Introducing
Your new presentation assistant.
Refine, enhance, and tailor your content, source relevant images, and edit visuals quicker than ever before.
Trending searches
Punoi:Elmedina Meha, Arsimtare:
Rrezarta Avdullahi Lumnije Cerkini
Klasa:IX/1
Përmbajtja
Pika është pozita në hapësirë e cila mund të përaqitet nëpërmjet tri kordinantave apo kombinimeve tjera gjeometrike për orientim në hapësirë.
Hapësira përbëhet nga pikat. Pikat e hapësirës i shenojmë me shlronja të mëdha të alfabetit latin si: A,B,C,D...
Cdo tri pika jo kolineare përcaktojnë një rrafsh të vetëm. Rrafshi i përcaktuar me pikat A,B dhe C, shënohet me α (A,B,C).
Rrafshet, po ashtu, do t'i konsiderojmë si nënbashkësi të hapësirës dhe simbolikisht do t'i shenojmë me shkronjat të alfabetit grek si: α, β, γ, δ,... por ndonjëherë mund t'i shenojmë edhe ndryshe.
Katër e më tepër pika që i takojnë një rrafshi quhen pika komplanare. Në të kundërten ato quhen pika jokomplanare.
Cdo rrafsh përmban të paktën tri pika. Ekzistojnë katër pika (jokomplanare) që nuk i takojnë të njejtit rrafsh.
Drejtëza është vijë e drejtë e pakufizuar në asnjërën anë. Drejtëzat do t'i konsiderojmë si nënbashkësi të hapësirës dhe simbolikisht do t'i shenojmë me shkronjat e vogla të alfabetit latin si: a,b,c,d,..., por ndonjëherë drejtëzen e shenojmë edhe me ndihmën e dy pikave të saj(p.sh A dhe B) kështu vetëm d(A,B) ose vetëm AB.
Cdo drejtëz ka të paktën dy pika të ndryshme. Ekzistojnë tri pika që nuk i takojnë një drejtëze.
Tri e më tepër pika që i takojnë një drejtëze quhen pika kolineare. Në të kundërtën ato quhen pika jokolineare.