Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Astrit Liçi
Forcat e jashtme dhe tjetërsimi
• Evidenton faktorët e jashtëm që ndikojnë në tjetërsim;
• Liston llojet e tjetërsimit;
• Analizon vecoritë e tjetërsimit fizik,kimik e biologjik.
Forcat e jashtme janë:
1.ndryshimet e temperaturës.
2.ujërat e shiut.
3.lumenjtë.
4.akujt.
5.valët dhe rrymat detare.
Veprimi i tyre ushtrohet ne 3 faza:
Shpërbërja eshte erozioni i shkëmbinjve sipërfaqësor qe shndërrohet ne copëza.
Transporti i copëzave, që forca e rëndesës dhe ujërat rrjedhëse i terheqin nga mali drejt pjesëve më të ulta.
Depozitimi i copëzave në zona pak a shumë të largëta nga ajo e origjinës.
Agjentët e jashtëm pra nga një anë ushtrojnë veprim shkatarrues përmes procesit të sheshimit të relievit dhe nga ana tjetër kryejne veprim ndërtues meqënëse nëpërmjet depozitimeve ata mbushin depresionet dhe pjesë të fundit detar, duke krijuar keshtu fusha dhe ultësira
Dallojme disa lloje tjetërsimesh:
-tjetërsimi fizik
-tjetërsimi kimik
-tjetërsimi biologjik
Tjetërsimi fizik shkakton shpërbërjen fizik të shkëmbinjve, pa shkaktuar asnjë ndryshim në përbërjen kimike të tyre. Tjetërsimi fizik ose mekanik i shkëmbinjve kryhet nëpërmjet 3 dukurive:
1-krioklastizmi
2-termoklastizmi
3-Aloklastizmi
Krioklastizmi mund të quhet ndryshe edhe copëzimi nga ngricat. Kjo dukuri e gjeresive gjeografike të mëdha ose e zonave malore, ku mungon mbulesa bimore, por edhe në zonat mesatare. Në tërësi kjo dukuri shkaktohet nga luhatjet e medha të temperaturave, të cilat duke u ulur dhe ngritur nga nën 0 grade celcius në mbi 0 grade celcius, shkakton ngrirjen dhe shkrirjen e ujit që penotron nëpër çarjet dhe poret e shkëmbinjve
Termoklastizmi është copëzimi i materiale shkëmbore për shkak të luhatjes së temperaturës midis ditës dhe natës. Shkëmbinjte bymehen nga i nxehti dhe kturren nga i ftohti, dhe pra rrisim ose zvogëlojme vëllimin e vet. Në këtë mënyrë ata pësojnë një seri çarrjes dhe krisjes, të cilat pak e nga pak zgjerohen dhe i shndërrojnë pjesët sipërfaqësore të shkëmbinjve, që janë edhe pjesët më të ekspozuara ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe të volumit,copa paka shume te medha. Raste tipike të termoklasitizmit janë në zonat shkretinore dhe zona malore me nivel të ulët lagështie dhe pa bimësi, në zona me shkëmbinj me përbërje eterogjene, ku përbërësit e ndryshëm bymehen e kturren në masë të ndryshme, në zona me shkëmbinj me ngjyrë të errët të cilët përthithin më shumë energji ngrohtësie dhe keshtu bymehet më shumë.
Aloklastizmi është proces i veprimit të kripës në çarjet e shkëmbinjve ku ndodhet. Zona më tipike të këtij lloji tjetërsimi fizik janë ato përgjat brigjeve bregdetare ku era dhe sprucot e ujit detar sjellin substanca kripe në kontakt me shkëmbinjtë
Tjetërsimi kimik vepron nëpërmjet dukurive si:
1-hidroliza
2-hidratimi
3-kalcifikimi
4-oksidimi
Hidroliza do të thotë shpërbërje nëpërmjet veprimit të ujit. Kjo dukuri vepron kryesisht mbi shkëmbinjtë silikate, pra shkëmbinjtë vullkanike, mbi pjesën dërrmuese të shkëmbinjve metamorfikë, dhe mbi pjesën më të madhe të shkëmbinjve sedimentare.
