonte te gjitha veshtiresite,te gjitha ato mure qe s’eshte aspak e lehte te kapercehen…

Libri apo interneti

Veme re se ky I fundit eshte bere nje mjet aq i rendesishem i jetes sone te perditshme, saqe shumica e njerezve nuk mund ta imagjinojne jeten pa te. Por ndersa rrjetet shoqerore, si Facebook dhe Twitter, u kane krijuar perdoruesve aftesi me te medha per te komunikuar me nje audience me te gjere, rekrutet e punesimit thone se Interneti mundte demtoje gjithashtu mundesite e tyre per te gjetur, e disa raste, edhe per te mbajtur vendin e punes. Nga rilidhja me miqte e vjeter deri ne gjetjen e nje pune, rrjetet shoqerore ne Internetkane revolucionarizuar menyren se si njerezit komunikojne me njeri tjetrin. Por shume njerez nuk jane te vetedijshem rreth pasojave negative te shkembimit te informacioneve,veçanerisht adoleshentet. çdo gje e publikuar ne te mund ta nademtoje a me vone.Nje teknologjizim ne mase I ketij brezi vihet re.

Ese : Libri dhe interneti

Te udhetosh mes qindra faqesh, te fantazosh mes mijera mendimesh, te vazhdosh te shpresosh per nje te ardhme me te pasur me fjale magjike, me mendime per nje situate do te thote te jesh pjese e botes se librit. Hedh nje veshtrim mbi nje faqe dhe mendon se cfare permban faqja tjeter. Libri eshte nje thesar I cmuar, ku cdo faqe ka vleren e saj, ku pas cdo personazhi, ndodhet nje sekret i jetes se autorit.Libri eshte aq I cmuar per njerezit me shpirt te madh, sa parate per njerezit e ‘pangopur’. Nderkohe ekziston nje tjeter bote, bota virtuale, ku cdo faqe qe hap ka informacione per te gjitha gjerat qe na rrethojne. Mjafton vetem nje klik dhe gjen cfare te deshirosh. Eshte nje bote pertej universit. Permban shume gjera brenda ne vetvete. Ne ditet e sotme ke mundesine te komunikosh me familjen tende, me miqte e tu edhe sikur t’iu ndaj nje det I tere. Kur ke kohe te lire thjesht mund te klikosh nje loje, nje video, ose thjesht muzike dhe koha kalon sa hap e mbyll syte, por natyrisht qe interneti ka avantazhet dhe disaavantazhet e tij si p.sh: obeziteti, sjell mosqartesim ne shikim etj. Libri dhe interneti jane ne kontradite me njeri-tjetrin, ngjasojne si drita me erresiren, e kripura me te emblen, dimri me veren. Sipas mendimit tim nje medalje te arte meritojne autoret e librave, te cilet jane frymezuar nga dicka qe kane sjellur ne doren tone mendimet e tyre dhe kane krijuar nje bote, shume ndryshe nga realiteti…Ne anen tjeter qendrojne me mijera njerez qe kane punuar per te na sjelle sa me shume informacione per fusha te ndryshme…

Topic 2

Click to edit text

Librat e mi te preferuar

1. Rreth botes per 80 dite

2.Pa familje

3.Elita

4. 5 jave ne balon

5. Lulja e kujtimit

6.Ditari i nje vajze

7.Lufta e boteve

8.Mite dhe legjenda nga bota

Interneti dhe të rinjtë, varësia dhe rreziqet

Teknologjia është bërë si ushqim për të gjithë e më shumë për të rinjtë. Interneti gjithashtu ka shumë aspekte pozitive dhe mund të përdoret për të rritur të mësuarit dhe fuqizimin e të rinjve; Interneti është bërë gjithnjë i përhapur në jetën e të rinjve. Megjithëse është një burim i jashtëzakonshëm dhe mund të themi se përdoret shumë, ne duhet të kuptojmë se si t’i zbatojmë më mirë ato për të rritur efektivitetin e tyre. Përdorimi i tepërt i internetit po shfaqet si një nga aspektet më negative të aktiviteteve online të të rinjve. Në literaturë, përdorimi i tillë ekstrem është shpesh sinonim me termat :, ‘përdorimi problematik i internetit’, ‘përdorimi patologjik i internetit’, ‘varësia nga interneti’, ‘varësia e kompjuterit’ dhe ‘varësia neto’.Varësia e internetit, termi që ne përdorim këtu, është përcaktuar si përdorimi i Internetit për të shpëtuar nga anët negative, përdorimi i vazhdueshëm i Internetit, kemi dëshmi se varësia në internet ka efekte negative si : nuk mësojnë sa duhet (rënie në nota), marrëdhëniet familjare (duke fshehur përdorimin e tyre të tepërt në Internet nga prindërit), shëndetin fizik (nuk flenë sa duhet qëndrojnë gjithë natën nëinternet). Bisedat online, e-mailet dhe lojërat në internet janë më së shpeshti të lidhura me varësinë e internetit tek të rinjtë. Për të rinjtë, interneti paraqet një numër të rreziqeve së bashku me një mori mundësish. Disa rreziqe në internet me të cilat ballafaqohen të rinjtë janë varësia, ekspozimi ndaj materialeve të papërshtatshme etj. Përkundër rreziqeve, interneti gjithashtu mund të jetë i dobishëm për të rinjtë. Ai siguron një mjet për të promovuar zhvillimin kognitiv, social dhe fizik. Megjithëse ka mundësi se Interneti mund të përdoret si një mjet për të mësuarit për të marrë informata më shumë . Në përgjithësi, mund të themi se nevojiten përpjekje specifike dhe të synuara për të luftuar rreziqet në internet në mënyrë që të rinjtë të përfitojnë nga mundësitë e shumta që ofron interneti.

Double click to edit

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi