Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Piktura (lat.: pictura ) në aspektin terminologjik është një shprehje internacionale, që nenkupton vizatim ose paraqitje e një motivi të caktuar në siperfaqje te sheshët. Piktura është edhe degë ose disipline e artit figurativ,e cila në disa shkolla te mesme dhe fakultete studiohet me vite. Motivet pikturale mund te jene te llojllojshme, nga bota e florës dhe e faunës etj. Stilet e pikturimit janë të ndryshme, p.sh: realizmi, surrealizmi, hipër realizmi, ekspresionizmi, postekspresionizmi, pointilizmi, romantizmi, kubizmi, abstraksionizmi etj.
Piktorët më të njohur qe njeh historia e artit dhe qe kanë dhënë kontributë të madhe në kulturën botërore njihen: Leonardo Da Vinci, Ticiani, Piter Paul Rubens, Rembrandt Van Rin, Vincent Van Gogh, Pablo Picasso, Jackson Pollock etj.
Literatura eshte dege e artit,pra arti i te shkruarit.Ne te pasqyrohen vepra te shumta te cilat shkruhen ne forme romanesh,novelash,tregimesh etj. Ajo eshte mjaft e perhapur neper bote pelqehet nga miliona njerez dhe eshte e qendron gjithnje ne kohe.
Muzika është formë e artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Elementet kryesore të muzikës janë toni (ku përfshihen melodia dhe harmonia), ritmi (bashkë me konceptet e afërta që janë tempo, metri dhe artikulimi), dinamika, si dhe kualiteti zënor.
Teatri (greqisht, Theatron 'vendi për shikim' dhe theaomai „të shikosh“) është nocion që nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të skenuar, që e realizojnë artistët, aktorët, komunikimi i të cilëve bartet te publiku.Mirëpo, për shkak të kompleksitetit të tij, teatri vështirë mund të përthekohet me një definicion të vetëm: vetë nocioni teatër njëkohësisht nënkupton edhe artin teatror, edhe vendin ku realizohet ai, edhe aktin shoqëror të pranisë dhe të përcjelljes së shfaqjes.Teatri ëahtë art i fjalës së folur.Kur krijimi letrar luhet në skenë me interpretimin e aktorëve krijohet arti teatror.Ngjarja vendoset në një hapsirë të caktuar që quhet skene.