Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Letersi
Projekt
Analiza e vepres
Punoi: Bianka Dankshi
Prezanton:
Bianka
Livia Barhani
Dea Gjini
Rea Isufmani
Tragjedia Hamleti i perket periudhes se trete te krijimtarise se Shekspirit dhe mendohet te jete shkruar rreth viteve 1602-1610.Kjo periudhe kur Shekspiri krijoi dhe tragjedine e tij me te famshme njihet dhe me emrin vitet e pesimizmit.
Hamleti shquhet per begatine me te madhe te motiveve.Aty ka shume rrefime per shpirtin, per vrasjen,per mbretereshen plengprishese ,per dashurine rinore,per besnikerine dhe tradhetine konflikti ngrihet mbi dy situata kryesore:
-Krimi i antagonistit
-Hakmarja e protagonistit
Klaudi ka vrare ne gjume mbretin Hamlet te Danimarkes, eshte martuar me te shoqen e tij dhe i ka rrembyer fronin princit Hamlet, nipit te vete. Princi Hamlet informohet per kete krim prej fantazmes se te atit dhe i betohet se do te hakmerrej. Per te arritur qellimin pa ia bere te ditur xhaxhait, Hamleti ben sikur eshte i marre dhe pas disa peripecish e mbaron zotimin plotesisht.
Akti I (5 skena) – Ngjarjet zhvillohen në Elsinor të Danimarkës. Hamleti, Horati dhe Marceli takojnë fantazmën ku ajo i tregon se është vrarë nga dora e Klaudit. I kërkon Hamletit t’i marrë hakun.
Akti II (2 skena) – Hamleti mendon të shtiret si i çmendur për të gjetur të vërtetën. Të gjithë mendojnë se ai është vërtetë i tillë. Hamleti u kërkon aktorëve të vënë në skenë një komedi ku ngjarjet janë njësoj si i tregon fantazma.
Akti III (4 skena) – Aktorët vënë në skenë komedinë dhe Hamleti zbulon se vrasësi është Klaudi. Klaudin filloi ta brejë ndërgjegjja dhe I ulet në gjunjë Hamletit. Ai nuk e vret, por vret pa dashur Pollonin.
Akti IV (7 skena) – Gertruda mendon se Hamleti është i çmendur. Klaudi urdhëron që ta nisin në Angli dhe rrugës ta vrasin. Ofelia çmendet. Hamleti zbulon planin kthehet. Klaudi shtyn Laertin që ta ftojë në duel Hamletin për t’i marrë hakun për babanë.
Akti V (2 skena) – Hamleti zbulon se Ofelia është vetëvrarë. Laerti akuzon Hamletin i shtyrë dhe nga Klaudi e fton në duel. Klaudi ka përgatitur një gotë me helm të cilën e pi më parë Gertruda. Laerti dhe Hamleti plagosen nga shpata e helmuar por Hamleti arrin që ta vrasë Klaudin.
Personazhet
Personazhet (kryesorë):
Hamleti – djali i mbretit të mëparshëm të dhe nipi i mbretit aktual (Klaudi)
Klaudi – mberti i Danimarkës, xhaxhai i Hamletit dhe vëllai i mbretit të mëparshëm
Gertruda – mbretëresha e Danimarkës dhe mamaja e Hamletit
Polloni – kancelari kryesor i mbretit
Ofelia – e bija e Pollonit
Horati – shoku i Hamletit
Laerti – djali i Pollonit
Fantazma – fantazma e babait të Hamletit
Hamleti eshte njekohesisht:njeriu antik,njeriu mesjetar,njeriu i koheve moderne; tek ai shkrihen kohet dhe thelbi njerezor
Ndihet i dobet perballe nje bote te tere mekatare.
Ndryn perbrenda shpirtin kontradiktor.
Shpreh revolten kunder se keqes.
Shpreh kuptimin njerezor per te rrokur kuptimin e ekzistences njerezore.
Eshte cinik kur e koncepton jeten si nje detyre.
Eshte i matur dhe gjakftohte.
Eshte edhe viktime dhe hero, etj.
Termi hamletizëm është përdorur për të përkufizuar ato veti të karakterit e të temperamentit, që lidhen ngushtë me emrin e Hamletit dhe që shprehin thelbin e përpjekjeve të mundimshme të heroit shekspirian për të gjetur një përgjigje të arsyeshme për pyetjet kaotike që ia brejnë shpirtin dhe që e bëjnë të dyshojë, të hetojë, të shoshitë e të gjejë prova, përpara se të vendosë të hidhet në veprim. Pra në vetvete do të ketë një kuptim të ngjashëm me pavendosmërinë e theksuar.
Gjetjet artistike
Tensioni tragjik provokohet nga krimi i trefishte,krimi ndaj mbretit prish ekuilibrat e pushtetit dhe te shoqerise, mirepo kjo lidhet dhe me krimin ndaj babait dhe me cnderimin e nenes,si ne rastin e Hamletit,atehere i gjithe ekuilibri i botes duket se eshte prishur.
Futja e fantazmes sherben artistikisht per te krijuar situaten e pezullt nepermjet elementit majik-fantastik.
Harmonizmi i llojeve poetike
Lirika e dashurise nderthuret me dialogun e shpejte dramatik,me poezine elegjiake,me komiken,me fantastiken dhe misterin,me monologun shperthyes dhe me poezine e larte tragjike,e cila perben brumin ku ngjizen te gjitha keto.
Tragjedia ne vete ngerthen ide te thella humaniste,permes te cilave ngrihet lart kulti i njeriut te pajisur me virtyte e moral te forte,i cili gjithmone ngadhenjen ne luften e tij kunder se keqes,kunder krimit dhe padrejtesive tjera, qe i kane rrenjet ne shoqerine e kalbezuar.Thirrja qe i ben Hamleti nenes se tij,eshte universale ne dhimbjen qe percon: aty ku ka shprese , virtyti mund te lulezoje; ne cdo kohe njeriu mund te gjeje forca brenda vetes te permiresoje cilesine e jetes se tij:
Oh, hidhe tutje pjesen me te keqe
Dhe rro me gjysmen tjater me te paster.