Hidratimi ka të bëjë me kapjen e molekulave të ujit nga disa minerale, të cilët në këtë mënyrë ndryshojnë natyrën dhe përgjithësisht shtojnë vellimin e tyre. Kështu përshembull argjilat hidratohen, dhe për këtë shkak në dimër fryhen nga ujin dhe ndërsa në ver thahen dhe kturren në volum dhe për këtë shkak çahen.
Kalcifikimi ka të bëjë me shkëmbinjtë karbonatike, veçanërisht me ata gëlqerorë. Shkëmbinjtë gëlqerorë, në prani të dioksidit të karbonit dhe ujit të shiut apo të ujërave rrjedhëse, fillojnë një reaksion kimik të pandalshëm. Për këtë shkak shkëmbinjtë karbonatike u nënshtrohen proceseve të tretjes dhe gërryrjes që quhen dukuri karstike.
Oksidimi ka të bëjë kryesisht me mineralet e hekurit dhe magnezit, të cilët në kontakt me oksigjenin e ajrit apo të ujit shndërrohen në okside ose hidrokside. Ky proces i jep nuanca të ndryshme ngjyrash ne shkembinjt e tjetërsuar.
Me veprimin tejçpues të rrënjëve të tyre bimët mund të zgjerojnë dhe të zgjasin çarje të mëparshme, duke shkaktuar një copëtim të blloqeve shkëmbore. Krahas veprimet të drejtpërdrejtë të shpërbërjes mekanike që ushtron bimësia, ajo ka edhe veprim kimik jo të drejtpërdrejtë. Kjo u detyrohet disa substancave acide që lëshohen nga shpërbërja e mbetjeve bimore. Po ashtu, rrënjët e bimëve si edhe disa specie kafshësh, hapin nëntokë"galeri" të gjata që lehtësojnë qarkullimin e ujit dhe ajrit, duke favorizuar kështu tjetërsimin fizik dhe kimik.
Tokat
Rezultatet e të nxënit
• Përcakton konceptin “shtresë toke”;
• Përshkruan rëndësinë që ka shtresa e tokës për jetën në të;
• Shpjegon procesin e formimit të tokës;
• Liston disa mënyrat e mbrojtjes së tokës.
Shtresa e tokës ndonjëherë në përditshmen tonë quhet edhe shtresa e dheut, terreni, apo thjesht toka. Shtresa e tokës është pjesa me sipërfaqësore e kores së planetit tokë. Kjo shtresë është shumë e rëndësishme sepse ajo ushqim mbështetje për jetën e bimëve, por edhe për faktin se ajo vete përfaqëson shtëpinë për shumë organizma. Proceset e tjetërsimit fizik, kimik, dhe biologjik që diskutuam në mësimin e parë krijojnë copëza dhe grimca me prejardhje nga shkëmbinjtë. Këto materiale mbesin aty ku janë krijuar ose transportohen nga angjentet e jashtëm dhe depozitohen në vende më pak të pjerrta. Aty pastaj fillon procesi i pedogjenezës, pra i krijimit te tokës
Në tokën në fazë pjekurie mund të dallohen 3 shtresa horizontale:
-Shtresa më sipërfaqësore është horizonti A, dhe mund të shkojë deri në thellësi deri në 25cm. Në të gjithë horizontin A mbizotërojnë materialet organike. Kalbëzimi i këtyre materiale oraganike bëjnë që substancat e këtij procesi të zbresin dhe të formojnë shtresën më poshtë: humusin
-Dekompozimi përfundimtar i humusit nëpërmjet një procesi që quhet mineralizim, prodhon kripera minerale të nevojshme për organizmat bimor dhe shtazor. Në vijim gjendet shtresa që quhet zona e infiltrimit për shkakun se pikërisht përmes kësaj shtrese, shumë nga kripërat e krijuara nga mineralizimi transportohen nga uji më në thellësi drejt horizontit B. Shtresa më poshtë horizontit B mund të shkojë deri në thellësi 75-100cm. Në brendësi të horizontit B mbizotërojnë materiale inorganike.
