Introducing 

Prezi AI.

Your new presentation assistant.

Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.

Loading…
Transcript

Polimeret

Punoi:Kamila Hoxhalli

Qemal Stafa

Cfare jane polimeret?

Një polimer (nga greqishtja poli -'shumë' dhe meros-'pjesë') është një makromolekulë, shprehur ndryshe është një molekule me peshë molekulare të madhe. Këto molekula përbëhen nga 'njësi të përsëritura' të njëjta (ose të ndryshme) të cilat lidhen me njëra tjetrën në një 'zinxhir' me ane të lidhjeve kovalente.

CFARE JAN POLIMERET

Për të përcaktuar një polimer duhet të dimë:

  • karakteristikat e 'njësisë së përsëritur'
  • karakteristikat e grupit fundor (terminal)
  • në qoftëse janë të pranishme degëzime apo çfarëdo defekti në renditjen strukturore, të cilat mund të ndryshojnë karakteristikat mekanike të polimerit.

PERCAKTIMI I PIOLIMEREVE

Polimeret janë të dy tipeve të ndryshme, ato natyrale të quajtura ndryshe dhe biopolimere (ADN, proteina, etj) dhe ato sintetike (plastikat). Këto molekula kanë veti unike si pasojë e peshës së madhe molekulare të cilat janë: ashpërsia, vizkoelasticiteti dhe tendenca për të formuar më shumë qelqe dhe struktura semikristaline sesa ato kristaline.

Llojet

Polimerizimi

Polimerizimi është procesi i kombinimit të dy apo më shumë molekulave të vogla (monomere) në nje rrjet apo zinxhir. Polimerizimi është reaksioni i formimit të molekulave vargore si rezultat i kombinimit të molekulave më të vogla (monomerët). Gjatë këtij procesi disa grupe kimike mund të largohen nga çdonjëri monomer duke formuar një tjetër molekulë 'të vogël'(H2O,etj). Polimerizimi mund të ndodhë sipas dy mënyra: me rritje të zinxhirit ose me rritje hap pas hapi. Ndryshimi thelbësor midis këtyre dy mekanizmave është se në rastin e rritjes hap pas hapi, monomerët i shtohen vargut(zinxhirit) njëri pas tjetrit ndërsa në rastin tjeter, dy ose më shumë vargje mund të lidhen me njëra tjetrën duke formuar molekula shumë më të mëdhaja.

Polimerizimi

Paraqitje vizuale

Learn more about creating dynamic, engaging presentations with Prezi