-Shtresa më e poshtme quhet horizonti C. Kjo shtrese përbëhet nga materiali origjinal, pra nga material që nuk ka pësuar ende shndërrime të mëdha nga veprimtaria e organizmave të gjallë. Horizonti C qendrron mbi ate qe ne e quajmme shkëmbi mëmë, pra mbi shkëmbin që është ende i pa shpërbërë dhe që përben bazamentin e profilit të tokës.
Ne mund të bëjmë vleresime mesatare të tokës. Në përgjithësi, volumi i tokës përbëhet nga 2 grupe: pore(50%) dhe lëndë organike(50%). Konkretisht përbërja është e tillë 20-30% ajër; 20-30%ujë; 45% përbërës minerale; 5% përbërje organike. Organizmat e tokës mund të grupohen në bazë të madhësisë së tyre, apo në bazë të rolit që ata luajnë në pjellorinë e tokës. Një element i rëndësishëm që i analizohet tokës është aciditeti i saj. Njësia matëse e aciditetit është Ph. Vlerat neutrale të Ph për tokën janë 6.6 deri në 7.3. Vlera 3.5Ph tregon për një tokë shumë acide, ndërsa vlera mbi 9Ph tregon për një tokë shumë bazike.
Toka formohet nga materiale inorganike që vijnë nga shpërbërja e shkëmbinjve, dhe nga subsatanca organike. Në formimin e tokës kontribojnë ujërat, ndryshimet e temperaturës, era dhe organizmat e gjallë. Formimi i tokës kalon nëpër 2 faza; tjetërsimi fizik i shkëmbinjve, që krijon ngrimca dhe copëza shkëmbi; tjetërsimi pedologjik nëpërmjet faktorëve kimike, fizike, bologjike, që shënon fillimin e krijimit të tokës. Materialet organike të pranishme në tokë vijnë nga degradimi i mbetjeve që gjenden në shtresën më sipërfaqësore të horizontit A. Veprimi i degradimit kryhet nga organizma që i quajmë në tërësi organizma dekompozues, të cilat ndryshojnë nga njëri - tjetri për nga fuksioni që kryejnë në këtë proces dhe për nga përmasa. Për shembull ata me përmasa të mëdha si krimbat e tokës, gëlltisin lëndë organike dhe e copëtojnë më tej. Në këtë fazë hyjnë në proces orgazimat mikroskopike, pra shumë të vegjel si baktieret apo kërpudhat një qelizore, të cilët plotësojnë degradimin duke i shpërbërë lëndët organke deri në gjendje minerale.
Ndërtimet. Forma më e rëndë e degradimit të tokës është ndërtimi në të. Ndërtimi nënkupton gërmin, dhe rrjedhimisht humbje përfundimtare të shtresës së tokës.
Varfërimi i tokës. Nëse kultivohet në intesitet të lartë, tokës mund t'i hiqen përbërësit organike dhe kjo mund të çoje në varfërim të saj.
Erozioni. Një nga dukurite më të rënda të degradimit të tokës është erozioni, ose gërryerja e tokës nga agjentet e jashtëm si reshjet, ujërat rrjedhës, akujt, era etj. Fillimisht shpyllëzimi dhe kthimi i tokave të pyllëzuara në toka bujqësore, veçanërisht ku pjerrësia e tokës është e madhe apo kur toka i ekspozohet veprimit të erës, çon në erozion.
Toka është një burim i ripërtëritshem. A mundet që degradimi i saj ta kthejë atë në një burim të pakthyeshëm?